Kategorite

Me te lexuarat

Fleksibiliteti metabolik, sekreti për të djegur yndyrna

Fleksibiliteti metabolik është një koncept që i referohet aftësisë së trupit për të përdorur lëndët ushqyese që konsumon në proporcion më të madh si një burim energjie.

Kush arrin të aktivizojë këtë mekanizëm bie më lehtë në peshë. Përveç kësaj, ka më shumë masë muskulare dhe ka tendencën ta humbasë më pak gjatë viteve. Pra, trupi i përshtatet regjimit ushqimor të adoptuar.

PERMIRESIMI I BURIMEVE TE ENERGJISE

Kur flasim për një regjim ushqimor për të rënë në peshë, duhet të njohim burimet që i japin trupit energjisë e nevojshme. Personat me një fleksiblitet të mirë metabolik mund të përshtaten më mirë me burimet ushqyese që kanë ushqimet.

Për këta njerëz, një dietë e pasur me karbohidrate është e barabartë me përdorimin e glukozës si burimin e tyre kryesor të energjisë. Por në rastin e agjërimit, ato do ti japin përparësi yndyrës si substrakt energjitik; dhe do të mund të ruajnë më mirë integritetin e indit muskular.

Duke përshtatur një dietë me më pak karbohidrate, trupi duhet të nisë të përdorë yndyrën si burim energjie, duke ruajtur muskujt dhe “magazinat” e glukogjenit në mëlçi.

Por jo të gjithë e kanë këtë aftësi të lidhur ngushtë me shëndetin metabolik. Për këtë arsye është e nevojshme që të përmirësohet metabolizmi.

FLEKSIBILITETI METABOLIK VARET NGA INSULINO-REZISTENCA

Insulino-rezistenca është një nga faktorët që dallojnë fleksibilitetin metabolik. Të prekurit nga diabeti në fakt dobësohen më lehtë me një regjim ushqimor me bazë të ulët karbohidratesh.

E kundërta, njerëzit që kanë një përgjigje të duhur ndaj këtij hormoni, arrijnë të reduktojnë masnë trupore edhe me një regjim ushqimor të pasur me sheqerna.

REGJIM USHQIMOR I MUNDSHEM FALE FLEKSIBILITETIT METABOLIK

Ata që gëzojnë shëndet të plotë dhe mund të mbështeten dhe tek fleksibiliteti metabolik janë në gjendje të përshtaten më mirë me ndryshimet në regjimin ushqimor. Një skemë e agjërimit të ndërprerë mund të japë rezultate të mira. Gjithashtu do të ketë nxitje të dobët të oreksit dhe një humbje të papërfillshme të masës muskulare.

Në rast të kundërt, kufizoni sheqernat në regjimin tuaj ushqimor. Në fakt, një rezistencë e lartë e insulinës, pengon të humbni peshë nëse konsumoni shumë karbohidrate edhe pse ndiqni një regjim ushqimor me pak kalori.

NDRYSHONI REGJIMIN USHQIMOR PER TE RUAJTUR SHENDETIN

Njerëzit që bëjnë një jetë sedentare, që nuk bëjnë sport rregullisht kanë vlera të tjera të insulino-rezistencës. Për këtë arsye, para se të kërkoni të bini në peshë, duhet të adoptoni strategji që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit metabolik.

Pra kjo do të thotë reduktim të karbohidrateve dhe agjerimin e ndërprerë. GJithashtu duhet një kombinim me një program për të rritur forcën dhe një stërvitje me intensitet të lartë kur është e mundur.

Pasi të fitoni shëndeitn metabolik mund të mendoni për një regjim ushqimor fleksibël. Në këtë mënyrë organizmi do të japë përparësi ushqyesve në momentin kur duhet të prodhojë energji.

Një fleksibilitet i dobët metabolik është një nga arsyet pse një person obez nuk arrin të dobësohet dhe të ruajë masën muskulare krahasuar me dikë që bën sport. /MeMjekun.com