Esomeprazoli i përket grupit të ilaçeve që quhen frenues të pompës protonike, shkurt IBP. Mekanizmi i veprimit të këtyre ilaçeve konsiston në zvogëlimin e prodhimit të acidit gastrik.
Ky grup ilaçesh, IBP janë ndër më të përdorurit. Esomerapzol është izomeri S (-) i omeprazolit, niveli i efikasitetit dhe sigurisë së të cilit konsiderohet i lartë dhe efektet anësore jo shumë serioze.
Nga pikëpamja kimike, esomeprazoli ka një bazë të dobët që përqëndrohet në transformimin në formën e saj aktive në kontakt me kanikalet sekretuese të qelizës parietale, që ndodhet në stomak. Këtu pengon llojin e enzimave H+K ATPase (e quajtur dhe pompë proteinike) duke ngadalësuar kështu dhe sekretimin e acidit bazal.
Trajtimi me esomeprazol rekomandohet vetëm tek të rriturit në gjendjet e mëposhtme:
Sëmundje të refluksit të gastroezofagut
Në kombinim me një regjim trajtues antibakterial specifik për të luftuar Helicobacter pylori.
Shërim të uleçerës duodenale të shoqëruar me esomeprazol.
Parandalim të shfaqjes së ulçerës peptike tek pacientët me ulçerën të lidhur me Helicobacter pylori.
Pacientët në trajtim të vazhdueshëm me antiinflamatorë josteroidë (AIJS), faktorë rreziku për ulçerën peptike.
Shërim i ulçerës gastrike shoqëruar me trajtimin me AIJS.
Trajtim i vazhdueshëm për të parandaluar gjakosjen e ulçerës peptike të induktuar në venë.
Trajtimi i sindromit Zollinger Ellison. Bëhet fjalë për një shqetësime jo të zakonshëm që formon një apo disa lloje tumori në pankreas apo duoden. Këto tumore quhen si gastrinoma dhe sekretojnë sasi të madhe të hormonit gastrin, duke e bërë organizmin të prodhojë shumë acid gastrik.
Ndërsa tek adoleshentët, duke nisur nga mosha 12 vjeç, rekomandohet në këto raste:
Sëmundje të refluksit të gastroezofagut
Në kombinim me antibiotike në trajtimin e ulçerës duodenale të shkaktuar nga Helicobacter pylori.
Doza e esomeprazolit varet nga lloji i gjendjes, dhe pse zakonisht merret një tabletë nga 20 në 40 mg.
Tableta gëlltitet me ndihmën e lëngjeve dhe nuk përtypen apo ndahen. Pacientët me vështirësi në gëlltitje mund ta shkrijnë atë në një gjysmë gote me ujë. Duhet të keni kujdes të mos përdorni lëngje të ndryshme që mund të shpërndajne riveshjen e saj, të nevojshme për ta parandaluar atë në dekompozimin e mjedisit gastrik.
Në rastet e pacientëve që nuk mund të gëlltisin, ilaçi tretet në ujë dhe merret përmes një sonde gastrike. Vlerësohet dhe marrja në rrugë endovenoze.
Efektet anësore më të shpeshta të raportuara janë dhimbje koke, skuqje të lëkurës, dispepsia, dhmbje barku , diarre dhe të përziera.
Shkalla e sigurisë së ilaçit është e pandryshuar pavarësisht formulimeve të ndryshme, nga indikacionet te trajtimi, nga grupmosha dhe nga pacienti. Deri më sot, nuk janë identifikuar efekte anësore të lidhura me dozën.
Mekanizmat që mund të shkaktojnë një ndërveprim mes ilaçeve janë të ndryshme: nëse kjo është për shkak të thithjes së keqe të ilaçit nga ndryshimi i pehashit të stomakut apo një reaksion ndaj enzimave të citokromit P450.
Ndërveprimet më domethënëse të esomeprazolit ndodh me këto ilaçe:
Atazanavir, Clopidogrel, Ciklosporinë, Varfarin, Acenocumarol, Karbamazepinë dhe agjentë antifungalë.
Nuk rekomandohet të përdoret nëse ka mbindjeshmëri ndaj përbërësit aktiv të ilaçit, ndaj derivateve të benzimidazolit apo ndaj përbërësve të tjerë të pranishëm, siç është saharoza.
Nuk këshillohet marrja në të njëjtën kohë e esomeprazolit me atazanavir, një antiretroviral i përdorur në parandalimin apo trajtimin e HIV. Nëse është rreptësisht e nevojshme, sugjerohet një monitorim i rreptë klinik duke rritur dozën e atazanavirit në 400 mg me 100 mg ritonavir. Sidoqoftë, 20 mg esomeprazol nuk duhet të tejkalohen.
Esomeprazoli i përket grupit të ilaçeve më të përdorura në botë. Dhe pse bëhet fjalë për një ilaç të sigurtë dhe efekte të lehta të padëshirueshme, ka tendencën të përdoret “thjesht si një mbrojtës gastrik pa efekte kolaterale” dhe merret pa recetë.
Por kjo mund të çojë në një përdorim jo korrekt për trajtimin e simptomave që nuk lidhen me hipersekretimin e acidit gastrik. Sipas disa studimeve, marrja e tejzgjatur dhe e papërshtatshme e esomeprazolit mund të shkaktojë:
Hipomagnezemi
Rritje të rrezikut të frakturave të kockave
Rrezik më të madh për infeksione
Përthithje e keqe e vitaminave
Komplikacione tek pacientët në rrezik apo me sëmundje të ndryshme kronike.
Sidoqoftë, ne përsërisim që esomeprazoli është një ilaç shumë i sigurt dhe efektiv për trajtimin e hiper sekretimit të acidit gastrik./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…