Psikologji

Hipokondria, ankthi se vuan nga një sëmundje, çfarë duhet të dimë?

Një fenomen që është vënë re në kohët e fundit është ajo e hipokondrisë, ankthi dhe frika se je prekur nga një sëmundje. Reagimi që shfaqet është në nivele të ndryshme. Në rastet më të lehta flitet për dyshimin se mund të jesh infektuar nga virusi deri tek perceptimi më i ekzagjeruar i simptomave të ngjashme, si një teshtimë e thjeshtë.

Në format më të rënda, është siguria se je sëmurë, duke pasur madje dhe simptoma të saj, dhe pse në të vërtetë jeni i shëndetshëm. Kjo gjendje shkakton një vuajtje të vazhdueshme, pasi njeriu është i bindur se është sëmurë por jo i trajtuar siç duhet. Pandemia ka sjellë pasoja të ndryshme, dhe mes tyre është dhe ai psiko-emotiv. Bombardimi me lajme, gjendja e përgjithshme e alarmit ndikojnë në rritjen e stresit. Kjo çon më lehtësisht në fenomenin e hipokondrisë.

 

PANDEMIA DHE ANKTHI

Ankthi është një gjendje që shprehet në mënyra të ndryshme, duke lindur sëmundje të ndryshme. Më e zakonshme është një frikë joproporcionale ndaj së ardhmes, ndjesia e të qënit nën kërcënim dhe të kesh një siguri të tillë se je në prag të vuajtjes së dëmit serioz.

Në kushte normale, një persion në ankth ka frikë për të ardhmen përballe një rreziku të vërtetë apo imagjinar. Në situatën që po jetojmë, megjithatë, rreziku është i pranishëm dhe mund të shkaktoj dëm serioz.

Shtoji kësaj dhe pasigurinë e përgjithshme, të paktën në këtë moment, nuk ka asnjë mënyrë të qartë për të dalë nga kjo sitautë. Të gjithë, kush më shumë e kush më pak po vuajmë, por njerëzit me ankth, e mes tyre dhe hipokondriakët, janë veçanërisht vulnerabël.

SI TE LUFTOHET HIPOKONDRIA?

Me masat që janë marë ne pandemi si izolimi në shtëpi, distancimi fizik dhe higjiena, duhet të kemi dhe një tjetër: trajtimi për mendjen. Çaste si këto vënë në provë të vështirë ekuilibrin mes arsyetimit dhe emocionit.
Ky është një aspekt për tu mbrojtur, mbi të gjitha duke mos u ngarkuar nga lajme katastrofike. Nuk bëhet fjalë për të mbyllur sytë e për të bërë sikur asgjë spo ndodh, por të përcaktosh një kohë për t’i kushtuar informacionet dhe pjesën tjetër për veten dhe të tjerët. Frymëmarrja, sporti dhe meditimi ndihmojnë shumë.

Si duhet të sillemi me një person hipokondrik? E rëndësishme është të mos kundërshtoni besimin e tij pasi do e rriste tek ai person ndjesinë që nuk është i mbrojtur. Përkundrazi, mbështetuni në këshillat e një psikoterapisti për të ndihmuar njerëzit tuaj të dashur./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago