Dermatologji

Dr. Afërdita Stroka: Si të ruajmë lëkurë të shëndetshme

Çfarë shkakton rrezatimi diellor?
Një nga mënyrat më të rëndësishme për t’u kujdesur për lëkurën tuaj është shfrytëzimi i kujdesshëm i rrezatimit diellor për trupin tuaj. Krahas efekteve dobiprurëse ekspozimi i tepruar tek rrezatimi diellor mund të shkaktojë djegje të lëkurës, goditje nga të nxehtit, pikën në tru, të favorizojë shfaqjen e nishaneve, rrudhave dhe kancerit të lëkurës në mosha të herëshme dhe probleme të tjera të lëkurës.
Për mbrojtjen më të plotë të diellit:
Përdorni krem dielli ku shënohet me gërma të mëdha SPF dhe një numër me përqindje prapa(psh. SPF 15%, ose 30%, ose 50% etj).Mbrojtja ndaj rrezatimit Ultra Violet(UV) diellor është strategjia kryesore parandaluese e disa sëmundjeve te lëkurës. Edhe pse ky kufizim është I këshillueshëm, mënyra e jetesës e bën të pamundur për shumë individë. Përdorimi i rregullt i kremrave mbrojtës nga dielli paraqet një kompromis prakik. Ato kanë treguar se mbrojnë nga keratozat aktinike, elastoza diellore dhe karcinoma me qeliza skuamoze. Përdorimi rutinë i tyre gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e melanomës. Dermatozat e shkaktuara nga ekspozimi I tepruar në diell mund të parandalohen jo vetëm me kremëra dhe veshmbathje si bluzë me mënga dhe fustan të gjatë (verore), por edhe me ekspozimin në orët me rrezatim të ulët UV para orës 9:00 dhe pas orës 17:00 në muajt e beharit(fillim maj- fund shtator).

Rrezatimi UV që arrin sipërfaqen e Tokës mund të ndahet në UV-B (290-320 nm) dhe UV-A (320-400 nm).

Një krem dielli “spektër i gjerë” siguron mbrojtje prej UV-B dhe UV-A. Një produkt “rezistent ndaj ujit”ruan efektin mbrojtës pas 40 ose 80 minutash zhytje në ujë.

Përdorni një krem dielli me spektër të gjerë me një SPF prej të paktën 15 %. Aplikoni me kujdes atë 30 minuta para zhytjes në ujë, mos lani trupin me sapun pas daljes dhe mos e fërkoni trupin me peshqir pas daljes prej ujit. Kremi SPF 15 % ka fuqi mbrojtëse pothuaj sa ai 30%, 40 %, 50%, 60 % etj. Ndryshimi qëndron tek kohëzgjatja e veprimit mbrojtës të kremit. Ajo zgjat përkatësisht 1-2 orë, 2-4 orë, 4-5 orë, 5-6 orë dhe 6-8 orë. Për shkak të dëmeve që shkaktojnë në sistemin e gjendrave me derdhje të brendëshme për fëmijët dhe të moshuarit të përdoren kremëra SPF me përqindje sa më të ulët.

Preferoni hijen.Të qëndrosh brenda shtëpisë është padyshim mënyra më e mirë për të shmangur diellin, por inkurajimi i individëve për të shmangur orët kur dielli është në kulmin e tij është mënyra me e mire. Përpjekja për të planifikuar aktivitete para orës 10 të mëngjesit dhe pas orës 4 pasdite shmang ekspozimin diellor me rrezatim të lartë UV. Në ditë të vrejtura, 80% e rrezatimit UV mund të depërtojë në tokë përmes reve. Hija është gjithashtu e këshillueshme megjithe vështirësite në vlerësimin e saktë të efekteve mbrojtëse duke patur parasysh reflektimin dhe depërtimin errezatimit UV në mjedise të ndryshme.

Vishni veshje mbrojtëse.Veshja mund të jetë një formë e shkëlqyeshme e mbrojtjes nga dielli. Mbrojtja bie ndjeshëm kur pëlhura bëhet e lagësht. Ngjyra luan një rol të vogël. Ngjyrat e errëta mbrojnë më mirë sesa ngjyrat e hapura.Kapelet janë pjesë më të rëndësishme të veshjeve. Kërkohet një buzë e gjerë për të mbuluar trupin dhe qafën.

Përdorimi i rregullt i kremit te diellit mund të zvogëlojë sintezën e vitaminës D të varur nga rrezet UV. Personat e moshuar janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj pasojave të mungesës së vitaminës D, duke favorizuar zbutjen dhe thyerjet e kockave. Individët e udhëzuar për të aplikuar me kujdes kremrat e diellit ende marrin dritë të mjaftueshme të diellit për të ruajtur nivelin normal të vitaminës D.

Nivelet optimale të vitaminës D nuk janë përcaktuar. Ato mund të merren nga ekspozimi i rastësishëm ne diell, dieta dhe shtojcat dietike. Për individët që praktikojnë mbrojtje të rreptë, rekomandohet marrja ditore prej 600 IU e vitaminës D përmes dietës ose shtojcave; për personat e moshës 71 vjeç ose më te vjeter mund te rekomandohen 800 IU ose më teper.

Kremrat e diellit vetëm mund të ofrojnë mbrojtje të pamjaftueshme nga rrezatimi UV. Kremrat e diellit funksionojnë më së miri për të parandaluar djegien nga dielli nga rrezatimi UV-B. Ato ofrojnë mbrojtje më të kufizuar nga rrezatimi UV-A. Hija mbetet forma më e mire e mbrojtjes nga dielli.

Për shkak se rrezet UV mund të kenë efekte të dëmshme akute dhe kronike në indet sy, syzet e diellit ofrojnë mbrojtje të rëndësishme.

Molat apo niashanet me ngjyre te lekures të shfaqura gjatë jetës, si njolla të vogla në kafe ose më të errëta zhvillohen si pasoje e ndryshimeve në shtresën e thellë të lëkurës ku shtrihen qelizat e pigmentuara. Zakonisht dëmtimi ndodh qysh gjatë fëmijërisë dhe djalërisë ose vajzërisë. Shumica e njerëzve që nuk janë mbrojtur në këto mosha kanë nga 10 deri në 40 nishane me ngjyre kafe(mola), disa prej të cilave mund të ndryshojnë në pamje ose të zbehen me kalimin e kohës.

Shumica e molave janë të padëmshëm. Rrallë, ato transformohen ne kancer lekure. Monitorimi I nishaneve dhe njollave të tjera të pigmentuara është një hap i rëndësishëm në zbulimin e kancerit të lëkurës, veçanërisht melanomës malinje.

Trajtimi i nishaneve pa bisturi prane Klinikes Stroka :
Pasi behet kontrolli I nishaneve me Dermatoskop ku specifikohen nishanet qe duhet te trajtohen per arsye shëndetësore, apo nishane pa problematike shendetesore, por qe pacienti kerkon ti trajtoje per arsye estetike.
a- Nishanet qe trajtohen per arsye shendetesore kerkojne 2 apo 3 seanca trajtimi ne varesi te permasave të tyre. Gjate ketyre seancave, punohet mbi siperfaqen e tyre duke aplikuar solucionin bimor qe e kthen nishanin nga nje mase mishtore ne nje koriçkë. Pasi nishani është tharë, fillon procesi i rigjenerimit të leëkureës dhe rënies së tij.

b- Nishanet qe trajtohen per arsye estetike kerkojne 1 ose 2 seanca trajtimi ,ne varesi te permasave te tyre. Gjate ketyre seancave, punohet mbi siperfaqen e nishanit I cili thahet dhe bie pas procesit te rigjenerimit. Aftesia individuale rigjeneruese e lekures percakton edhe vizualitetin e gjurmes se nishanit.

2. Mos pini duhan
Pirja e duhanit e bën lëkurën tuaj të duket më e vjetër dhe kontribuon në rrudhat. Ajo ngushton enët e vogla të gjakut në shtresat më të jashtme të lëkurës, gjë që varfëron furnizimin e saj me oksigjen dhe lëndë ushqyese që janë mjaft të rëndësishme.

Pirja e duhanit gjithashtu dëmton kolagjenin dhe elastinën – fibrat që i japin lëkurës tuaj forcën dhe lëmueshmërinë.
Përveç kësaj, pirja e duhanit rrit rrezikun për kancer lëkure . Mënyra më e mirë për të mbrojtur lëkurën tuaj është të hiqni dorë prej tij.

3. Trajtoni butësisht lëkurën tuaj
Pastrimi dhe rruajtja e përditesheme mund të dëmtojë lëkurën tuaj. Për ta mbajtur atë të butë nevoitet:
a-Të kufizoni kohën e banjës. Uji i nxehtë apo banjot e gjata largojnë yndyren nga lëkura juaj.
b-Shmangni sapunët e fortë. Ata mund të heqin yndyren nga lëkura juaj duke e bërë më të brishtë. C-Rruajuni me kujdes. Për të mbrojtur dhe lubrifikuar lëkurën tuaj, aplikoni krem rroje, locion ose xhel para rruajtjes. Rruajeni në drejtim të rritjes së flokut, jo kundër tij.
d-Pas larjes ose dushit, fshijeni butësisht lëkurën tuaj me një peshqir në mënyrë që te mos thahet lëkura.
e-Lagështoni lëkurën e thatë. Nëse lëkura juaj është e thatë, përdorni një hidratues që ju përshtatet.
4. Hani një dietë të shëndetshme!
Një dietë e shëndetshme mund t’ju ndihmojë të dukeni dhe të ndiheni më mirë. Hani shumë fruta, perime, fara dhe proteina te varfera ne yndyrna te ngopura . Lidhja midis dietës dhe puçrave të rinisë është e paqartë , por disa hulumtime sugjerojnë që një dietë e pasur me vaj peshku ose shtesa vaj peshku dhe e varfer ne yndyrna të ngopura dhe karbohidrate te përpunuara ose të rafinuara mund të promovojnë lëkurë më të re. Pirja e ujit në sasi të bollshme ndihmon në mbajtjen e lëkurës tuaj të butë.
5. Menaxhoni stresin!
Stresi mund ta bëjë lëkurën tuaj më të ndjeshme dhe të shkaktojë puçera dhe probleme të tjera të lëkurës. Për të patur trurin dhe lëkurën te shëndeteshme duhen ndërmarrë hapa për të menaxhuar stresin. Flini gjumë mjaftueshëm, vendosni objektiva të arsyeshme, pershkallëzoni listën tuaj të detyrave dhe jepini kohe vetes për të bërë gjërat që ju pëlqejnë.
Sigurisht, kujdesi për lëkurën shkon përtej kremit të diellit dhe pastrimit të përditshëm. Kuptoni rreziqet dhe përfitimet e tatuazheve dhe shpimit, duke përfshirë teknikat më të fundit të heqjes së tatuazheve. Njihni dhe pasojat e produkteve për nxirje. Gjeni mënyrat më të mira për të trajtuar puçrat.
Cfaredo qe I nevojitet lëkurës tuaj, mbështetuni në informacione të besueshme. Jo çdo herë ato i gjeni lehtë.
Klinika “Stroka” ofron këshilla të nevojshme për çdo person, të predispozuar për sëmundje të lëkurës si nishanet, kanceri, etj.

PYETJE-PERGJIGJET NGA LEXUESIT E MEMJEKUN.COM

PYETJA E PARE: Të lutem ma pyet pak doktoreshën se ça kremi të përdorim tani në dimër për fytyrën dhe a na dëmton dielli dhe në dimër.

Epiderma është shumë e ndjeshme ndaj ndryshimeve radikale të temperaturave. Për t’u kujdesur për lëkurën gjatë dimrit, Klinika Stroka ju sjell disa këshilla të thjeshta, për ta përballuar sa më mirë sezonin e ftohtë. Përdorni kremrat e duhur. Nëse në verë preferohen kremrat e lehtë dhe të lëngshëm, në dimër ata duhet të jenë më të pasur dhe intensivë për të mbrojtur lëkurën nga moti i ftohtë. Realizoni një pastrim të thellë të fytyrës për t’i rikthyer lëkurës shkëlqimin dhe rrezatimin e plotë. Pas pastrimit, zgjidhni një maskë hidratuese të përshtatshme për llojin e lëkurës. Eksfolioni lëkurën rregullisht. Një herë në javë aplikoni skrab për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës. Shmangni ndryshimet e temperaturës. Lëkura e përballon me vështirësi kalimin nga i ftohti në të nxehtë. Për të mos e dëmtuar, mos përdorni ujë me temperaturë më të lartë se 37°. Merrni vitamina. Frutat dhe perimet janë aleatët më të mirë për të kaluar një dimër në formë të mirë. Kujdesuni për buzët dhe duart në mënyrë që të mos dehidratohen. Përdorni krem mbrojtës (me spf). Rrezet UVB janë më të dobëta në dimër, ndaj nuk digjeni aq lehtë sa në verë, por rrezet UVA, të cilat shkaktojnë plakjen e lëkurës së parakohshme janë po aq të forta, çdo ditë të vitit.

PYETJA E DYTE: Prsh memjekun, mendova t’u shkruja mesazh pasi po ju nis dhe foto. Kam këtë si nishan në krah, nuk me ka sjellë asnjë shqetësim mirëpo jam në merak pse me është bërë. Ka disa vjet që më është bërë. Faleminderit

Mënyra më e mirë për të parandaluar melanomën është të kontrolloheni në mënyrë të vazhdueshme, ideale do të ishte kontrolli çdo 6 muaj. Nëse keni shqetësime të nishaneve, konsultohuni me mjekun dhe mbani në vëzhgim çdo ndryshim të tyre. Për vëzhgimin më të lehtë të nishanëve të trupit përdoret metoda e quajtur ABCDE. Meqenëse melanoma shfaqet pa paralajmërim në lëkurë, është e nevojshme t’i njohim mirë nishanet, vendosjen dhe pamjen e tyre, me qëllim që të zbulojmë dallimet. Melanoma më shpesh i ngjan nishanit dhe prandaj ndonjëherë është e vështirë të bëhet dallimi. Disa simptoma të saj janë: ngritje e lëkurës, gjakderdhje ose e enjtur e nishanit në sipërfaqen e lëkurës. Krahas këtyre simptomave, mund të paraqitet kruajtje, ndjeshmëri dhe dhembje. Nëse vëreni ndryshime të nishanëve sipas pikave të mëposhtme, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun: А ( Asymmetry = Asimetria) Njëra gjysmë e nishanit nuk është e njëjtë me gjysmën tjetër (sipas formës dhe/ ose ngjyrës). B (Border = Konturet) Kufiri i nishanit është i parregullt dhe mund të vërehen pjesë jo të rrafshëta të tij. C (Color = Ngjyra) Ngjyra e nishanit nuk është homogjene; mund të vërehet ngjyrë kafe, e zezë, e përhimët, e bardhë në formë të pikës. D (Diameter = Diametri) Diametri i nishanit është rreth 6mm, përafërsisht sa goma e lapsit. E (Elevation = Ngritja) Disa faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të lëkurës: Lëkura e bardhë
Ngjyra e syve: blu, jeshilë ose të kaltër
Flokë me ngjyrë të hapur
Tendenca për t’u djegur nga dielli në vend të marrjes së ngjyrës
Histori me djegie të rënda nga dielli
Prezenca e shumë nishaneve
Lëkurë me quka
Histori familjare me kancer lëkure

PYETJA E TRETE: Pyeteni dokoreshën me këtë të ftohtin si t’ia bëjmë me buzët, më formohet herpes, përdor lipozame të ndryshme po pa dobi.

Herpesi i buzës (Herpes Labialis) i njohur ndryshe edhe si plaga e të ftohtit, është një infeksion i shkaktuar nga virusi Herpes Simplex. Shenjat tipike janë dhimbje e shoqëruar me djegie, pasuar kjo flluska të vogla ose plagë. Shfaqja e parë mund të shoqërohet edhe me temperaturë, dhimbje fyti dhe rritje e përmasave të gjendrave limfatike. Incidenca (raste të reja) vjetore shkon në 1.6 për 1000 pacientë dhe prevalenca (raste gjithësej) shkon në 2.5 për 1000 pacientë në vit, nga të cilët, 1/3 bëjnë rishfaqje disa herë brenda vitit. Trajtimi konsiston në përdorimin local të kremrave antivirale, kremrave kundra dhimbjes, Oksid zinc ose Sulfate zinc ose përmes mjekimit antiviral oral. Krahas terapisë standarte të përshkruar më sipër, pranë klinikës tonë do të gjeni edhe produkte me origjinë bimore për përdorim lokal.

Dr. Afërdita Stroka
Klinika Stroka, Tiranë
Tel: 069 248 3631

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago