Dermatologji

Lëkura e duhanpirësve, si vepron cigarja

Duhani prek lëkurën e duhanpirësve, por dhe të atij që merr tymin në mënyrë pasive. Kini parasysh se përmban rreth 4 mijë përbërës toksikë, ku 300 prej tyre janë të rrezikshme dhe mund të kenë efekte dermatologjike. Ja pse lëkura e duhanpirësve është veçanërisht në rrezik.

Duhet të dini që duhani shkakton efekte të ndryshme estetike të padëshiruara. Dhe pse dëmton lëkurën e të gjithë trupit, këto efekte janë më të dukshme në fytyrë. Madje mund të flitet për një skemë specifike që përcaktohet si “fytyra e duhanpirësit”.

Megjithatë efekti i duhanit në lëkurë nuk mbetet vetëm tek efektet estetike. Në disa raste provokon sëmundje të rënda siç mund të jetë dhe tumori i lëkurës. Një anë pozitive është që nëse personi lë duhanin, efektet zvogëlohen qoftë në harkun kohor afatmesëm dhe atë afatgjatë.

EFEKTI I DUHANIT NË LËKURËN E DUHANPIRËSVE

Efekti i parë i duhanit në lëkurë është rritja e radikaleve të lira. Bëhet fjalë për elemente kimikë që dëmtojnë membranën qelizore. Modifikojnë madje dhe informacionet gjenetike duke provokuar anomali në arteriet e dermës dhe epidermës.

Në këto kushte, rrezikohet hidratimi i lëkurës. Lëkura e duhanpirësve privohet nga oksigjeni dhe ushqyes të tjerë thelbësore, arsyeja pse shfaqin dehidratim dhe tharje. Nikotina ka dhe një përbërës të quajtur vazopresinë, që rrit tensionin e gjakut dhe redukton estrogjenin. Një nivel i ulët i estrogjenit rrit më tej thatësinë e lëkurës.

Nga ana tjetër, konsumi i duhanit zvogëlon përthithjen e vitaminës A dhe ndryshon nivelin e elastinës dhe kolagjenit. Rezultati është lëkura e thatë, pak e shndritshme dhe me më shumë rudha.

Fytyra merr një ngjyrë gri-të verdhë dhe mollëzat bëhen më të theksuara. Ndonjëherë shfaqen dhe njolla lejla, ndërsa flokët bëhen të thatë e të dobët.

PLAKJA E PARAKOHSHME

Një nga shfaqje të më të dukshme të duhanit në lëkurën e duhanpirësve është plakja e parakohshme. Ky efekt është më i dukshëm tek gratë krahasuar me burrat dhe vihet re me intensitet më të lartë pas moshës 39 vjeçe.

Rrudhat e duhanpirësit janë të ndryshme nga ato të një joduhanpirësi. Rrudhat janë më të ngushta, më të thella dhe më të dukshme. Konturet janë më të shënuara. Një studim bën të ditur se rrudhat e disa duhanpirësve mes 40 dhe 40 vjeç janë të ngjashme me ato të një joduhanpirësi të moshës 60 apo 70 vjeç.

Rrudhat janë më të dukshme rreth syve dhe buzës së sipërme, dhe për shkak të pozicionin që adopoton fytyra për të pirë duhan. Plakja e parakohshme është kryesisht pasojë e faktit se pirja e duhanit shkakton grumbullimin e mbetjeve të elastinës në lëkurë, duke shkaktuar degjenerim të kolagjenit e për rrjedhojë formimin e rrudhave.

DUHANPIRJA VONON SHËRIMIN E LËKURËS

Problemet e shenjave nga një plagë janë një tjetër pasojë e duhanpirjes në lëkurë. Duhani ndryshon dhe oksigjenimin e indeve, zvogëlon qarkullimin dhe intoksikon gjakun. Pasoja e të gjithë kësaj është se plagët, veçanërisht ato kirurgjikale kërkojnë më shumë kohë të shërohen.

Duhanpirësit me ulçer kronike në mënyrë të veçantë në gjymtyrët e poshtëm tregojnë një kurs më të paqëndrueshëm dhe vështirësi në shërim. Ata që konsumojnë një paketë në ditë kanë një rrezik tre herë më të lartë për të pasur nekroza në një plagë krahasuar me joduhanpirësit.

PROBLEME TË TJERA

Janë të shumta sëmundjet dermatologjike që shaktohen ose përkeqësohen nëse personi është duhanpirës. Mes tyre janë:

Alopecia apo humbja e flokëve
Psoriasa
Hydrosadenitis suppurative
Ekzemë kronike të duarve

Duhani shkakton dhe shfaqjen e një ngjyrë të verdhë në thonj, gishta dhe dhëmbë ku rritet pllaka bakteriale. Nxehtësia e cigares në gojë prodhon një mikroagresion të përsëritur që në fund mund të shkaktojë tumor të buzëve.

Duhani është një faktor potencial për shfaqjen e tumoreve të lëkurës, të llojit jo melanomë. Në veçanti mund të shkaktojë karcinomë qelizore skuamoze, një gjendje dyfishtë më e shpeshtë tek ata që pijnë duhan. Mund të shkaktojë edhe kancer të zgavrës së gojës dhe të rrisë rrezikun e metastazave./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun
Tags: duhanpirja

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago