Kategorite

Me te lexuarat

Dhimbja e kaviljes (kyçit të këmbës), nga se shkaktohet

kyci kembes kavilja

Kavilja (kyçi i këmbës) është një tërësi komplekse kockash, ligamentesh, tendinash dhe muskujsh. Ajo është mjaftueshëm e fortë për të mbajtur peshën trupore dhe për të lejuar lëvizjen, prandaj dhe është një kyç veçanërisht i prirur për dëmtime e lëndime, duke qenë vazhdimisht pika e veprimit të peshës trupore.

Mes faktorëve të rrezikut mund të kujtojmë moshën mbi 65 vjeç, aktivitet sportiv që kërkon hedhje dhe/ose ndryshim të drejtimit, mbipeshë dhe obezitet.

Shkaqet më të shpeshta të dhimbjes së kaviljes trajtohen në përgjithësi në kushte shtëpie, si pushimi, akulli dhe ilaçet kundër dhimbjeve që jepen pa recetë, por kur është e nevojshme nevojiten dhe terapi më intensive si fizioterapia apo ndërhyrje kirurgjikale.

SHKAQET MË TË ZAKONSHME

Në pjesën më të madhe të rasteve dhimbja e kaviljes shkaktohet nga këpucët e papërshtatshme, sforcimet e tepërta apo trauma; prania e simptomave shoqëruese mund të ndihmojë në formulimin e diagnozës:

Këputja e kaviljes: dhimbje, ënjtje, mavijosje… shfaqet pas një ushtrimi intensiv dhe/ose përsëritës.
Tendinopatia e Akilit (infeksioni i tendinës së Akilit). Dhimbje e kaviljes dhe thembrës,dhmbje e pulpës kur qëndroni në majë të gishtave. Në rastet e rënda mund edhe të këputet.
Bursiti: Skuqje dhe ënjtje, dhimbje
Frakturë: Dhimbje akute e papritur, ënjtje, perceptimi i një këputjeje në momentin e lëndimit, vështirësi në të ecur, kavilja ka një kënd jonormal.
Përdhes: ënjtje, skuqje (më e zakonshme në moshë të vjetër dhe prek gishtin e madhë të këmbës)
Këmba e sheshtë
Infeksion: Një gjendje që nuk ndodh shpesh po gjithsesi është e mundur. Kavilja ka ënjtje, skuqje, i nxehtë në prekje. Në rastin e infeksioneve të rënda mund të ketë simptoma sistemike si ethe, temperaturë etj.
Fashititi i shputës: Në përgjithësi më karakteristike është dhimbja e thembrës, sidomos në hapat e parë pas një pushimi të natës.
Artriti: artroza, artriti psoriazik, artriti reaktiv, artriti reumatodi, septik etj.

KUR DUHET TË SHKONI TE MJEKU

Kujdesi i mjekut kërkohet kur:
Keni dhimbje që ndalon aktivitetin normal
Dhimbje që nuk përmirësohet brenda dy javësh vetëmjekim
Dhimbje që ka tendencën të përkeqësohet
Prania e një plage të madhe të hapur
Prani të shenjave të infeksionit (skuqje, nxehtësi, ënjtje, temperaturë)
Percepti i mpirjes apo humbje të ndjeshmërisë
Prani të patologjive të tjera kronike si diabeti.

Këshillohet të shkoni në Urgjencë në rastet kur:
Keni dhimbje të fortë, aq sa ju shkakton marramendje apo gjendje të fikti,
Kavilja/këmba me formë apo kënd jonormal
Dhimbje fortë shoqëruar me zhurmë (lëvizja apo thyerja) në momentin e traumës.

TRAJTIMI

Në rastin e dhimbjes së kaviljes, duke përjashtuar rastet e rënda ku kërkohet patjetër ndërhyrja e menjëhershme e mjekut, mund të bëni një vetëmjekim për disa ditë:

Pushim (shmangi sforcimet)
ngritje të kyçit të këmbës në lidhje me legenin, për të nxitur kthimin venoz (dhe me largimin e lëngjeve dhe substancave që lidhen me inflamacionin)
Vendosja e akullit për 20 minuta, në intervale prej 2-3 orësh.
Përdorimi i këpucëve komode (evitoni takat)
Vedosja e një fashe kontrolli
Bëni stretching të lehtë dhe delikate
Marrja e ilaçeve kundër dhimbjeve (në 48 orët e para megjithatë këshillohet të mos përdoren përbërës aktiv me veprim antiinflamator)
Shmangni qëndrimin e gjatë në këmbë./MeMjekun.com