Alarmi në nivelin ndërkombëtar shpërtheu më 31 dhjetor të 2019 për një virus të ri që shpërtheu në Wuhan të Kinës.
Më 7 janar 2020 epidemiologët kinezë identifikuar shkakun e epidemisë dhe ishte një virus i ri që botërisht njihet si koronavirus.
Në origjinë të virusit mësohet se kanë qenë kafshë të infektuara në tregun e madh të kafshëve në Vvuhan, ku zakonisht tregtohen kafshë të gjalla, që nga gjarpërinjtë deri tek lakuriqët. Duke rindërtuar historinë e mutacionit gjenetik të virusit, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se kalimi fillestar nga kafsha tek njeriu mund të ketë ndodhur në mes të nëntorit 2019, për të shpërthyer më pas në formë epidemike pas një muaji nga transmetimi mes njerëzve.
Virusi i ri i përket familjes së koronavirus, e njëjta ku bëjnë pjesë ftohja e zakonshme por dhe ato më të mëdha si SARS apo MERS (një sëmundje e re epidemike që u përhap në lindjen e mesme që nga 2012). Në veçanti koronavirusi i ri ka një afërsi gjenetike të ngushtë me patogjenin vektor të SARS, një e dhënë që motivon emrin e saj zyrtar.
Siç e kemi thënë më herët simptomat e virusit janë temperatura, kolla dhe vështirësi në frymëmarrje dhe komplikacionet mund të çojnë në vdekje tek personat vullerabël.
Më 2 shkurt 2020 një skuadër shkencëtarësh të spitalit “Lazzaro Spallanzani” në Romë arriti të izolonte virusin, mes laboratorëve të parë në botë që ia doli, duke vendosur sekuencat gjenetike në dispozicion të komunitetit shkencor ndërkombëtar.
Në përgjithësi viruset që i përkasin familjes së koronaviruseve janë përgjegjës për rreth 1/5 e polmoniteve virale, dhe polmoniti aktualisht është shkaku direkt i vdekjes foshnjore në nivel global, rreth 800 mijë vdekje në vit mes fëmijëve nga moshat 0 në 5 vjeç, që do të thotë një vdekje çdo 39 sekonda.
Polmoniti është një sëmundje killer për fëmijët, bashkë me të moshuarit dhe të sëmurët kronike, pasi janë subjekte vulnerabël për infeksionet respiratore akute.
Në rrezik janë të porsalindurit dhe fëmijët nën dy vjeç, për shkak se sistemi i tyre imunitar është ende në zhvillim.
Sidoqoftë në epideminë e koronavirusit ka shumë më pak të infektuar mes fëmijëve dhe adoleshentëve krahasuar me pjesën tjetër të popullatës. Edhe në Wuhan, në epiqendrën e epidemisë nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje mes fëmijëve nën 10 vjeç, dhe rastet e kontaminimit të kësaj moshe janë të rralla.
Për këtë fenomen ka shpjegime të ndryshme të mundshme. Në pritje për të zbuluar arsyet e sakta, e rëndësishme është që tek fëmijët të aplikoni të gjitha masat parandaluese dhe të higjienës të këshilluar nga autoritetet shëndetësore, qoftë në zonën e prekurn nga kontaminimi edhe në ato që nuk janë prekur ende.
Një tjetër këshillë e nevojshme është që ti shpjegoni fëmijëve (në mënyrë të përshtatshme në gjendje që ta kuptojë) çfarë po ndodh rreth tyre. Mos pranoni shpjegime nga të rriturit në kontekstin e rrezikut dhe tensionit të perceptuar, pasi në fakt gjeneron ankth më shumë se sa ai që e menaxhon mirë situatën.
A janë fëmijët më të prekshëm nga virusi që shkakton koronavirusin (COVID -19) krahasuar me popullatën e përgjithshme dhe si mund të parandalohet infeksioni?
Përgjigje: Jo, nuk ka të dhëna që fëmijët janë më të prekur. Në fakt, rastet më të shumta të konfirmuara me koronavirus që janë raportuar nga Kina kanë ndodhur mes të rriturve. Infeksione tek fëmijët nuk janë raportuar, përfshi edhe ata pak më të rritur. Nga informacioni i kufizuar i publikuar nga shpërthimet e kaluara të Sindromës së Rënda Akute të frymëmarrjes koronavirus (SARS-CoV) dhe sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme, koronavirus (MERS-CoV), infeksioni midis fëmijëve ishte relativisht jo i zakonshëm.
Përhapja nga njeriu te njeriu i virusit që shkakton COVID-19 ka ndodhur mes kontakteve të ngushta të udhëtarëve të kthyer nga provinca e Hubei në Kinë. Sigurisht që fëmijët duhet të përfshihen në veprimet parandaluese për të shmangur infeksionin,përfshi larjen e duarve me sapun dhe ujë, apo dezinfektues duarsh me bazë alkooli, duke shmangur njerëzit e sëmurë dhe duke vijuar programin e tyre të vaksinimit, ku përfshihet edhe vaksina e gripit.
A paraqet ndryshim klinik COVID-19 tek fëmijët në krahasim me të rriturit?
Përgjigje: Raportet e kufizuara të fëmijëve me COVID-19 në Kinë kanë përshkruar simptoma të ngjashme me ftohejn, si temperaturë, ethe, hundë dhe kollë. Simptomat gastrointestinale, si diarrea dhe të vjellat, janë raportuar vetëm në një fëmijë të prekur me COVID-19. Këto të dhëna të kufizuara tregojnë se fëmijët e konfirmuar me koronavirus në përgjithësi kanë pasur simptoma të buta dhe megjithëse janë raportuar komplikacione, ato duket se janë të rralla.
A janë fëmijët në rrezik të shtuar për sëmundjen e rëndë, sëmundshmëri apo vdekje nga infeksioni i koronavirusit, në krahasim me të rriturit?
Përgjigje: Ka pasur shumë pak të dhëna për rezultate klinike të fëmijëve me koronavisur, deri sot (23.2.2020). Raportet e kufizuara nga Kina tregojnë se fëmijët e konfirmuar me koronavirus në përgjithësi kanë pasur simptoma të buta dhe megjithëse janë raportuar komplikacione, ato duket se janë të rralla. Megjithatë, si me sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, një pjesë e fëmijëve mund të jenë në rrezik të rritur nga infeksioni i rëndë dhe bëhet fjalë për ata fëmijë që kanë probleme shëndetësore.
A ka ndonjë trajtim të mundshëm për fëmijët me koronavirus?
Përgjigje: Nuk ka ende ilaçe antivirale të rekomanduara apo liucencuara nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) për koronavirusin. Menaxhimi klinik përfshin zbatimin e shpejtë të masave të rekomanduara për parandalimin e infeksionit dhe masat e kontrollit në mjediset e kujdesit shëndetësor dhe menaxhim mbështetës të ndërlikimeve.
Fëmijët dhe anëtarët e familjes së tyre duhet të adaptojnë veprimet parandaluese për të shmangur përhapjen e infeksioneve respiratore./ MeMjekun.com
Burimi i informacionit:
UNICEF
CDC- Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…