Sëmundje infektive

Askariazat, parazitët e zorrëve/ Simptomat dhe trajtimi

Askariazat janë një infeksion që shkaktohet nga paraziti i zorrëve Ascaris lumbricoides dhe është infeksioni më i zakonshëm i zorrëve në botë.

Më i shpeshtë është në vendet që janë në zhvillim me sistem të dobët sanitar dhe higjiene.

SI TRANSMETOHET

Infeksioni nis kur vezët e Ascaris gëlltitet, zakonisht e mbartur nga ushqimi i kontaminuar. Ushqimi, nga ana tjetër, kontaminohet përmes kontaktit me tokën e ndotur nga jashtëqitja njerëzore që ka pasur vezët.

Vezët e Ascaris janë mjaft rezistente dhe mund të mbijetojnë në tokë për vite. Në momentin që gëlltiten, çelin dhe lëshojnë larvat në zorrë. Çdo larve migron në muret e zorrës së hollë dhe transportohet përmes enëve limfatike dhe të gjakut në mushkëri.

Larvat kthehen më pas në zorrën e hollë, ku maturohen e më pas bëhen parazitë të rritur; ky proces kërkon 2-3 muaj. Parazitët e rritur janë të gjatë nga 15-50cm dhe kanë një diametër prej 0.25-0.5 cm dhe jetojnë një apo dy vite. Vezët e nxjerra nga krimbat e rritur dalin me feçen dhe zhvillohen në terren duke rinisur kështu ciklin infektiv nëse gëlltiten sërish.

SIMPTOMAT

Pjesa më e madhe e të infektuarve nuk shfaqin simptoma. Prandaj askariaza mund të ketë simptomatologji të ndryshme, sipas pjesës së prekur të trupit.

Askariaza polmonare

Kur vezët gëlltiten ato çelin në zorrën e hollë. Larvat përmes fluksit të gjakut apo sistemit limfatik përfundojnë në mushkëri.

Mund të ketë simptoma të ngjashme me astmën apo polmonitin, përfshi kollë të vazhdueshme, frymëmarrje të shkurtër apo të zhurmshme. Pas 6 apo dhjetë ditësh, larvat migrojnë drej fytit.

Askariaza e zorrëve

Brenda zorrës së hollë larvat maturohen në krimba të rritur që zakonisht jetojnë në zorrë derisa vdesin. Në askariazën e lehtë apo të moderuar infektimi i zorrëve mund të shkaktojë këto simptoma:

Dhimbje të lehtë barku
Nauzea dhe të vjella
Diarre apo gjak në feçe

Në rastet më të rënda, mund të shfaqen simptoma si dhimbje të forta barku, lodhje, të vjella, dobësim dhe prani të krimbave në feçe apo të vjella.

TRAJTIMI

Trajtimi parashikon marrjen e ilaçeve antiparazitare me albendazol, mebendazol apo ivermectine që merren nga goja për të eliminuar parazitët e zorrëve. Fece duhet analizuar rreth 3 javë pas trajtimit për të parë nëse ka apo jo prani vezësh.
Shumë rrallë nevojitet ndërhyrja kirurgjikale për të hequr krimat, sidomos në rastet e bllokimit të zorrëve, bllokimit të rrugëve hepatike apo infeksione abdominale. Për të shmangur një riinfektim kini parasysh këto këshilla:

Lajini, qërrojini dhe gatuajini të gjitha frutat e perimet para se ti konsumoni. Sidomos në rastin e produkteve të kultivuara në zona ku depozitohen jashtëqitjet njerëzore.

Lajini mirë duart sidomos pasi të keni dalë jashtë apo urinuar dhe para se të hani.

Nëse keni kafshë çojini rregullisht tek veterineri për të parë nëse ka parazitë zorrësh.

Thonjtë mbajini të shkurtër e të pastër.

Lajini me temperaturë të lartë rrobat e kontaminuara si pizhamet apo çarçafët.

KOMPLIKACIONET E MUNDSHME

Rastet e lehta të askariazës zakonisht nuk shkaktojnë komplikacione. Megjithatë, nëse infektimi është masiv komplikacionet mund të jenë të rrezikshme.

Mes tyre kujtojmë këto që vijojnë:
Vonesë në rritje: mungesa e oreksitd dhe thithja e dobët e ushqimit të gëlltitur sjellin një pamjaftueshmëri ushqimi dhe vonon rritjen.

Bllokim dhe shpim të zorrëve: nëse infeksioni është domethënës, masa e krimbave mund të bllokojë një pjesë të zorrës. Mund të shkaktojë dhimbje të forta barku dhe të vjella. Bllokimi mund të çajë muret e zorrëve apo apendiksit. Për këtë arsye mund të zhvillohen hemorragji të brendshme dhe apendicit. / MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago