Kategorite

Me te lexuarat

Alergjia ndaj aditivëve ushqimorë, simptomat dhe trajtimi

shtese ushqimore aditive

Alergjia ndaj aditivëve ushqimor është një problem që shpesh kalon pa u vënë re pasi ngatërrohet me intolerancën ndaj një ushqimi. Në të vërtetë bëhet fjalë për dy fenomene të ndryshme, dhe pse kanë një origjinë të përbashkët dhe simptoma të njëjta.

Në rastin e intolerancës ushqimore, aparati tretës irritohet sepse personi ka vështirësi të përthithë në mënyrën e duhur një ushqim apo një aditiv ushqimor. Në rastin e alergjisë ndaj aditivëve ushqimore dhe ushqimeve në përgjithësi, sistemi imunitar reagon në mënyrë dispropocionale, duke vënë në rrezik jetën e personit.

Në përgjithësi, njerëzit i kushtojnë më shmë vëmendje intolerancës apo alergjive ushqimore më shumë se sa alergjive ndaj shtesave ushqimore. Arsyeja është se edhe pse këto të fundit janë të pranishme në pjesën më të madhe të ushqimeve të përpunuara, kush i konsumon e injoron rrezikun potencial.

ADITIVËT USHQIMORE
Aditivët ushqimore janë substanca që u shtohen ushqimeve të përpunuara gjatë kohës së përpunimit. Ato kanë qëllim të modifikojnë ushqimin në shije, jetagjatësi, ngjyrë, aromë apo kohë konservimi. Këto aditivë shtohen me aprovimin e autoriteteve shëndetësore dhe duhet të shfaqen në etiketën e produktit.

Alergjia ndaj aditivëve ushqimorë ndodh kur trupi zbulon njërin prej këtyre substancave si potencalisht të rrezikshme. Për pasojë një reaksion imunologjik nxitet të sulmojë aditivin, duke paraqitur simptoma që mund të jenë shumë serioze.

SIMPTOMAT
Simptomat e alergjisë ndaj aditivëve të ushqimir mund të ndryshojnë, por më të zakonshmet janë ato të karakterit respirator, në veçanti astma dhe riniti, dhe ato të lëkurës si ortikaria dhe format e ndryshme të dermatitit.
Simptomat mund të evoluojnë deri në shpërthimin e një reaksioni të rëndë që quhet anafilaksë, dhe që është potencialisht vdekjeprurëse.

Në ditët e sotme intoleranca ndaj ushqimeve të caktuara mund të jetë një sinjal paralamërues se duhet të jeni në vëzhgimin e alergologut.

RREZIKU POTENCIAL I DISA ADITITËVE
Çdo aditiv ushqimor mund të shkaktojë reaksione të ndryshme. Por disa kanë një rrezik potencial më të lartë. Dhe janë këta aditivë:

Antioksidantë– Janë regjistruar raste të ortikaries dhe dermatitit topik të shkaktuar nga ushqime që kanë antioksidantë industrialë. Në disa raste ka sjellë dhe bronkospazma.

Dioksidi i squfurit dhe sulfatet- Sulfatet shkaktojnë simptoma respiratore, si rinit dhe rikthim akut tek azmatikët. Mund të shkaktojë dhe alergjinë e kontaktit, ortikarie dhe probleme me tretjen.

Nitratet– Shoqërohen me përkeqësime të dermatitit topik, dhe raste të reaksioneve të rënda alergjike.

Acidi benzoik dhe beznonatet– Janë aditivë që shkaktojnë reaksione alergjike. Shfaqen relapse akute të dermatiti topik dhe astmë, ortikarie, dhimbje koke, migrenë, vështirësi në përqëndrim dhe hiperaktivitet.

Metilceluloza– shoqërohet me reaksione të dëmshme gastrointestinale

Xhelatina E 441, një aditiv trashës që shkakton reaksione të rënda alergjike.

Çamçakëzi guaran dhe “tragacanth” (ngjitës që përdoret në ushqime, veshje etj)- e para shkakton probleme gastrointestinale kurse e dyta dermatit topik dhe ortikarie.

Ngjyruesit– Janë në gjendje të shkaktojnë reaksione alergjiek të shkallëve të ndryshme.

TRAJTIMI
Nuk ka një trajtim efikas për alergjinë e aditivëve ushqimorë. E vetmja zgjidhje e mundshme është eliminimi nga regjimi ushqimor i tyre. Mund të duket një detyrë e vështirë, pasi në ditët e sotme janë kaq shumë ushqime që përmbajnë këta aditivë me potencial alergjik.

Për më tepër, aditivët ndonëjherë nuk identifikohen me emrin e tyre, por me një numër referimi. E rëndësishme është të bëni kërkime mbi emrin e komponentit që i korrespondon një numër apo kod i caktuar. Por masa më e mirë është të shmangni ushqimet e përpunuara me origjinë industriale.
Regjimi më i mirë është ajo e përbërë nga ushqime të freskëta, me origjinë natyrale. / MeMjekun.com