Të njohim ilaçet/suplementet

Po flitet shumë për Ashwagandha, çfarë është dhe pse shërben kjo bimë?

Së fundmi po flitet mjaft për bimën Ashwagandha, e quajtur si xhenseni indian me emrin latin Withania Somnifera. Por çfarë është dhe për çfarë shërben ajo?

Ashwangadha është ekstrakt natyral i një bime që sipas studimeve të ndryshme zyrtare ul nivelet e kortizonit të famshëm që njihet si hormoni i stresit, rrit nivelin fiziologjik të testosteronit dhe përmirëson cilësinë e spermës.

KARAKTERISTIKA TË BIMËS

Kjo bimë mund të arrijë një lartësi prej 170 cm. Ashtu si domatja ka lule të verdha jeshile dhe ngjyrën e frutave që mund ta ndryshojë nga e verdhë- portokallio në të kuqe, në varësi të fazës së pjekjes. Ajo kultivohet apo rritet spontanisht në Indi, Nepal, Pakistan, Sri Lanka apo dhe në Afrikën e Veriut e disa zona të Mesdheut si Siçilia dhe Sardenja në Itali.

EFEKTET E ASHWAGANDHA

Efekti më i njohur i saj është ai adaptogjen, substancë bimore që ndihmon trupin të përballojë më mirë situatat e stresit fizik dhe psikologjik. Ky efekt i atribuohet kryesisht koanolidit glikozidik. Kjo bimë është njohur dhe përdorur që në kohërat e lashta në mjekësinë indiane, pasi ka dhe efekte imunomodeluese dhe antiinflamatore. Në gjuhën sanskritishte, Ashwangadha i referohet forcës dhe fuqisë. Rekomandohet si një ilaç natyral veçanërisht në rast të stresit, lodhjes, mungesës së energjisë dhe vështirësisë në përqëndrim.

STUDIMET SHKENCORE

Hulumtimet mjekësore po studiojnë vetitë e këtij ilaçi natyror mbi të cilin janë publikuar studime të shumta shkencore.

Sipas disa studimeve marrja e ashawagandha zvogëlon simptomat e stresit me pothuajse 90 %. Si një adaptogjen, kjo bimë është e dobishme për ata që kanë probleme me tiroidet.

Një studim i vitit 2015 tregon se si kjo bimë është në gjendje të përmirësojë kapacitetin kardio-respirator në 50 atletë. Në studim, konsumi i tyre i oksigjenit u mat gjatë stërvitjes. Gjithashtu u plotësua një pyetësor për shëndetin e tyre fizik dhe psikologjik si dhe për cilësinë e jetës pas trajtimit me ashwagandha. Jo vetëm që marrja e tij përmirësoi qëndrueshmërinë kardiovaskulare, por përmirësoi edhe cilësinë e jetës.

Në përfundimet e studimit thuhet: “Në këtë studim u demonstrua një efekt pozitiv në forcën e muskujve, nivelet e lipideve në gjak dhe cilësinë e gjumit”.

Forca e muskujve në pjesën e poshtme të shpinës u rrit me 15,4% dhe ajo në kuadriceps me 21,5%. Masa yndyrore gjithashtu u ul, por efekti nuk ishte i rëndësishëm. Nuk kishte efekte anësore të Ashëagandha në pjesëmarrësit e studimit.

KUSH PËRFITON?

Njerëzit që janë të ekspozuar ndaj stresit raportojnë një përmirësime me Ashwagandha.

Për më tepër, të gjithë njerëzit që duan të jenë fizikisht ose ngaana mendore më efikas mund të përfitojnë nga fuqitë e bimës. Atletë të shumtë raportojnë përvojën e tyre personale të Ashwagandha për të arritur nivelin tjetër sportiv.

EFEKTE ANËSORE

Deri më sot nuk është raportuar asnjë efekt anësor i ashwagandha. Ajo është një bimë jo toksike dhe mund të përdoret me siguri në dozat e rekomanduara zakonisht.

Ashwagandha ndërvepron vetëm me disa ilaçe psikotrope, të tilla si barbituratet, prej të cilave xhenseni indian mund të forcojë efektet.

Megjithatë, jo të gjithë autorët bien dakord për vërtetësinë e këtij ndërveprimi.

Përsa i përket kundërindikacioneve të ashwagandha, përdorimi i kësaj bime duhet të shmanget gjatë shtatzënisë, sepse mund të shkaktojë abort.

Në përgjithësi, marrja e saj nuk rekomandohet as gjatë ushqyerjes me gji. Për më tepër, disa prova, sado të izoluara ose jo plotësisht të konfirmuara, sugjerojnë kujdes ose ftojnë të mos merrni ashwagandha në rast të hipertiroidizmit. /MeMjekun.com

Burimi referues: NIH

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago