Kategorite

Me te lexuarat

Feçja e të porsalindurit, çfarë tregon për shëndetin e tij

bebja

Vëzhgimi i feçes është një nga strategjitë e para për të vlerësuar shëndetin qoftë tek të rriturit, qoftë dhe tek fëmijët.

Përsa i përket të porsalindurit, feçja mund të ketë disa suripriza. Veçanërisht nëse bëhet fjalë për fëmijën e parë dhe shqetësimi dhe ankthi është i pashpjegueshëm për shkak të mungesës së eksperiencës.

Si fillim, duhet të dini që feçja është ndërtuar në pjesën më të madhe me ujë, dhe pjesa tjetër material solid, baktere, yndyrna, materiale inorganike, mukus, qelizat e zorrëve dhe disa proteina.

Si ndryshon feçja gjatë rritjes së të voglit, duke nisur që nga momentet e para të jetës e në vijim.

Çfarë është mekoniumi?
Mekoniumi (angl: meconium) është një term që përdoret për feçen e fëmijës që në momentet e para të jetës. Feçet e para të bebes kanë ngjyrën pothuajse të zezë, dhe shpesh i bën përshtypje prindërve. Në të vërtetë është një ngjyrë normale pasi përbëhet nga sekrecionet e zorrëve, qelizat epiteliale të tij dhe lëngu amniotik i gëlltitur në barkun e nënës gjatë shtatzënisë. Me ushqyerjen me qumësht, qoftë gjiri apo artificial, kakon nga mekoniumi në feçen e vërtetë.

I porsalinduri i ushqyer me gji
Feçja e të porsalindurit merr ngjyrë të ndryshme sipas llojit të ushqyrjes me qumësht. Tek ata që ushqehen me gji, feçja është më e butë dhe ngjyra më e verdhë. Gjithashtu nuk ka ndonjë erë.

I porsalinduri i ushyqer me qumësht artificial

Feçja e të voglit të ushqyer me qumësht artificial është më ndryshe, krahasuar nga ushqyerja me gji. Në këtë rast feçja është më solide dhe më e thatë. Ngjyra natyrale është gjithmonë e verdhë, por me një tonalitet pak më të errët krahasuar me ata që ushqehen me gji. Dhe ka dhe erë.

Kapsllëku i të porsalindurit
Shpesh mendohet se pas çdo vakti duhet dalë jashtë. Në të vërtetë nuk është kështu për shumë të porsalindur, por jo për të gjithë. Ka fëmijë, që bëjnë feçe një herë në dy ditë edhe pse rriten mirë. Normalisht feçja e fëmijës që ushqehet me gji është më e “lehtë” për të dalë jashtë pasi është më e butë.
Ushqyerja me qumësht artificial çon në një feçe me kompakte dhe ndonjëherë vështrësi për të dalë. Ky lloj kapsllëku mund të shihet tek të gjithë të porsalindur dhe mund të ndodhë dhe për shkak të papjekurisë së muskujve të sfinkterit. Megjithatë nëse panolino e fëmijës qëndron e pandotur për një kohë të gjatë duhet të konsultoheni me pediatrin. Shpesh, kapsllëku tek i porsalinduri çon në bezdisje, nervozizëm të fëmijës dhe skuqje lokale. Si dukuri e shpeshtë është dhe në rastet kur kalohet nga ushqyerja me gji tek ai artificial, apo ushqimet e para solide. Në këto raste këshillohet rritja e sasisë së lëngjeve dhe fibrave përmes frutave, perimeve dhe drithërave në sasi të vogla.

Feçja e lëngshme tek i porsalinduri
Nëse i porsalinduri ka diarre, duhet të bëni shumë kujdes. Rreziku që fëmija të dehidratohet dhe dehidratimi në këtë moshë është shumë e rrezikshme. Kështu që në raste të diarresë i porsalinduri duhet të vijojë të hajë, duke i kushtuar vëmendje rënies në peshë. Nëse kjo e fundit kalon 10% duhet të drejtoheni te pediatri.

Diarrea tek të porsalindurit shkakthoet nga virus apo bakter, tipike gastroenterite, dhe fëmija në rastin e dehidratimit ndihmohet me integratorët oralë posaçërisht për ta.

Kur duhet shkuar tek pediatri?
Vëzhgimi i feçes së të porsalindurit është shumë i rëndësishëm, natyrisht pa frikëra të tepërta. Nëse feçja e bebit është e zezë, dhe kalon ditët e mekoniumit, (ditët e para të jetës) kjo mund të jetë për shkak të gëlltitjes së hekurit. Për shembull nëse gjiri i nënës çahet gjatë dhënies me gji. Në çdo rast, është mirë që i porsalinduri të vizitohet nga pediatri.
Nëse në feçe vihet re gjak, ngjyra mund të shkaktohet çarjes së kapilarëve gjatë daljes jashtë. Siç ndodh tek i rrituri, prania e gjakut në feçe nuk duhet të alarmojë por e rëndësishme është të ndihmohet të dalë jashtë me sa më pak dhimbje, duke u përpjekur që feçja të jetë sa më e butë me një ushqyerje të përshtatshme.
Nëse në feçe shihni mukozë, shkaku mund të jetë një tip infeksioni viral ose bakterial. Por nëse feçja është shumë shkumoze, duhet konsultuar personi përgjegjës për të parë kushtet e keqpërthithjes së ushqyerjes/ MeMjekun.com