Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i kockave duhet të jetë shqetësim. Kjo analizë quhet Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar (MKK).
Kostoja e saj është e ndryshueshme në varësi të llojit të strukturës, tipologjisë dhe aparatit që përdoret. Ekzaminimi kërkon përdorimin e një aparature që mat densitetin e kockave dhe bën vlerësimin e sasisë së kockës në legen, në shtyllën kurrizore dhe ndonjëherë në kocka të tjera. Rezultati i ekzaminimit do të jetë ndimë për mjekun që të përshkruajë rekomandimet e nevojshme për të mbrojtur kockat në rastin e osteoporozës.
Osteoporoza është një sëmundje sistemike (që prek gjithë organizmin) e skeletit e karakterizuar nga një ndryshim i cilësisë së kockave duke rritur rrezikun e frakturave.
Klasifikohet në primitiv, kur shfaqet në mënyrë natyrale sidomos pas menopauzës apo me kalimin e viteve. Dhe sekondar kur shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si ilaçe, sëmundje.
MKK të tregon nëse densiteti kockor është normal, e zvogëluar (osteopenia) apo nëse keni osteoporozë. Ai është i vetmi ekzaminim që diagnostikon osteoporozën.
Ekzaminimi i jep mundësi mjekut:
Të dijë nëse kockat janë të dobëta apo të prekura nga osteoporoza para se të ketë fraktura,
Të vlerësojë probabilitetin e frakturës në të ardhmen,
Të shohë nëse densiteti kockor përmirësohet, përkeqësohet apo mbetet konstant,
Të vlerësojë efikasitetin e një ilaçi për osteoporozën
Të verifikojë nëse pas një frakture ka osteoporozë.
Futja e makinerisë së gjeneratës së fundit DEXA ka revolucionarizuar qasjen e këtij ekzaminimi, duke ofruar një mjet të karakterizuar nga saktësia e Tomografisë, por me një ekspozim ndaj rrezatimit pothuajse sa ultratingujt.
Ekzaminimet i densitometrisë kockore janë të shpejta të lehta dhe pa dhimbje. Në fakt, nuk është e nevojshme asnjë përgatitje, vetëm se nuk duhet të merrni integrator kalciumi në 24 orët e mëparshme. Çdo gjë metalike hiqet para se ti nënshtroheni ekzaminimit dhe nuk është e nevojshme të jeni esëll.
Ndryshe nga rezonanca magnetike, MKK nuk i kërkon pacientit të mbyllet në një tunel apo unazë, situata që pacientin mund ta vendosin në kushte klaustrofobie, por mjafton të shtrihet në një shtrat të hapur dhe të rrijë pa lëvizur gjatë ekzaminimit.
Gjatë ekzaminimit një krah automatik do të kalojë ngadalë mbi trup duke lëshuar rrezatim të dobët në pika specifike të trupit, për shembull në legen ose shtyllë kurrizore. Aparatura në këtë mënyrë rindërton jnë pamje të kockës së analizuar për të vlerësuar densitetin e saj. Në përgjithësi procedura zgjat pak minuta.
Rezultatet e densitometrisë kockore dalin duke përdorur T-score, një vlerë që tregon nëse densiteti kockor është minor apo maxhor krahasuar me atë të një rrituri të moshës 30 vjeç. Personeli mjekësor sheh T-score më të ulët për të diagnostikuar osteoporozën.
Sipas OBSH-së:
Një T-score prej -1.0 apo më i lartë tregon për një densitet normal kockor
Një T-Score mes -1.0 dhe -2.5 tregon një densitet të ulët kockor apo osteopeninë (trajtohet si çështje në një tjetër artikull në memjekun.com)
Një T-Score prej -2.5 apo më pak tregon osteoporozën.
Sa më i ulët të jetë T-score më i ulët është densiteti kockor (kini parsysh se flitet me numra negativë)./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…