Kategorite

Me te lexuarat

Apeli i Dr. Ismail Lutolli: Po rritet rezistenca ndaj antibiotikëve

Mjekët bëjnë thirrje herë pas here për mos përdorim të shpeshtë të antibiotikëve dhe madje një nga sfidat e OBSH-së për 2020 para nisjes së pandemisë ka qenë rezistenca që është krijuar ndaj tyre.

Mjeku i njohur Ismail Lutolli jep alarmin duke botuar antibiogramën e një fëmijë vetëm 3 vjec e gjysmë i cili shfaq që në këtë moshë rezistencë ndaj një pjese të mirë antibiotikësh.

Postimi i mëposhtmë i dr. Ismail Lutolli është marrë nga faqja e tij “Familja dhe Shëndeti”

POSTIMI I DR. LUTOLLIT

Kujdes nga përdorimi i antibiotikeve !
Fotoja qe shihni është e një femije 3,5 vjecar. Është e dhimbshme te shikosh rezistencën qe ka krijuar ne pjesen dermuese te antibiotikëve.
Ky femij eshte trajtuar me antibiotik ne cdo vizite qe ka patur te mjeku Pediatër Dhe asnjëherë nuk i është kërkuar një analizë e vetme,asnjë antibiogram.
Rritja e përdorimit të antibiotikëve dhe përdorimi i paarsyeshëm i tyre janë dy faktorët kyç që përshpejtojnë shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës.
Faktorët e tjerë që e plotësojnë mozaikun e problematikës së rezistencës janë: marrja e antibiotikëve pa recetë të mjekut, mungesa e resurseve të kontrollit të infeksioneve në spitale dhe komunitet, rritja e popullatës me moshë të shtyrë, udhëtimet masive të njerëzve dhe shpërdorimi i antibiotikëve në sektorin e veterinarisë.
Bakteret rezistente mund të shkaktojnë një rang të gjerë të infeksioneve: infeksione të traktit urinar, pezmatim të mushkërive, infeksione të lëkurës, barkqitje, infeksione të sistemit të qarkullimit të gjakut etj. Një problem shtesë që konsiderohet si binjak me rezistencën janë edhe infeksionet spitalore të shkaktuara nga bakteret rezistente.
Para çdo përshkrimi të antibiotikeve çdo mjek do të duhej të gjejë arsyen përse e përshkruan si dhe te realizoj analizst e duhura para përshkrimit.Cdo rrugë tjeter na sjellë deri të rrezikimin i të ardhmes imunitare të fëmijëve tanë.
Dr.Ismail Lutolli