Mes tensionit dhe lumturisë/ Ultratingujt në shtatzëni, përgatitja dhe procedurat
Share This Article
Njihet dhe si ekografi apo sonogram, aplikacioni i ultatingujve në shtatzëni është një procedurë që përdor ultratingujt për të marrë pamjet e fetusit në barkun e nënës.
Bëhet fjalë për një nga ekzaminimet më të rënëësishme gjatë shtatzënisë. Prindërit e ardhshëm presin atë moment me një miksim tensioni dhe lumturie, pasi do të shohin për herë të parë të voglin e tyre.
PSE SHËRBEJNË ULTRATINGUJT
Me anë të ultratingujve mjeku mund të marrë informacione mbi gjendjen e mitrës dhe embrionit. Këto të dhëna i japin mundësi mjekut profesionist të planifikojë një ndihmë më tëmirë për gruan shtatzënë. Për këtë arsye bëhet fjalë për një nga zhvillimet më të mëdha në fushën e obstetrikës.
Për më tepër, ekografia të jep mundësinë për të pasur informacione në fazë të hershme për probleme që mund të shfaqen gjatë lindjes së fëmijës apo në fazën e formimit të fetusit.
Mes të dhënave kryesore gjejmë:
Shtatzëni me binjakë apo një fëmijë
Anomali si shtylla bifide
Rrahjet kardiake, tonin muskular dhe lëvizjet e bebit
Data e pritshme e lindjes
Probleme të placentës apo mitrës.
Duhet të theksohet se kjo procedurë nuk përdor asnjë rrezatim dhe është totalisht e sigurtë për nënën dhe fëmijën.
PËRGATITJA
Ekografitë janë të llojit transvaginal dhe abdominal
Ekografia transvaginale
Ky ekzaminim mund të bëhet gjatë trimestrit të parë të shtatzënisë për të konfirmuar praninë e një embrioni apo për të dëgjuar rrahjet e zemrës së fetusit. Për të lehtësuar ekzaminimin nevojitet të vishni veshje komode.
Përsa i përket përgatitjeve të tjera do të jetë mjeku që do ju udhëzojë nëse duhet të keni fshikëzën plot apo jo. Në rast se duhet të paraqiteni me fshikëzën e urinës plot duhet të pini 203 gota ujë një orë para ekografisë, duke mos shkuar në tualet.
Ekografi abdominale
Ultratingujt abdominal në shtatzëni bëhen kur fetusi është i dukshëm me këtë metodë. Nëna këshillohet që të paraqitet për ekografinë me fshikëzën plot që fetusi të duket më mirë, dhe kjo bëhet mes javëve 12 dhe 20, ose 32 deri në 36./ MeMjekun.com