Kategorite

Me te lexuarat

Të njohim ilaçet/ Cefuroxime, kur përdoret ky lloj antibiotiku

Cefuroxime

Cefuroxime është një ilaç që mjeku mund tua japë në rastin e otitit, faringitit apo cistitit bakterial.

Ai është një antibiotik që i përket familjes së cefalosporinës, dhe më specifikisht është një cefalosporinë e brezit të dytë.

NJË BETA-LATAM

Ky grup antibiotikësh është në gjendje të pengojë sintezën e peptidoglikanit nga muri qelizor i baktereve. Në veçanti, pengojnë procesin e transpeptidimit.

Për të kryer këtë efekt, antibiotiku duhet të hyjë në qelizë. Kur hyn. Lidhte me të ashtuquajtura proteina që lidhin penicilinën e bakterit.

Antibiotikët e këtij grupi janë ilaçe me spektër të n gushtë, dhe janë efikase vetëm në bakteret gram pozitiv. Ata janë gjithashtu dhe baktervrasës, pra shkaktojnë vdekjen e agjentit patogjen.

Mund të merren si nga goja dhe dhe nga ana parenterale. Kanë një profil të mirë sigurie; janë mjekim zgjedhjeje dhe në shtatzëni, megjithëse arrijnë të kalojnë placentën. Mes më të përdorurve gjejmë:
Penicilinë
Cefalosporinë: grupi ku bën pjesë dhe Cefuroxime
Monobaktamet: aktivë ndaj baktereve gram negativë.

PËR ÇFARË PËRDORET CEFUROXIME?

Siç e përmendëm më sipër, Cefuroxime është pjesë e nënfamiljes së cefalosporinës; antibiotikë të ngjashëm me penicilinën, por ndryshe nga kjo janë më efikas ndaj disa baktereve.

Përdoret kryesisht për të trajtuar infeksionet nga bakteret e ndjeshëm ndaj antibiotikëve beta-latame. Për këtë arsye vepron ndaj mikroorganizmave si Haemophilus influenzae, Neisseria gonorrhoeae e Borrelia burgdoferi. Udhëzohet të përdoret në rastet e otitit, sinuzitit, faringitit, cistitit të llojit bakterial dhe në infeksionet e lëkurës.

EFEKTET E PADËSHIRUARA

Si cefalosporinat e tjera dhe Cefuroxime mund të shkaktojë një seri efektesh të padëshirueshme. Të zakonshme janë shqetësimet gastrointestinale si:
Dhimbje stomaku
Të vjella
Diarre
Marramendje

Për kuriozitet, dhjetë për qind e atyre që ishin alergjikë ndaj penicilinës, ishin dhe ndaj cefalosporinës. Megjithatë nuk është treguar një alergji e kryqëzyar mes penicilinës dhe Cefuroxime dhe cefalosporinave të tjra të brezit të dytë e të ri.

PARALAJMERIM PER PERDORIMIN

Duhet të keni parasysh dhe kjo është shumë e rëndësishme që Cefuroxime mund të shkaktojë proleme kolaterale në disa katgori personash. Gjendjet që kërkojnë vëmendje të veçantë janë:

Mbindjeshmëria ndaj Cefuroxime-s apo cefalosporinat e tjera apo çdo agjenti beta-latam. Këshillohet kujdes tek personat me anamnezë të mbindjeshmërisë së rëndë dhe antibiotikëve të tjerë beta-latam.

Reaksioni i Jarisch-Herxheimer: kjo mund të ndodhë kur Cefuroxime përdoret për të trajtuar sëmundjen Lyme (infeksion bakterial), Borrelia burgdoferi.

Rritje e tepërt e mikroorganizmave rezistent si myku. Në raste si këto e të ngjashme duhet të ndërpritet trajtimi.

Ndërhyrje në analizat diagnostikuese: Trajtimi me Cefuroxime mund të ndryshojë rezultatin e disa analizave, si përshembull analizat e lidhura me gjakun.

KUJDES! Cefuroxime: merret vetëm me rekomandim nga mjeku

Cefuroxime është një antibiotik që duhet të përdoret me kujdes, njësoj si antibiotikët e tjerë. Vetëmjekimi dhe abuzimi janë një arsye për një shqetësim të madh për shëndetin publik, si dhe pengojnë zhvillimin klinik të barnave të reja antimikrobike./ MeMjekun.com

Burimi: Medline Plus