Disforia është një çrregullim i humorit i karakterizuar nga ndjenja pakënaqësie, si trishtimi, shqetësimi, ndjesia e frustrimit dhe pesimizmi, tensioni dhe nervozizmi.
Këtij kuadri mund ti bashkangjitet dhe tendenca për të reaguar në mënyrë te ekzagjeruar ndaj stimujve të ndryshëm, me një aftësi të dobët të vetëkontrollit dhe sjellje impulsive që përkthehen në agresivitet dhe zemërim.
Disforia është një simptomë që shfaqet në rastet e Depresionit të madh dhe shqetësimeve të ankthit.
Disforia shfaqet edhe tek ata që kanë shqetësime bipolare apo ciklotimi, apo tek ata që kanë çrregullime të personalitetit “borderline”, ku shfaqet një rezistencë e vërtetë dhe e fortë ndaj depresionit.
Kushte të tjera që përfshijnë gjendjen e disforisë si simptomë janë dhe shqetësimet e stresit pos-traumatik, skizofrenia, epilepsia e lobit temporal, hipoglikeminë, dhimbjen kronike, mosfunksionimin seksual dhe pagjumësinë.
Disforia është e pranishme dhe nga shqetësimet paramenstruale, sindomë që ka ulje ngritje të humorit që lidhen me gjendjen fizike.
Gjendja e kundërt e disforisë është euforia./ MeMjekun.com
Shumë gra pas moshës 45-50 vjeç vënë re se, edhe pse ushqehen si më parë,…
Një trajtim më pak invaziv për kancerin e prostatës mund të jetë po aq efektiv…
Diarreja eksplozive karakterizohet nga tkurrje të forta të zorrëve, rritje të vëllimit në rektum dhe…
Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit, sipas shkencëtarëve,…
Fillerat janë substanca të injektueshme (në indin nënlëkuror ose në dermën e thellë) që përdoren…
Sindroma Paramenstruale (PMS) prek 20 deri në 50% të grave në moshë riprodhuese, dhe 5%…