Kategorite

Me te lexuarat

Lamblia tek fëmijët, si trajtohet dhe këshillat e pediatres

Lamblia

Lamblia është infeksion parazitar që haset shpesh në praktikën pediatrike. Giardia intestinalis, ose lamblia, është një mikroorganizëm parazitar një qelizor, anaerob, me flagel, që rritet dhe riprodhohet në zorrët e holla, duke shkaktuar giardiasis. Paraziti ngjitet në epitelin e duodenit duke lëshuar vezët aty, të cilat kthehen në larva dhe mund të kalojnë në gjak duke shfaqur shenjat sipas organit ku ndalet.

Paraziti ekziston në dy forma:
a-trofozoidi dhe
b-në formë cisti, të cilat eliminohen me anë të feçeve, duke u ruajtur gjatë në ambient . Kështu bëhen burim infeksioni në ambiente kolektive, kopshte, shkolla, konvikte etj.

Është e përhapur në të gjithë botën. 20% e fëmijëve preken nga ky parazit.
Kistet e lamblias janë shumë rezistente ndaj dezinfektantëve të ndryshëm.
Mund të përhapen
1- me anë të ujit ,
2 -ushqimeve të papërpunuara mirë, sallatat e freskëta që plehërohen me pleh organik të pa stazhionuar mirë.
3 – me anë të kafshëve shtëpiake, nga jashtëqitjet e tyre.

SHENJAT

Shenjat janë :
dhimbje barku mbi kërthizë,
të vjella ose jo,
diarre 2-3 herë në ditë që mund të përsëritet pa ndonjë shkak të dukshëm.
Më pas mund të vihet re një zbehje e lehtë, ose zverdhje temperaturë, mukus në feçe. Temperatura mund të jetë edhe në shifra normale.
Anemia vjen si pasojë e mikrohemoragjive të përsëritura të shkaktuara nga ulçera në duoden.
Theksojmë që shkaktari kryesor i ulçerës në moshën fëminore është Lamblia.
Kalimi i larvave në gjak, në raste të rralla , shprehet me shenjat e organit përkatës ku mund të ndalet. Psh në mushkëri shkakton një kollë spastike që ngatërrohet me një krizë asthme.
Prekja e rrugëve të tëmthit shoqërohet me çrregullime të mëlçisë dhe zverdhje të lëkurës.Më rrallë mund të prekin sistemin nervor, duke provokuar konvulsione.

DIAGNOZA

Vendoset me analizën e feçes. Dërgohet në laborator bakteriologjik për tu parë në mikroskop. Mund të bëhen disa analiza radhazi, sepse mund të ndodhë që të mos kapet vetëm me të parën.
Parandalimi:
Respektimi i rreptë i rregullave të higjenës ushqimore, të ujit të pijshëm, të mjedisit janë faktorë të rëndësishëm në parandalimin e kësaj sëmundje. Edhe mbajtja e kafshëve shtëpiake, qen, mace etj kërkon të njejtën përkujdesje.
Mjekimi bëhet me Metronidazol. 15 mg/ kg peshë, për 5 ditë.
Përsëritet disa herë në vit, sepse në format cistike nuk jep efekt mjekimi.
Në rastet me të vështira përdoret Albendazol, sipas gjykimit të mjekut që do ta ndjekë kurimin.

Artikull nga pediatrja Zerina Sheme

Për më shumë mund të ndiqni videon më poshtë të pediatres