Hormoni folikolo-stimulues (FSH) prodhohet nga pjesa e përparme e hipofizës, gjendrës endokrine në kokë. Ajo bën pjesë e të ashtuquajturës gonadotropina dhe si i tillë vepron duke rregulluar funksionimin korrekt të gonadeve (testikujt e vezoret, respektivisht tek meshkujt dhe femrat).
Tek meshkujt, veprimi i saj zhvillohet në nivelin e tubulave semifinoze të testikujve, ku hormoni stimulon prodhimin e spermatozoideve të reja dhe mirëmbajtjen e përqendrimit optimal të testosteronit, duke mundësuar që këto qeliza të maturohen si duhet.
Tek femrat FSH ka dy role thelbësore:
Të garantojë maturimin e folikulave të vezores (struktura anatomike që përmbajnë në fazën e maturimit qelizat e vezëve, të vendosura në pjesën kortikale të vezores)
Dhe së bashku me hormonin LH (lutenizues) nxit prodhimin e estrogjenit.
Tek fëmijët (mosha parapubertale)
Meshkuj: 0-5.0 mlU/ml
Femra: 0-4,0 mlU/ml
Tek meshkujt
Në pubertet: 0.3-10.0 mIU/ml
I rritur: 1.5-12.4 mIU/ml
Tek femrat
Pubertet: 0.3-10.0 mIU/ml
Mosha fertile
Fase folkulare: 1.0-8.8 mIU/ml
Ovulacioni: 4.0-25.0 mIU/ml
Faza luteale: 1.0-5.1 mIU/ml
Menopauza: 16.7-134.8 mIU/ml
Duhet theksuar se vlerat normale variojnë nga laboratori në laborator, dhe për këtë duhet kontrolluar intervali referues që jepen nga vetë analizat.
Tek femrat
Vlerësimi i FSH-së tek femrat kërkohet kryesisht në rastet e:
Amenorrea (mungesës së menstruacioneve)
Fluksit të parregullt mensutral
Vështirësi për shtatzëni (infertilitet).
Zakonisht për të vlerësuar fertilitetin e një femre, përqëndrimi i hormoneve vlerësohet përgjithësisht gjatë ditës së trete dhe të pestë të ciklit, gjatë fazës folikualre (ose proliferative)
Pavarësisht disa kufizimeve të lidhura me raste të ndryshme, një vlerë e rritur e FSH në gjak tek një femër lind dyshime për një gjendje të zvogëluar të rezervës së vezores, pasi doza e hormonit është një farë mase indirekte e numrit të folkulave të vezoreve të mbetura (e thënë më thjeshtë, nga numri i vezëve të mbetura në dispozicion)
Analiza tek femrat, e bërë ditën e tretë të ciklit mund të vlerësohet kështu
Vlera më të larta se 15: rezerva të paktë të folikulave te vezoreve
Vlerat mes 10 dhe 15: ulje e mundshme e fertilitetit në lidhje me moshën
Vlerat më të ulëta se 10: konsiderohen optimale.
Pra, një rritje vlerave të FSH mund të parashikojë një probabilitet të ulët të suksesit dhe në rastet e përdorimit të teknikave të fekondimit të asistuar
Një tjetër e dhënë e rëndësishme që del nga analiza e përbashkët e FSH dhe LH është ajo e lidhur me diagnozën e policistit të vezoresl gratë që janë të prekura tregojnë së paku dyfish vlerat e LH krahasuar me nivelin e FSH.
Në menopauzë vlerat në përgjithësi arrijnë dhe tejkalojnë në mënyrë progresive vlerat e 40 mIU/ml. Gjithashtu duhet të keni parasysh se rezultati i ulët apo i lartë nuk jep e vetme diagnozën, por jep të dhëna mbi shkaqet e mundshme.
Vlerat e larta për shembull mund të sugjerojnë:
Praninë e kisteve të vezoreve
Pamjaftueshmërinë primitive të vezores
Sindromën e policistitit të vezores
Neoplazmën
Pubertet i parakohshëm tek vajzat
Sindromin Morris
Në të kundërt, vlerat e ulëta mund të jenë të lidhura me:
Alkoolizmin
Anoreksinë
Estrogjenin
Pamjafueshmërinë e vezores
Sëmundje të hipofizës
Sëmundje sistemike
Kequshqyerje
Neoplazma
Toksikodipendenca (varësia nga drogëra)
Meshkujt
Tek meshkujt analiza mund të kërkohet në rastet e:
Numrit të zvogëluar të spermës
Varfërim i masës muskulore
Rënie të dëshirës seksuale
Vështirësi për të bërë fëmijë.
Nivelet e larta të FSH mund ti atribuhen një pamjaftueshmërie primare të testikulit, që ndodh për difekte në zhvillimin e tyre apo lezione të mundshme të testikujve (sëmundje gjenetike, autoimune, trajtimet me kemio-terapi, trauma)
Ndërsa nivelet e ulëta të FSH mund të tregojnë çrregullime të hipofizës apo hipotalamusit, pra niveli i hormonit i prodhuar nga këto struktura është i pamjaftueshëm.
Por megjithatë kjo mund të jetë e lidhur edhe me:
Alkoolizmin
Anoreksinë
Ndryshime neurohipotalamike
Ilaçet
Sëmundje hipofizare
Sëmundje sistemike
Osteomalacia
Rakitizmi.
Fëmijët
Tek fëmijët niveli i FSH rritet pak pas lindjes, për tu zvogëluar më pas në mënyrë domethënëse rreth 6 muajsh tek djemtë dhe 1-2 vjeç tek vajzat, dhe të rriten sërish para pubertetit.
Tek pacientët në moshë pediatrike analiza mund të kërkohet kur dyshohet për vonesë ose hershmëri të zhvillimit seksual.
Para analizës është e nevojshme të mos merrni ilaçe që mund të ndërhyjnë në nivelin normal të hormoneve, për këtë duhet të kërkoni këshillat dhe udhëzimet e mjekut.
Nuk është e nevojshme të jeni esëll, por tek femrat është e rëndësishme të respektohet rreptësisht dita e vendosur nga specialisti për të bërë analizën, pasi duhet të jetë e lidhur me një moment specifik në ciklin e vezores./MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…