Mirëqenie

Si trajtohen të sëmurët me COVID-19, ilaçet e mundshme për koronavirusin

Ka një debat të madh në botë sot lidhur me ilaçet që përdoren për koronavirusin. Qoftë në botën shkencore dhe atë politike, ka mendime kontradiktore mbi përdorimin efektiv të këtyre trajtimeve.

Siç ndodh në rastet e sëmundjeve virale, nuk ka një trajtim specifik për koronavirusin. Shkenca është në kërkim të një ilaçi, apo një kombinimi ilaçesh, në gjendje të ndalë përhapjen e virusit.

Nuk nevojiten antibiotikë, pasi këta të fundit luftojnë bakteret. Gjithashtu nuk mund të konsiderojmë antiinflamatorët si formë trajtimi ad-hoc. Po kërkohen metoda që përmirësojnë frymëmarrjen dhe që ndërhyjnë në simptomat e shkaktuara nga COVID-19.

Gjithësesi, në gjendjen aktuale ka disa trajtime për koronavirusin që disa protokolle autorizojnë në rast të terapive intensive në vende të ndryshme. Nuk ka ende një ilaç të miratuar që mund të merret me shfaqjen e simptomave.

Entet rregullatore të kompanive farmaceutike dhe laboratoreve janë më fleksibël në dispozitat e ligjet e tyre. Eksperimentet miratohen në kohë më të shkurtra. Për shembull, duhet të mendojmë se OBSH ka regjistruar mbi 250 studime klinike që po bëhen aktualisht mbi këtë temë.

ILAÇET POTENCIAL PËR KORONAVIRUSIN

Hidroksiklorokina

Një nga mundësinë kryesore që u morr në konsideratë në fillim të pandemisë së Koronavirusit ka qenë hidroksiklorokina. Bëhet fjalë për një ilaç që trajton malarien.

Aktualisht është një trajtim që përdoret kundër koronavirusit, sidomos për shkak të veprimit të saj antiinflamator. Pikërisht për këtë karakteristikë mendohet se zvogëlon stresin respirator të shkaktuar nga COVID-19, një nga shkaqet e vdekjes dhe një nga arsyet që kërkohet një respirator artificial.

Bëhet fjalë për një ilaç ekonomik dhe ky është një avantazh në termat e disponueshmërisë, por mund të shkaktojë dhe efekte të padëshiruara. Mes tyre është dhimbje koke, diarre, të vjella dhe skuqje të lëkurës.

A KA NJË TRAJTIM EFIKAS PËR KORONAVIRUSIN?

Sëmundja e COVID-19 konfigurohet ndër rastet më të rënda të një polmoniti intersticial. Pra do të thotë se antibiotikët nuk janë efikasë në trajtimin e saj, siç ndodh në polmonitet e zakonshme me origjinë bakteriale. Vijojnë studimet për disa ilaçe antivirale ndërsa disa eksperimente që janë bërë në përbërësit aktivë alternativë kanë rezultuar pa sukses.

Pra, në situatën aktuale nuk ka një trajtim për terapi specifike për këtë virus. Për më tepër nuk ka ende një vaksinë në treg që është provuar të jetë efikase dhe e sigurtë.

Por kjo nuk do të thjotë se “nuk ka shpresë” për ata që infektohen.Përkundrazi, ka trajtime të ndryshme mbështetëse që ndihmojnë pacientin t’i mbijetojë infeksioni derisa sistemi imunitar arrin të kontrollojë atë në mënyrë autonome

Disa nga terapitë mbështetëse të përdorura janë:

Infuzioni i lëngjeve;
Ilaçe që kontrollojnë temperaturën
Oksigjen

Në rastet më të rënda të vështirësive respiratore kalohet në njësinë e terapisë intensive, në intubim.

PERSPEKTIVA PËR TRAJTIMIN NË TË ARDHMEN PER COVID-19

Aktualisht janë në fazë studimi si vaksinat ashtu dhe ilaçet për të trajtuar COVID-19. Përsa i përket këtyre të fundit ka prova për përbërës të ndryshëm aktivë që po tregojnë efikasitet të pranueshëm në parandalim apo trajtim.

Megjithatë, para se ato të dalin në treg apo të përdorin në mënyrë rutinë, është e nevojshme të plotësohen studimet klinike për efikasitetin dhe sigurinë: përveçse duhet të jenë efikase, ilaçet duhet të jenë të sigurta, duke qartësuar efektet anësore në individë dhe kur nuk udhëzohet të jepet.

Ky proces, që është i ngjashëm me atë që ne e quajmë “kolaudim”, mund të dojë muaj apo vite.

Javët e fundit në qendër të vëmendjes janë vënë disa ilaçe që janë premtuese, por para se të vlerësojmë ato duhet të kujtojmë disa parime themelore:

Një episod i vetëm shërimi nuk ka vlerë shkencore.
Ilaçet e fundit nuk janë domosdoshmërisht më të mirat se ato që kemi

Një dozë më e lartë nuk është domosdoshmërisht më efikase, çdo molekulë duhet marrë në dozën korrekte.
Çdo ilaç mund të shkaktojë efekte anësore, ndonjëherë dhe të rënda, prandaj efikasiteti i një ilaçi duhet të peshohet gjithmonë me rreziqet e mundshme.

KLOROKINA

Ajo është një ilaç që ka pothuajse një shekull histori dhe përdoret ende për tajtimin e malaries dhe disa sëmundjeve rematizmale siç është artridi reumatoid.

Sot është objekt i të paktën 10 studimeve të ndryshme klinike, dhe sipas të dhënave të fundit të këtyre studimeve duket se është premtues për trajtimin e COVID-19.

REMDESIVIR

Remdesivir është një ilaç antiviral me spektër të gjerë i studiuar fillimisht si përgjigje ndaj virusit Ebola. Në bazë të eksperimentit in vitro në një qelizë të vetme është hedhur hipoteza se mund të jetë efikase në kontrollin e SARS-CoV0-2. Nuk ka ende të dhëna të disponueshme mbi efikasitetin apo sigurinë, por nëSHBA është aprovuar nga FDA për një eksperiment klinik

FAVIPIRAVIR (AVIGAN®)

Kina aprovoi përdorimin e këtij ilaçi, një antiviral, për trajtimin e simptomave të COVID-19. Ilaçi u prodhua fillimisht për trajtimin e gjendjes inflamatore të hundës dhe gojës, por në bazë të disa vrojtimeve paraprake mund të japë një përmirësim të gjendjes klinike tek pacientët pozitivë me SARS-CoV-2. Studimi është ende duke u zhvilluar, megjithatë organe të ndryshme shëndetësore ndërkombëtare ende nuk e kanë autorizuar për shkak të dyshimeve mbi efikasitetin dhe rrezikun e efekteve të rënda anësore.

TOCILIZUMAB

Tocilizumab është një antitrup monoklonal me veti imunosupresive i përdorur aktualisht në trajtimin e artritit reumatoid.

A KA LLOJE TË TJERA TË TRAJTIMIT TË COVID-19?

Studiuesit po përballen me koronavirusin në disa fronte: përveç ilaçeve tradicionale, në fakt, ka mundësi trajtimi që janë ende në studim dhe që bazohen në qasje jo vetëm farmakologjike, mes të cilave:

Transfuzioni i plazmës– në SHBA FDA-ja ka miratuar një test për përdorimin e plazmës së pacientëve të mbijetuar nga infeksioni, pasi një plazmë e tillë ka antitrupat kundër virusit.

Antitrupat monoklonal– bëhet fjalë për përdorimin e antitrupave të drejt për drejt kundër virusi; ato duhet të identifikohen, pastrohet e prodhohen në sasi të madhe duke nisur nga plazma e pacientëve që kanë luftuar tashmë infeksionin.
Qelizat staminale– trajtimi me qeliza staminale mund të jetë përfitues për pacientët me sindromën e distresit të frymëmarrjes, një gjendje që prek disa nga rastet me të rënda me COVID-19./ MeMjekun.com

Burimi:
“Nature”- Ilaçet për COVID-19 dhe Remdesivir dhe COVID-19
Efikasiteti i Klorokines dhe Remdesivir

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago