Alergjite

Si të njohim alergjinë ndaj një ilaçi

Ndodh shpesh të keni simptoma që ju bëjnë të mendoni se keni alergji ndaj një ilaçi. Por nuk është kështu: bëhet fjalë vetëm për efektet anësore që mund të nxisë një ilaç. Në disa raste mund të mendoni se ka qenë ilaçi që ka shpërthyer një reaksion alergjik kur shfaqen herpes në buzë apo diarre gjatë apo pas trajtimit me bazë antibiotiku.

Por në fakt bëhet fjalë për efektet e padëshiruara nga ndryshimi i florës bakteriale. Për më tepër, nuk është e nevojshme t’i nënshtroheni testeve të rregullta të alergjisë për të konfirmuar efektin e një ilaçi.

NJË ILAÇ KA SHKAKTUAR ALERGJI?

Alergjia është një reagim i trupit tonë, i cili përgjigjet në kontakt me një substancë të jashtme të njohur si alergjen. Nuk dihet arsyeja pse disa persona janë alergjikë ndaj disa substanca.

Ilaçet janë alergjenë që tek disa persona mund të shfaqin reaksionin alergjik. Ky reaksion nga ilaçet nuk është i zakonshëm dhe rrallë ndodh që në dozën e parë. Të rriturit që janë mbi 40 vjeç janë më të prirur për të pasur reaksione alergjike nga ilaçet. Kjo pasi, për shkak të moshës, mund të jenë më të ekspozuar ndaj ilaçeve, apo se mund të kenë më shumë nevojë se më të rinjtë.

SI TA NJIHNI ALERGJINË NGA ILAÇI

Kur merrni një ilaç dhe ai provokon alergji, simptomat ndryshojnë dhe reaksioni mund të jetë i dy llojeve. Këshilla është që të ndërprisni menjëherë marrjen e ilaçit që në dyshimin e parë për alergji.

Reaksion i menjëhershëm

Këtu hyjnë ato që shfaqen menjëherë pas marrjes së ilaçit. Kjo ndodh gjatë marrjes së dozës së parë apo të dytë, me në distancë prej gjysëm apo një ore.
Në përgjithësi bëhet fjalë për reaksione në lëkurë si urtikaria, e shoqëruar me ënjtje të buzëve dhe syve. Në disa raste mund të shfaqen dhe reaksione të rënda si anafilaksia.

Reagim jo i menjëhershëm apo i vonë

Dhe këto reaksione zakonisht ndodhin në lëkurë. Më e zakonshmja është ekzantema, që mund të shfaqet deri në dy javë nga marrja e ilaçit. Dallohet për praninë e skuqjes dhe kruarjes dhe përhapet në pjesë të ndryshme të trupit.

Nëse një ilaç ju ka provokuar alergji mund të keni vuajtur nga mbindjeshmëria. Bëhet fjalë për një kuadër klinik më pak të zakonshëm e më pak të rrezikshëm, ku mund të ndodhë dhe një lloj ‘djegie’ e lëkurës. Në këto raste mund të jetë i nevojshëm dhe shtrimi në spital, pasi ka rrezik vdekjeje.

ÇFARË REAKSIONESH TË TJERA MUND TË NXISË ILAÇI?

Më poshtë kemi përmbledhur ato që quhen reagime të parashikueshme që janë më të zakonshmet. Ato shfaqen për shkak të veprimit të ilaçit dhe mund të kenë këto shkaqe:

Doza e tepërt apo toksiciteti i ilaçit
Efektet sekondare të ilaçit
Ndërveprimi me ilaçe të tjera

Në përgjithësi, me zvogëlimin e dozave zhduken simptomat dhe mund të merrni ilaçin në këtë mënyrë sipas nevojës pa asnjë rrezik.

Një reagim tjetër i mundshëm është i ashtuquajturi reagim i paparashikueshëm. Këto reaksione shoqërohen me intolerancë të ilaçeve ose reaksione pseudo-alergjike. Një reaksion pseudo-alergjik është ai, simptomat e të cilit duket se kanë shkaktuar një alergji nga ilaçi. Megjithatë, nuk ka asnjë bazë imunitare për ta provuar këtë.

ÇFARË DUHET TË BËNI NË RASTIN E ALERGJISË NDAJ ILAÇIT

Pasi të keni konfirmuar një reaksion alergjik, duhet të merrni masa për simptomat. Sidoqoftë, këto masa ndryshojnë në varësi të faktit nëse është një reagim i menjëhershëm apo i vonë. Në rast të reagimeve të menjëhershme, do të merrni ilaçe të tilla si adrenalina, kortikosteroidet ose antihistaminikët. Përveç kësaj, trajtimi me ilaçe do të përshkruhet për të trajtuar simptomat e organeve më të prekura. Ilaçet përfshijnë bronkodilatatorë dhe kardiotonikë.
MOS HARRONI! Asnjë ilaç pa u konsultuar me mjekun tuaj përkatës!/ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago