Laborator dhe Radiologji

Çfarë është testi serologjik dhe rëndësia e tij

Një test serologjik apo “antibody tests” janë teste laboratorike që përdoren për të përcaktuar praninë ose jo të antritrupave specifike, të cilat janë proteina specifike që lindin si pasojë e një infeksioni të caktuar. Antitrupat përgjithësisht gjenden në gjakun e njerëzve pas kalimit të infeksionit specifik dhe prania e tyre përgjithësisht tregon se sistemi imun i organizmit ka reaguar ndaj këtij infeksioni specifik. Testet serologjike janë shumë të rëndësishme për të zbuluar infeksionet e kaluara asimptomatike apo me shenja të lehta klinike josinjifikante.

Testi aktual që përdoret në QSUNT shfrytëzon teknologjinë MCLIA dhe është desinjuar për të zbuluar antitrupat që lindin në përgjigje të pranisë së SARS Cov 2 dhe shmang zbulimin e antitrupave që lindin nga koronaviruset e tjerë.

Ishte ideja e stafit të Laboratorit Mikrobiologjik futja e testimeve serologjike për survejancën serologjike të grupeve në risk për Covid-19. Njësia e diagnozës serologjike është përgjegjëse për këtë process dhe po realizon këtë survejancë. Të dhënat e saj do të ndihmojnë në vendimarrjen e mëtejshme të reagimit të shoqërisë ndaj Covid- 19.

Si po realizohet testimi serologjik në Laboratorin Mikrobiologjik në QSUNT?

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUNT prej më se një muaji kanë filluar të aplikohen testet serologjike që shërbejnë për të përcaktuar praninë e antitrupave specifike ndaj virusit SARS Cov 2, shkaktarit të sëmundjes Covid 19.

Studimi është hartuar sipas një protokolli të mirëpërcaktuar me pjesmarrje të shërbimeve të ndryshme të QSUNT-së si Shërbimi i Laboratorit të Mikrobiologjisë, Shërbimi Infektiv, Shërbimi i Pediatrisë Infektive etj., të koordinuar dhe drejtuar nga Drejtoria e QSUNT-së. Studimi do zhvillohet në disa faza dhe ka për qëllim të mbledhi sa më shumë informacion për përhapjen e Covid 19 në grupet në risk si Personelin Shëndetësor dhe Punonjësit e Rendit si dhe në popullatë .

Në fazën e parë të tij fokusi është drejtuar kah punonjësve të shëndetësisë si grupi më në risk pasi është në kontakt të vazhdueshëm më të sëmurët me Covid 19 pra dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me virusin.

Prof. Dr. Andi Koraqi

Shef i Shërbimit të Laboratorit Mikrobiologjik

Burimi: QSUNT

MeMjekun

Recent Posts

Regjimi ushqimor MIND për një tru të shëndetshëm

Regjimi ushqimor MIND (Mediterranean-DASH Intervention for Neurodegenerative Delay ) është një model i të ngrënit…

3 weeks ago

Studimi i fundit, përfitime apo rreziqe nga “intermittent fasting”?

Në anglisht njihet me termn "Intermittent fasting", pra agjërim me ndërprerje dhe është një ndër…

1 month ago

TË NJOHIM ILAÇET/ Adalimumab për artritin, çfarë duhet të dimë?

Adalimumab është përbërës aktiv në klasën e imunosupresantëve dhe frenuesve të faktorit alfa të nekrozës…

2 months ago

PSIKOLOGJI/ Vetërregullimi i emocioneve, të heshtësh kur ke shumë për të thënë

Teoria e Vetëvendosjes njihet ndërkombëtarisht si SDT, pra procesi i rregullimit integrues të emocioneve. SDT…

2 months ago

Çfarë është Hepatiti B? Këshilla për parandalimin dhe trajtimin

Hepatiti B është një infeksion serioz i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B…

2 months ago

Depresioni tek adoleshentët, si ta njohim dhe të ndihmojmë?

Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…

2 months ago