Kategorite

Me te lexuarat

Shkëputja e retinës, simptomat dhe trajtimi

shkeputja retina

Shkëputja e retinës përfaqëson një nga emergjencat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me syrin dhe shikimin; ajo ndodh kur retina, membrana transparente e ndjeshme ndaj dritës, e vendosur në fundusin okular, ndahet nga shtresa themelore ku mbështetet normalisht, duke tërhequr me vete vazat e gjakut që ushqejnë me oksigjen dhe ushqyes syrin.

SHKAQET

Kjo dukuri klinike fillimisht mund të ketë të bëjë vetëm me një pjesë të vogël të retinës, por nëse nuk ndërhyhet në mënyrë urgjente për tu kuruar dëmi mund të jetë më i madh, sidomos tek pacientit si:
Të prekur nga një miopi e rëndë
Që kanë bërë ndërhyrje të kataraktit
Me anamnezë familjare pozitive për shkëputjen e retinës
Kanë pasur një traumë në sy.

SIMPTOMAT

Simptomat karakteristike të shkëputjes së retinës janë:
Humbje e papritur e shikimit, ose shikim i mjegulluar dhe i paqarta
Fotopies (perceptim i llampave të dritës)
Perceptim i trupave të lëvizshëm të errët

DIAGNOZA

Diagnoza zakonisht bëhet përmes vëzhgimit të syrit me oftalmoskopit, pjesa më e madhe e shkëputjeve të retinës përmirësohen pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, nesë kjo bëhet sa më shpejt të jetë e mundshme.

Vizita te okulisti identifikon shkëputjen e retinës, duke e diferencuar nga lloje të tjera dhe bazohet kryesisht në vlerësimin oftalmoskopik.

Ekografia okulare: vlerëson gjendjen e retinës dhe përmbajtjen orbitare në mënyrë më të thellë.

TRAJTIMI

Prania e shkëputjes së retinës kërkon një ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur kështu komplikacione më të rënda për shikimin.

Ndërhyrjet e mundshme përfshijnë:
Ndërhyrjen kirurgjikale: sipas rasteve mund të bëhet ndërhyrje e jashtme përmes kirurgjisë episklerare (pra pa ndërhyrë në brendësi të syrit) apo nga brenda me anë të vitrektomisë.

Fotokoagulimi me lazer argoni: parashikon krijimi ne një shenje përreth shkëputjes që ndalon hyrjen e lëngut në hapësirën nënretinore.

Shkëputjet që ndodhin për shkak të daljes së lëngut pa rrjedhje retinale, mund të përmirësohen përmes trajnimit me ilaçe me bazë kortikosteroidë apo ilaçe që shtypin sistemin imunitar si (metroteksate apo azathioprine). Në disa raste mund të injektohet në sy impiant që përmban kortikosteroid që lëshojnë ngadalë e në mënyrë konstante ilaçin.

Në rastet e kirurgjisë koha e shërimit është e ndryshme, por përgjithësisht përfshin 2-6 javë. Gjatë kësaj periudhe është normale që të keni shikim të mjegullt apo acarim okular (skuqje të syrit.)

Shërimi pas ndërhyrjes për shkëputjen e retinës ndryshon dhe varet nëse është përfshirë apo jo makula (pjesa qëndrore e retinës). Pacienti me shkëputje të retinës, por makula qëndron ende nëse është operuar me sukses mund të vazhdojë tës hohë shumë mirë./ MeMjekun.com