Çfarë është homocisteina dhe pse duhet analiza e saj
Share This Article
Homocisteina është një aminoacid i pranishëm në organizëm në sasi shumë të vogël, vjen nga reaksione biokimike që nisin nga metionina, një aminoacid që marrim nga ushqimet.
Zakonisht sasia e pranishme në qelizat e organizmit është minimale, pasi molekula nuk ka ndonjë rol të veçantë dhe vepron si një produkt i ndërmjetëm në shndërrimin e aminoacideve të ndryshme, dhe falë vitaminave B6, B12, acidit folik dhe vitamina të tjera përdoret për tu kthyer në metioninë, dhe të shndërrohet në cisteinë.
Në rastet e mungesës sëë një prej këtyre vitaminave, homocisteina mund të rrisë përqëndrimin e saj, pasi sasia e disponueshme për shndërrim mund të mos jenë të mjaftueshme.
Analiza e gjakut që mat përqëndrimin ka fituar një rëndësi të madhe me kohën pasi rezultati u konsiderua nga shumë si një faktor parashikues i rrezikut kardiovaskular, apo lidhur me mundësinë e shfaqjes së aterosklerozës, sëmundjeve të zemrës si infarkti dhe tromboembolizmin.
VLERAT NORMALE
Intervali i normalitetit të homocisteinës mund të ndryshojë lehtësisht nga një laborator në tjetrin, por mund të konsiderojmë vlera normale
Deri në 15 vjeç: 3 – 10 μmol/L
Deeri në 65 vjeç: 3 – 15 μmol/L
Mbi 65 vjeç: 3 – 20 μmol/L
Për të bërë analizën kërkohet një agjërim për 12 orë, mundësisht një gjendje pushimi për të paktën 15 minuta para se të bëni analizën.
HOMOCISTEINA E LARTË
Shkaqet e mundshme dhe më të zakonshme të homocisteinës janë
Mugnesa e folateve
Mungesë e vitaminës B12
Mungesë e vitaminës B6
Çrregullime të lindura metabolike të lidhura me vitaminat e grupit B
Duhanpirja
Stili i jetës sedentare
Në shumë raste shpjegimi i vlerës së lartë kërkohet në stilin e jetës së personit, i cili mund të ketë mungesa sa i përket aktivitetit fizik, por dhe regjimit ushqimor. Një ushqyerje e varfër në fruta e perime, apo në përgjithësi ndryshon pak, mund të shkaktojë lehtësisht mungesa si për shembull të acidit folik. Kjo shpjegon dhe rritjen e përqëndrimit të homocisteinës. Homocisteina e lartë në përgjithësi nuk shkakton simptoma, vetëm nëse ka një mugnesë të theksuar të vitaminë B12 dhe/ose folateve, që mund të shfaqet me:
Diarre
Kërcitje të ekstremiteteve
Marrje mendsh
Humbje oreksi
Gulçime
Rritje të frekuencës kardiake
Dobësi dhe lodhje
Rreziku kardiovaskular
Homocisteina e lartë është konsideruar në vite mjaft e lodhur me një rrezik të shtuar të koronopatisë, iktusit ishemik dhe tromboembolisë./MeMjekun.com