Bota vijon të jetë në pandemi për shkak të koronavirusit prej më shumë se një viti tashmë. Në një vit virusi ka pësuar një sërë mutacionesh të njohura rëndom si varianti britanik apo i Afrikës së Jugut.
Tashmë një tjetër variant po vonon lehtësimin e masave në disa vende si Britania e Madhe apo Italia, dhe bëhet fjalë për variantin Delta (B.1.617.2) që të gjithë e njohim si varianti indian. Ky variant po përhapet tek të rritur e rinj të pavaksinuar kryesisht.
Varianti Delta vjen nga India, shteti me 1.33 miliardë banorë që për fat të keq ka një mortalitet të lartë lidhur me pandeminë.
Për herë të parë ky variant u izolua gjatë vjeshtës së shkuar dhe disa autoritet thonë se është 40-60 % më infektues se varianti britanik. Ky i fundit në vetvete ishte më infektues se varianti origjinal nga Vuhani dhe me një shkallë shtrimesh në spitale më të lartë, të paktën dyfish sipas një studimi të publikuar në The Lancet. Pra, është e qartë se tashmë flasim për një virus shumë ndryshe në karakteristike krahasuar me një vit më parë.
Duke e thjeshtuar, një nga arsyet që e bën më infektiv është se ka një ngarkesë virale të lartë tek pacienti i prekur, pra e thënë në mënyrë banale një një sasi të madhe virusi dhe kështu dhe duke tështitur apo kollitur në ajër del një dozë e lartë virusi.
Mes simptomave të variantit Delta kemi dhimbje koke, dhimbje fyti dhe hundë të bllokuara, por duhet të kemi parasysh se janë vëzhgime statistikore dhe jo rregulla të pandryshueshme. Me fjalë të tjera, një pacient me COVID që ka dhimbje koke nuk do të thotë që domosdoshmërish është i prekur nga varianti indian, dhe në të njëjtën kohë mungesa e këtyre simptomave nuk do të thotë se nuk kemi të bëjmë me këtë variant. Mbeten sigurisht kolla, temperatura, humbje e shijes dhe nuhatjes karakteristikat kryesore të infeksionit, dhe pse sipas disa autorëve sidomos kjo e fundit regjistrohet më rrallë tek varianti Delta.
Në rastin e të rinjve të rritur ka disa raste të simptomave të lehta, të tilla si një lloj sëmundjeje dimërore gripi, kështu që në rast dyshimesh është më mirë t’i nënshtroheni testit dhe të shmangni kontaktin me të tjerët.
Për fat të mirë, fëmijët ende duket se janë të përjashtuar nga rreziku; ka pasur raste pozitive për virusin, por me një kurs thelbësisht asimptomatik.
Vendimi i disa shteteve për të shtyrë dhe më tej lehtësimin e masve mbështetet në dëshirën për të shtuar përqindjen e të vaksinuarëve, sidomos për dozën e dytë. Kjo për faktin se studimet e fundit, për shembull në BMJ tregojnë se pas dozës së parë të vaksinës AstraZeneca apo Pfizer mbrojtja ndaj këtij varianti është rreth 33 %, por me dozën e dytë bëhet 60 dhe 88%.
Burime të ndryshme tregojnë numra lehtësisht të ndryshëm, por ajo që është e rëndësishme është se në përgjithësi efektiviteti mbetet shumë interesant, veçanërisht nëse marrim parasysh se ulja e rrezikut të shtrimit në spital është edhe më e lartë, mbi 90% në të dy rastet./ MeMjekun.com
Burimi: BMJ
Teoria e Vetëvendosjes njihet ndërkombëtarisht si SDT, pra procesi i rregullimit integrues të emocioneve. SDT…
Hepatiti B është një infeksion serioz i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B…
Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…
Qeset nën sy janë enjtje e lehtë dhe zakonisht janë një shqetësim kozmetik dhe rrallë…
Nëse ndiqni përmbajtje ushqyese në TikTok ose platforma të tjera të mediave sociale, mund të…
Fshikëza e tëmthit ndodhet në anën e djathtë të barkut, poshtë mëlçisë. Është një organ…