Intervista

DHIMBJA CERVIKOGJENE/ Dhimbja e kokës me origjinë nga qafa

Fizioterapisti Fitim Sinani sjell në këtë intervistë të dhëna interesante lidhur me dhimbjen cervikogjene, apo e thënë ndryshe dhimbje e kokës me origjinë nga qafa.

Ai sqaron se çfarë ëshë kjo dhimbje, kush preket më shumë dhe si trajtohet.

 

Cfarë është dhimbja e kokës me origjinë nga qafa?

-Na ka ndodhur të gjithëve të vuajmë nga dhimbjet e kokës,dikush më pak e dikush më shumë. Shpesh nuk e dimë pse na dhemb koka dhe veprimi I parë është të marrim një qetësues,na lehtëson disa ditë dhe na kthehet përsëri,përsëri marrim qetësues,na bëhet rutinë.Por rrallë e mendojmë të kërkojmë shkakun,rutina e ditës na rrëmben dhe e humbasim fillin,thjesht marrim qetësues,derisa bëhemi të varur.Ndodh shpesh që shkojmë te mjeku,marrim një recetë me shumë medikamente, i pimë e pasi i mbarojmë kuptojmë që dhimbja është akoma aty,nuk ka ikur pavarësisht se në raste të caktuara shërohemi,kjo ka të bëjë me diagnozat diferenciale dmth zbulohet shkaku I dhimbjes dhe korrigjohet. Në rastin e dhimbjes cervikogjene shkaku është te qafa,qafa është burimi I dhimbjeve.Për këtë arsye ne nuk e zgjidhim dhimbjen cervikogjene duke përdorur qetësues,sepse nuk korrigjojmë shkakun por thjesht e vendosim në gjumë dhimbjen për pak kohë derisa ajo të zgjohet përsëri.Në fakt dhimbja është një alarm ashtu sic vendosim alarmin në mëngjes që të zgjohemi për të shkuar në punë,të njëjtën rol ka dhimbja.Është alarmi që duhet të na zgjojë për të shkuar te mjeku.Nëse ne në mëngjes e fikim alarmin dhe flemë më shumë gjumë,shefi do na bëjë kritika,e njëjta gjë te dhimbja,nëse ne pimë një qetësues,thjesht e kemi fik alarmin(dhimbjen) por kritika nga trupi ynë do ti marrim,po kështu edhe nga mjeku kur të shkojmë.Kjo sepse ne I kemi dhënë avantazh sëmundjes,e kemi ndihmuar që ajo të avancojë,e nëse e lejojmë që ajo të avancojë vjen një moment që ajo mund të fitojë dhe ne të dorëzohemi përballë saj.

Ku ndryshon nga dhimbjet e tjera të kokës?

Një shenjë karakteristike e dhimbjes cervikogjene është se ajo shfaqet pas një lëvizje të papritur të kokës,ose shfaqet kur koka juaj ka qëndruar për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion.Gjithashtu dhimbja cervikogjene fillon në pjesën e qafës,pastaj në pjesën e pasme të kokës e më pas përhapet,karakterizohet nga një dhimbje e qëndrueshme që nuk të lehtëson.Shtohet me lëvizjet e qafës ose kur teshtin apo kollitesh.Po kështu ka edhe shenja që janë të ngjashme me Migrenës si psh që acarohet nga zhurmat e mëdha,nga ambientet me ndriçim të lartë,të vjella apo një shikim të turbullt.Diferencimi bëhet nga mjeku specialist nëpërmjet testeve ekzaminuese të cilët ndihmojnë në arritjen e një përfundimi.Në rastet e dhimbjeve cervikogjene testet do të jenë pozitivë për qafën.

Si paraqitet ajo,cilat janë shenjat e saj?

Dhimbja cervikogjene fillon në dhimbje dhe ngurtësi në qafë.Personat që vuajnë nga kjo dhimbje kanë kufizim në lëvizjet e kokës,lëvizjet e qafës janë të zvogëluara,muskujt e qafës mund të jenë të kontraktuar dhe këtë personi e dallon duke palpuar(prekur) muskujt e qafës në të cilën dallon që muskujt janë si gurë(shprehje karakteristike e pacientit). Dhimbja më pas përshkon regjionin e kokës,në njërën anë duke shkuar deri në zonën e ballit,përfshin dhimbje në njërin sy ose mund të japë dhimbje në njërën anë të fytyrës.Këto dhimbje shkojnë njëra pas tjetrës.Gjithashtu pacienti mund të ndiejë dhimbje në regjionin e supit,e shpesh dhimbja mund të përshkruajë edhe njërën gjymtyrë dmth krahun.

Cilat janë shkaktarët?

Burimi i dhimbjes cervikogjene sic e kam thënë më lart është qafa.Problemet që përfshijnë vertebrat cervikale(të cilët janë 7),e kryesisht vertebrat C2-C3 janë burimi kryesor I dhimbjes.Këto probleme në qafë vijnë nga faktorë të ndryshëm ku mund të përmendim disa të tillë si postura, lëvizjet e gabuara,traumat,infeksionet,tumoret,artriti.Këto janë disa nga shkaktarët por do ti jepja më shumë rëndësi posturës,qëndrimit tonë të përditshëm si një nga shkaqet kryesore të kësaj dhimbje.Qëndrimi i gabuar mund të na jetë bërë zakon por nëse nuk e kuptojmë dhe nuk e korrigjojmë i kemi dhënë avantazh fillimit të dhimbjes së kokës.Janë disa profesione që e kanë të detyruar që muskujt e qafës ti kontraktojnë për shkak të pozicionit që duhet të mbajnë kokën e tillë psh është pozicioni që ka një parukiere,e cila detyrohet nga puna që koka e saj të mos jetë në pozicionin normal të saj,ose kur qëndrojmë ulur dhe punojmë në kompjuter,apo qëndrimi për orë të tëra në celular na detyron që koka jonë të qëndrojë për orë të tëra dhe të përsëritur çdo ditë do na sjellë disbalanca muskulare në regjionin e qafës e jo vetëm.Në rastet e disbalancimit muscular ndodh që njëri grup i muskujve të punojë më shumë sec duhet pra më shumë sesa mund të punojë normalisht e nga ana tjetër kemi grupin tjetër të muskujve që janë dembelë,pra punojnë më pak dhe janë më të pafuqishëm kundrejt grupit tjetër që mund të jenë tepër të fuqishëm,të fortë e të kontraktuar.E gjithë kjo disbalancë sjell stres në strukturat përreth të qafës sic janë tendenit,ligamentet,vertebrat apo disqet intervertebrale. Ky stres në këto struktura sjell dhimbjen.Ndodh shpesh që mund të kemi muskuj përreth qafës në barkun e të cilit mund të jetë krijuar një pikë dhimbjes(trigger point) e cila mund të referojë dhimbje diku tjetër.Në momentin që kjo pikë preket/palpohet pacienti ka një ndjesi sikur I shpon me një mjet të mprehtë si gjilpërë apo thikë.Një shkak tjetër lidhet me shputën e këmbës,një ndrydhje e kaviljes në moshën e adoleshencës mund të shpie në dhimbje të kokës dhe kjo mund të ngatërrohet me dhimbjet e tjera si Migrena.Arsyeja pse ndrydhja në kavilje shkakton ndonjëherë dhimbje koke shpjegohet nga ajo që ne e quajmë zinxhiri muscular.Muskujt funksionojnë si hallkat e nje zinxhiri normal,nëse te zinxhiri na prishet një hallkë,detyrimisht prishet zinxhiri e nuk funksionon,e njëjta gjë ndodh dhe me muskujt, nëse njëri nuk funksionon normalisht,detyrohen edhe të tjerët të funksionojnë në mënyrë të çrregullt.Ndrydhja shkakton një disblancë muskulare te kërciri,e kjo në mënyrë direkte ndikon në muskujt më sipër,në kofshë,në legen e transmetohet në kolonën vertebrale duke shkaktuar ndryshim në biomekanikën e shtyllës e si pasojë të kësaj ndiejmë dhimbje koke.

Kush rrezikon më shumë nga këto dhimbje?

Më shumë rrezikojnë personat që e mbajnë kokën në të njëjtin pozicion pa e lëvizur për një kohë të gjatë të tillë si shoferët,stilistët e flokëve,rrobaqepëset/it që koka e tyre qëndron pa lëvizur,e kjo shkakton disbalancë muskulare.Po kështu rrezikojnë personat që kokën e mbajnë përpara trupit (forward posture), dmth koka nuk është në drejtim të drejtë me trupin por lëviz përpara supeve e qëndron aty.Pra këta janë pozicionet që e dëmtojnë e nëse këto pozicione aplikohen atëherë do të kemi çrregullime e për pasojë dhimbjen.

Si mund ta parandalojmë,a kemi mundësi ta paraprijmë?

Këshillë kryesore do të përmendja posturën, njerëzit duhet të informohen e të bëhen të ndërgjegjshëm për posturën normale që duhen të kenë.Kur njerëzit të arrijnë të mësojnë posturën normale dhe të kuptojnë se cila posturë të ndikon negativisht në shëndet atëherë kjo do të jetë arritje dhe parandalimi më I mirë.Për individët që punojnë dhe e kanë të detyruar që koka të qëndrojë në mënyrë anormale do të këshilloja që këta të bëjnë rutinë në ditën e tyre ushtrime stretchingu(zgjatje) 10 minuta në mëngjes pasi zgjohen.Gjithashtu duhet që pozicioni I kokën në të njëjtin pozitë të qëndrojë maksimumi një orë dhe të bëjnë disa lëvizje fiziologjike të kokës për të ctendosur muskujt.

Si ka ndikuar karantina në këto dhimbje?

Karantina ka pasur ndikimin e saj në gjendjen e përgjithshme shëndetësore të individeve. Pasiviteti i tepër përgjatë kësaj periudhe do të ketë ndikim të madh në aparatin osteo-muskular.Duhet të kemi kujdes në rikthimin në rutinën e punës sepse për trupin kjo është një ndryshim i madh,nga pasiv në aktiv mund të shkaktojë trauma muskulare si tërheqje apo dhimbje acute etj,rikthimi në punë duhet të jetë në mënyrë graduale.

Cfarë këshilloni ju për trajtim?

Në këto raste trajtimi përfshin medikamente që rekomandohen nga mjeku përkatës.Por gjithmonë mjekimi do të varet nga shkaku që e ka sjellë dhimbjen. Pacientët gjithashtu mund të aplikojnë borsa të ngrohta,masazhe për të relaksuar muskujt.

Fizioterapia cfarë roli luan,sa ndikon në zgjidhjen e kësaj problematike?
Fizioterapia është një nga metodat që ndihmon shumë në rastin kur dhimbja e kokës është e vërtetuar që vjen nga qafa pra dhimbje cervikogjene. Është Fizioterapisti ai i cili në bazë të shenjave që paraqet pacienti dhe në bazë të ekzaminimeve që kryen arrin në një përfundim që gjen shkakun pra burimin e dhimbjes.Pasi ka gjetur burimin e dhimbje ai/ajo harton një program rehabilitimi që do konsistojë në teknika të ndryshme me qëllim eleminimin e shkakut të dhimbjes.Teknikat përfshijnë mobilizime të vertebrave,teknikat për zgjatjen dhe lirimin e muskujve ,traksione manual që janë tërheqje të vogla që bëhet nga Fizioterapist/ja,hidroterapia që ka të bëjë më terapinë në pishinë me ujë të ngrohtë, duke shfrytëzuar vetitë fizike të ujit,janë manipulimet vertebrale që mundohen të korrigjojnë disfunksionet në artikulacionet e qafës.Një rëndësi të madhe ka edhe vlerësimi visceral, dmth organet mund të jenë shpesh në disfunksion për arsye të ndryshme dhe mund të jenë shkaku i dhimbjes së kokës.Në këtë rast futet në punë vlerësimi dhe manipulimi visceral për të gjetur shkakun dhe për ti dhënë zgjidhje.Gjithashtu përdoren edhe aparatura si TENS-i i cili stimulon disa fibra nervore për të bllokuar sinjalet e dhimbjes./ MeMjekun.com

 

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago