Koronavirusi dhe ushqimet, a transmetohet virusi?
Share This Article
A mund të transmetohet koronavirusi përmes ushqimit? Në këto momente shumë prej nesh ia bëjnë këtë pyetje vetes. Një pjesë e mirë e strategjisë sot për të luftuar pandeminë përqëndrohet në parandalimin e saj. Por çfarë duhet të dimë për raportin mes koronavirusit dhe ushqimit?
Siç e kemi kuptuar tashmë, është në duart tona mundësia për ta vonuar apo parandaluar infektimin dhe për it dhënë mundësinë strukturave spitalore të menaxhojë në mënyrën e duhur burimet e saj. Masat si larja e duarve, qëndrimi në shtëpi dhe dezinfektimi i sipërfaqeve janë thelbësore.
Sipas informacioneve të disponueshme për momentin, koronavirusi i ri ka aftësinë të mbijetojë për disa orë në sipërfaqe. Kjo mund të jetë burim transmetimi i COVID-19, dhe pasi të kemi hyrë në kontakt me objektet e prekura e prekim gojën, hundën apo sytë. Por çfarë duhet të bëjmë për sa i përket ushqimit?
PËR MOMENTIN NUK KA PROVA
EFSA, European Food Safety Authority informon se nuk ka prova se ushqimi mund të jetë burim apo një transmetues i mundshëm i virusit. Deri sot nuk ka raste që janë infektuar përmes konsumit të ushqimit.
Ndërkohë janë të nevojshme studime të tjera për të konfirmuar këto rezultate dhe të formulohet një përfundim i saktë. Por me siguri e dimë se koronavirusi është pak rezistent ndaj nxehtësisë. Për këtë arsye gatimi i ushqimeve redukton rrezikun e lidhur me ushqimin.
Duke nisur nga kjo duhet shmangur konsumi i ushqimit të pagatuar, sidomos ato me origjinë shtazore. Bëhet fjalë për masa parandaluese ekstreme, por të nevojshme për të mos u infektuar.
DIME ENDE PAK PËR KORONAVIRUSIN
Pavarësisht besimit të përgjithhëm se transmetimi i koronavirusit të ri ka pasur origjinë nga konsumi i mishit të papërpunuar, ende nuk ka studime të mjaftueshme për këtë virus. Pjesa më e madhe e studimeve të disponueshme përqëndrohen në karakteristikat epidemiologjike të COVID 19 dhe më pak në trajtimin apo faktorin e rrezikut.
Për këtë arsye këshillohen masa ekstreme. Dhe pse ushimet nuk janë vektorë për virusin, është e rëndësishme të ndiqen masat e higjienës ushqyese. Gatuajini mirë ushqime,por dhe ti konservoni apo ngrini në mënyrë e duhur për tu siguruar se nuk ka patogjenë
KORONAVIRUSII DHE USHQIMET: ÇFARË DUHET TË KEMI TË QARTË?
Pak njohuri ka për koronavirusin e ri dhe shpjetësinë e përhapjes që po shkaktojnë panik dhe kaos shoqëror. E rëndësishme është të ruajmë qetësinë dhe të ndjekim këshillat për të ngadalësuar shpejtësinë e përhapjes së tij. Siç e kemi thënë shpesh në këtë mënyrë shërbimi shëndetësor mund të vijojë të ndjekë të gjitha rastet e reja të infektimit.
Higjiena ushqimore është thelbësore ashtu si higjiena e duarve Prandaj duhen gatuar mirë ushqimet, edhe pse prania e virusit në to nuk dihet me siguri. /MeMjekun.com
https://www.facebook.com/memjekun/videos/1538026626365478/