Leukocitet të njohura dhe si rruazat e bardha (apo WBC sipas emrit në anglisht: White Blood Cells) janë qeliza të gjakut me funksionin kryesor të mbrojnë organizmin nga sulmi i mikroorganizmave patogjenë si virus, bakter, kërpudha, parazitë.
Rruazat e bardha janë të llojeve të ndryshme ku secili ka karakteristikat dhe funskionet specifike:
Neutrofilet janë pjesa më e madhe e leukociteve në qarkullim, dhe merren me mbrojtjen nga bakteret dhe kërpudhat. Jetojnë nga 6 orë në pak ditë.
Eozinofilet përfaqësojnë fraksoine të vogla të rruazave të bardha dhe përfshihen në mbrojtjen nga parazitët e përmasave të mëdha. Aktivizohen në rastin e reaksioneve alergjike. Mbijetesa e tyre është 8-12 ditë.
Bazofilet janë në një kuotë më të vogël dhe funksioni i tyre është të lëshojnë histaminën gjatë alergjive apo në raste inflamacioni. Jetojnë nga dy në pak ditë.
Limfocitet përfaqësojnë rreth një të tretën e leukociteve dhe mund të jetojnë për shumë vite. Ato kanë shumë aftësi si lëshimin e antitrupave (proteinave në gjendje të sulmojnë mikroorganizmat e ti vrasin apo ti bëjnë të padëmshëm), mbrojtje nga viruset dhe qelizat tumorale, rregullojnë një funksionim të mirë të sistemit imunitar duke parandalaur dhe fenomene autoimune (ku gabimisht antitrupat sulmojnë organizmin)
Monocitet që mund ti imagjinojmë si një farë pastruesi të aftë për të gëlltitur e shkatërruar substanca dhe mikroorganizma potencialisht të rrezikshme.
Duke e thjeshtësuar sa më shumë konceptin, kur organizmit id uhet të mbrohet nga një kërcënim mund të rrisë prodhimin e kësaj qelize “ushtare”, prandaj njohja e sasisë së saj në gjakk dhe në urinë të jep mundësinë të verifikosh kur sistemi imunitar aktivizohet ndaj ndonjë kërcënimi.
Vlerat normale mund të ndryshojnë lehtësisht nga një laborator në një tjetër, por si indikacion mund të themi që në urinë leukocitet duhet të mungojnë, ose të jenë të pranishme vetëm si gjurmë.
Një prani domethënëse e leukociteve në urinë në përgjithësi ndodh për shkk të
Një infeksioni në rrugët urinare (cistitet për shembull)
Infeksion të prostatës (tek meshkujt)
Obstruksion (për shembull për shkak të pranisë së gurëve në veshka)
Prania e infeksionit është hipoteza më e zakonshme.
Fatkeqësisht rezultatet nuk janë indikative as për shkakun e saktë, që në përgjithësi përmes një vizite dhe anamneze mund të krijohet një ide, dhe as për lokalizimin e infeksionit.
Prania e leukociteve në urinë nuk është e lidhur me ndonjë simptomë, por në rastin e infeksionit të rrugëve urinare mund të shfaqet:
Rritje e frekuencës së urinimit
Urgjencë
Dhimbje pelvike
Erë e pakëndshme e urinës
Prani e mundshme e gjakut ose qelbit
Një bllokim i rrugëve urinare ka simptoma të ndryshme në bazë të situatës, në pjesën më të madhe të rasteve prania e gurëve është e lidhur me dhimbjen (edhe shumë të fortë, që krijohet në pjesën e poshtme të barkut apo dhe/ose në nivelin inguinal), në një anë ose të dyja dhe që mund të shfaqen:
Dhimbje gjatë urinimit
Prani të gjakut në urinë
Erë e pakëndshme e urinës
Nauzea dhe të vjella në rast të dhimbjeve veçanërisht të forta
Më rrallë temperaturë dhe ethe në raste infeksioni
Në rastet e prostatiti mund të shfaqet një ose më shumë nga simptomat e mëposhtme:
Gjak në spermë
Gjak në urinë
Dhimbje në nivelin gjenitar ose lombar
Dhimbje gjatë urinimit
Dhimbje gjatë derdhjes
Vështirësi të llojeve të ndryshme me urinimin.
Analiza kërkohet gjatë një kontrolli rutinë por mund të kërkohet dhe në shfaqjen e simptomave ose kushteve specifike që mund të çojnë në dyshime të një problemi të aparatit urinar.
Në shtatzëni është një analizë që kërkohet në mënyrë periodike për të parë në kohë ndonjë problem të mundshëm.
Numri i rruazave të bardha në përgjithësi është pjesë e ekzaminimit mikroskopik të urinës bashkë me parametra të tjerë, si RBC-ja, qelizat epiteliale.
Është mirë që të merret si kampion urina e mëngjesit, në një higjienë të mirë intime dhe mos merrni rrjedhën e parë të urinës. Mblidheni pjesën tjetër në jnë kontenitor me grykë të gjerë (apo provëzat e gatshme në farmaci)
Këtë kampion duhet ta dorëszoni sa më shpejtë të jetë e mundur në laborator./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…