Nena dhe Femija

Çfarë duhet të dimë për fontanelën, “i buti i kokës” së fëmijëve

Fontanela quhet ndryshe “i buti i kokës” ose “ujthi” i të porsalindurve. Natyra e ka krijuar kokën e fëmijës të hapur në majë, me qëllim që kockat e saj të modifikohen gjatë aktit të lindjes, duke mbrojtur kështu trurin.

Kockat e tyre të kafkës, janë të lidhura me inde fibroze të quajtura sutura. Këto sutura janë në formë dhëmbëzash që futen tek njera tjetra.

Nëse fontanela është më e madhe se 5-6 cm duhet të bëjmë vlerësimin e fëmijës për të përjashtuar një anomali të lindur që quhet Hidrocefalia kongenitale, e cila shkaktohen nga bllokimi i qarkullimit të lëngut cerebro-spinal.

Shpesh nënat pyesin, çfarë është kjo gjë kaq e butë këtu? Pse?

Kjo hapësirë ndikon në zhvillimin dhe rritjen e kafkës dhe të perimetrit të kokës me anë të të cilit vlerësojmë zhvillimin e sistemit nervor qendror.

Perimetri i kokës rritet gjatë tremujorit të parë të jetës mesatarisht 2 cm në muaj.

Gjatë tremujorit të dytë rritet 1 cm në muaj dhe gjatë gjashtëmujorit të dytë rritet totalisht 3 cm. Gjatë vitit të dytë rritja është prej rreth 2.5 cm. Pra është e rëndësishme që fontanela të mos mbyllet para kohe, pasi pengon rritjen e trurit brenda kafkës.

Përmasat në lindje janë afërsisht 3cm x 4cm.

Në bazë të madhësisë vlerësohet dobësia e kockave ( rakiti).

Një fontanelë e zmadhuar është tregues i deficitit të vitaminës D.
Nëse prindi shqetësohet për djersitjen e tepërt të fëmijës, ose kur fëmija nuk ngrihet në këmbë si moshatarët e tij dhe fontanela qëndron e hapur duhet të këshillohet me pediatrin .

Ajo mbyllet në moshën 12-18 muajsh.

Në 10 vitet e fundit ka gjetur aplikim të gjerë Echo trans- fontanele.
Ekzaminimi me ultratinguj nëpërmjet fontanelës ndihmon mjekun për të ekzaminuar pathologji të tilla si hemoragjitë intrakraniale , cerebrale, hidrocefalinë kongenitale disa anomali të lindura të trurit etj.

Përkujdesja ndaj fontanelës lidhet edhe me një ushqyerje të balancuar me proteina, vitamina dhe kripëra minerale. Këto të fundit ndikojnë në mbylljen në kohën e duhur të fontanelës.

Artikull nga pediatre Zerina Sheme

MeMjekun

Recent Posts

Studimi: Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur rrit rrezikun e atakut në zemër

Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur është e rrezikshme për zemrën, si dhe për mëlçinë, thotë…

2 days ago

Ushqime që duhet t’i shmangni kur merrni antibiotikë

Antibiotikët janë thelbësorë në trajtimin e infeksioneve bakteriale, por për të ushtruar plotësisht efektin e…

4 days ago

5 këshilla të dobishme për vendosjen e kufijve me gjyshërit

Me gjithë emocionet që sjell ardhja e një foshnje të re, vendosja e pritshmërive dhe…

1 week ago

Kujdes! Instruktorë fitnesi me inteligjencë artificiale shesin përfitime joreale

Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime…

3 weeks ago

Çfarë është hantavirusi dhe si përhapet?

Hantavirusi, një sëmundje e rrallë që zakonisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj urinës ose jashtëqitjes së…

3 weeks ago

Kërko! Merr ndihmën dhe mbështetjen që të nevojitet pas lindjes !

Thuhet se duhet një fshat i tërë për të rritur një fëmijë, por “fshati” duket…

3 weeks ago