Kategorite

Me te lexuarat

Ikteri fiziologjik/ Verdhëza e të porsalindurve

verdheza

Quhet ndryshe edhe verdhëza e të porsalindurve dhe ndodh në 60% të fëmijëve të porsalindur. Më të shprehur e gjejmë tek fëmijët e lindur para kohe. Më poshtë janë disa këshilla se si duhet të veprojmë dhe kur duhet të shqetësohemi:

Verdhëza shfaqet 48 orë pas lindjes. Kjo ndodh për shkak të grumbullimit të
bilirubinës në organizëm.

Nuk ka lidhje me hepatitin viral, as me vaksinën e hepatitit B që bëhet në
momentin e lindjes.

Që të shfaqet ngjyra në lëkurë, niveli i bilirubinës në gjak duhet të jetë 5 mg/dl. Norma është 1 mg/dl.

PSE SHFAQET

Rruazat e gjakut të të porsalindurit kanë jetëgjatësi më të shkurtër. Shkatërrimi i tyre prodhon bilirubinë të pakonjuguar, e cila konjugohet në mëlçi. Pastaj jashtëqitet me zorrët. Funksionet e mëlçisë janë të paformuara mirë. Zgjat normalisht një javë. Por ngjyra e verdhë në sy ose lëkurë mund të mbetet edhe 2- 3 javë të tjera. Ka disa autorë që bëjnë përgjegjës qumështin e gjirit për verdhëzën fiziologjike, por kjo nuk do të pengonte në asnjë mënyrë dhënien e gjirit. Pra, mbetet në kuadrin e hipotezës. Gjendja e fëmijës është e mirë. Pi mirë, nuk vjell, shton në peshë. Megjithatë kjo gjendje duhet vlerësuar me rigorozitet nëse kalon 8 mg/dl. Mund të ketë edhe sëmundje me pasoja të tjera, prandaj qëllimi i këtij shkrimi është ndergjegjësimi i nënave të reja.

SHKAQET

a – papajtueshmëria e grupit të gjakut të nënës me të fëmijës. Kjo shfaqet që në
orët e para të lindjes.
b – hematomat në kokë
c – sepsisi (infeksion në gjak)
d – defiçit i një enzime ,G6PD, që sjell pasojë anemi hemolitike
e – keqformimet e lindura të rrugëve të tëmthit (atrezi).

Rreziku i një ikteri patologjik është dëmtimi i trurit, kur kalon shifrën 20mg/dl.

TRAJTIMI

Trajtimi bëhet me foto-terapi. Bëhet një vlerësim i fëmijës në momentin e daljes
nga materniteti. Matja rutinë e bilirubinës transkutan. Vlerësimi me sy të lirë
asnjëherë nuk është i saktë. Kur vlera kalon 8mg/dl bëhen ekzaminime plotësuese
për të zbuluar shkaktarët dhe për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme