Kategorite

Me te lexuarat

Kujdesi gjatë udhëtimit në temperatura të larta

Për shkak të sezonit turistik gjatë stinës së verës rritet fluksi i qarkullimit në rrugët tona dhe rreziku për aksidente. Vetë temperaturat e larta përbëjnë rrezik potencial për ngjarje tragjike në rrugë.

Lexo edhe- Kujdes në timon! Ilaçet që provokojnë përgjumjen

Gjatë lëvizjes në këto temperatura:

  • ulet efektiviteti trupor
  • kemi dobësim, turbullim tëshikimit
  • luhatje tensioni
  • plogështi
  • djersitje
  • reflekset humbasin vlerat e tyre
  • automjeti punon në kushte më të vështira
  • gomat mund të pësojnë çarje
  • asfalti bëhet më i rrezikshëm
  • nga të nxehtit krijohen imazhe që turbullojnë shikimin.

Kujdes shpejtësinë! Shumë aksidente ndodhin nga shkaku i shpejtësisë mbi normat e lejuara.

 

Ndaj:

  • Vendosni rripin e sigurimit.
  • Të përdorim sa më shumë lëngje, ujë të freskët pije freskuese, çaj të ftohtë.
  • JO konsumit të alkolit gjatë udhëtimit, kjo merr vlera shumë më të rrezikshme në kushtet e temperaturave tël arta.
  • Të bëjmë here pas here ndalesa në vende të freskëta, me hije, ujë të ftohtë.
  • Në asnjë moment mos lini të qëndrojnë vetëm fëmijët në makinë. ·Të evitojmë udhëtimet e gjata, pa ndalesa.
  • Të përdorim kondicionerin e në kushte mungese të udhëtojmë me xhama të ulura

 

  • Të përdorim veshje të lehta
  • Të kontrollojmë gjendjen teknike të mjetit para nisjes, nivelin e fryrjes së gomave, nivelin e ujit në motor.
  • Asnjëherë mos vijojmë udhëtimin direkt pas ngrënies së vaktit; për shkak se bien parametrat në organizëm kemi luhatje tensioni, përgjumje, ulje të vëmendjes,plogështi-reflekset humbasin vlerën e mëparëshme.
  • Gjithnjë të rinisim udhëtimin pas një pushimi të shkurtër 30-45 min.

Lexo edhe- Ilaçet që duhet të merrni me vete në një udhëtim

NE KUSHTET E PANDEMISE

 

Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat, si element kyç për parandalimin e virusit.

ISHP këshillon të gjithë qytetarët që udhëtojnë të zbatojnë masat bazë, si larja e duarve, distancimi dhe higjiena.

Mesazhi i ISHP:

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:
• Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant
• Mbani distancë dhe vendosni maskë

Burimi: ISHP