Laborator dhe Radiologji

Bakteret në urinë, shkaqet dhe trajtimi

Prania e baktereve në urinë është një analizë laboratorike e quajtur bakteriuria. Kjo ndodh për shkaqe të ndryshme mes të cilave infeksioni i traktit urinar është më i shpeshtë.

Bakteriuria zakonisht shoqërohet me anomali të tjera në analizat laboratorike që udhëzojnë mjekun drejt diagnozës së saktë. Këto ndryshime ndryshojnë nga prania e leukociteve dhe rruazave të kuqe në qelizat epiteliale. Studimet tregojnë se bëhet fjalë për një zbulim të zakonshëm që nuk ka gjithnjë simptoma, por mund të shkaktojë ndërlikime, sidomos gjatë shtatzënisë.

SI TË IDENTIFIKOJMË BAKTERET NË URINË

Bakteriuria identifikohet përmes një analize të thjeshtë urine. Në kushte normale, urina është një lëng steril, prandaj prani e baktereve është një e dhënë për ndonjë ndryshim. Kampioni i urinës analizohet në mikroskop duke përshkruar të gjitha karakteristikat e saj, përfshi dhe praninë e mikroorganizmave apo qelizave anormale.

Laboratorët kanë mënyra të ndryshme për të treguar praninë e baktereve në urinë, metoda e kryqëzuar është ajo më e përdorur. Fatmirësisht, është mjaft e lehtë për të interpretuar analizën:

Mungesë bakteresh: laboratorët zakonisht e tregojnë munesën e baktereve në urinë me fjalën “mungesë” ose me shenjën minus (-).

Pak apo + baktere: tregon praninë e baktereve, por në sasi më të vogla ose të barabarta me 10 nga gjithsej 10 fusha mikroskopike të vëzhguara.

Disa baktere apo ++: gjetja e 2 kryqeve është tregues i një numri bakteresh në urinë që mund të variojnë nga 10 në 50 për 10 fusha.
Baktere të shpeshta apo +++: numri i baktereve të pranishme në çdo 10 fusha të studiuara varion nga 50 në 100.

Baktere të shumta ose ++++: kjo është forma më e rëndë, pasi numri i baktereve kalon 100 për fushë.

Duhet të sqarojmë se kur është + apo ++, dhe nuk ka simptoma apo ndryshime të tjera mund të bëhet fjalë për baktere që i përkasin florës së zakonshme. Në këtë kuptim, mjeku duhet të ketë parasysh të gjitha gjetjet në analizat laboratorike.

SHKAQET E BAKTEREVE NË URINË

Siç përmendëm më sipër, prania e bakteriuria mund të ketë arsye të ndryshme. Të gjitha kanë trajtimin e përshtatshëm që parandalon ndërlikimet e mëtejshme.

a. Ndotja e kampionit

Ndotja e kampionit është shkaku më i zakonshëm i baktereve në urinë. Duhet mbajtur mend se trakti urinar ka një mikrobiotë që e mbron atë dhe parandalon shfaqjen e infeksioneve. Kur njerëzit marrin mostrën në mënyrë jo të duhur, këto baktere mund të shfaqen nën mikroskop.

Ideale është pastrimi i organeve gjenitale dhe eliminimi i rrjedhës së parë të urinës, duke marrë kampionin nga rryma qendrore. Mjekët zakonisht dyshojnë se mostra është e kontaminuar kur laboratori raporton mungesën e leukociteve dhe praninë e qelizave epiteliale.

Çfarë duhet të bëni?

Bakteret e izoluara nuk shfaqin rrezik për shëndetin në pjesën më të madhe të rasteve, prandaj nuk kanë nevojë për një trajtim specifik. Është mirë të përsëritet analiza e urinës duke marrë urinën me teknikën e duhur. Nëse shihen qeliza epiteliale, por jo rruaza të bardha, edhe personi zakonisht nuk ka simptoma të infeksionit. Kjo konfirmon që nuk ka nevojë për një trajtim mjekësor.

b. Infeksioni i traktit urinar

Sëmundja që lidhet më shumë me bakteriuria është infeksioni i rrugëve urinare. Në fakt, një studim i publikuar në revistën Natural Reviews Urology tregon se bëhet fjalë për një nga infeksionet më të zakonshme që merren në spital apo komunitet.

Treguesit e pranisë së infeksionit urinar apo bakteriuria janë leukocitet e shumta në analizë dhe ekzistenca e qelizave epiteliale. Edhe identifikimi i qelizave të kuqe të kampionit apo hematurisë ndihmon në përcaktimin e diganozës.

Si të mos mjaftonte, ky lloj infeksioni ka zakonisht simptoma specifike të markuara. Një nga kryesorët është urina me erë. Mund të ketë dhe urinim me djegie, urinim të shpeshtë kolika renale apo urinë me shkumë.

Trajtimi

Antibiotikët janë shpesh të nevojshëm në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar. Jepen kur personat kanë simptoma bashkë me analizën pozitive për baktere. Ideale në këto raste është të bëhet një kulturë urine për të identifikuar bakterin specifik.

c. Tuberkulozi

Tuberkulozi është një sëmundje e shkaktuar nga bakteri Mycobacterium tuberculosis. Prek më shumë mushkëritë por edhe organe të tjera, përfshi dhe veshkat. Në këtë kuptim, mnd të gjenden baktere në urinë në rastin e tuberkulozit sistemik. Rezultati është i rrallë dhe mjeku duhet të japë analiza më specifike për ta vëzhguar.

Kjo analiza bëhet vetëm me qëllim monitorimi të pacientit të sëmurë dhe për të verifikuar efikasitetin e trajtimit.

Trajtimi

Personeli shëndetësor duhet të pyesin veten nëse trajtimi është bërë në mënyrë korrekte kur këto baktere janë të pranishme në urinë. Në disa raste, doza e ilaçit mund të jetë e pamjaftueshme ose bakteret mund të kenë zhvilluar rezistencë ndaj antibiotikut.

Idealja është rritja e dozës së administruar. Nëse, pavarësisht kësaj, nuk vërehet përmirësim, duhet të shihet mundësia e ndryshimit të regjimit dhe kalimit në barna të tjera.

d. Ankthi dhe stresi

Qoftë stresi apo ankthi janë shqetësime psikologjke që kanë mjaft ndikim në trup. Të dyja ndikojnë në sistemin imunitar të një personi, duke shkaktuar përhapje të baktereve në traktin urinar dhe shfaqjen e bakteriuria.

Trajtimi

Personat me gjendje ankthi dhe baktere në urinë duhet të praktikojnë teknika që i ndihmojnë të kontrollojnë gjendjen e tyre deri në rregullimin e sistemit imunitar. Për më tepër, konsultimi me një psikolog apo psikiatër është thelbësor për të gjetur dhe përballur origjinën e saj./ MeMjekun.com

Burimi: NIH

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago