Botoks dhe lazer, flet mjekja Albana Lufi: Janë rritur kërkesat për ndërhyrje në regjionin gjenital
Share This Article
A e dini që ka shumë procedura të ndryshme kozmetike, estetike jo vetëm për fytyrën, por edhe për vaginën? Po, po në një intervistë mjekja Albana Lufi, Doktoreshë e Shkencave në dermatologji na shpjegon se çfarë është rinovimi i vaginës. Mjekja shpjegon se këto procedura mund të bëhen, jo vetëm për arsye estetike dhe për të rritur kënaqësinë seksuale, por edhe për të zgjidhur disa probleme shëndetësore.
Rinovimi i vaginës është një nga shërbimet që ofrohet në klinikën tuaj. Çfarë është konkretisht?
Rinovimi i vagjinës përfshin procedura të ndryshme kozmetike që aplikohen në regjionin genital femëror. Këto procedura mund të bëhen jo vetëm për arsye kozmetike si në rastet e uljes se elasticitetit dhe humbjes se tonusit të buzëve të vaginës, por dhe për të zgjidhur probleme te tilla si: ulja e dëshirës seksuale apo dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe korrigjimin e mosmbajtjes së urinës (incontinenca urinare).
Cilat janë arsyet që gratë e kërkojnë dhe grupmoshat?
Në ditët e sotme mungesa e dëshirës seksuale, çrregullimet seksuale, performanca dhe incontinenca e urinës (mosmbajtja e urinës ose urinimi i pavullnetshëm), prekin një numër të madh të femrave mbi moshën 35 vjec dhe pavarësisht moshës së femrës, këto çrregullime ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre .
Janë pikërisht ndryshimet hormonale (pakësimi i nivelit te testosteronit dhe estrogenit), lindjet e fëmijëve, menopauza, sëmundjet kronike, konsumimi i tepërt i alkoolit, marrja e pamjaftueshme e lëngjeve janë faktorët kryesore që ndikojnë në ndryshimet që pësojnë organet genitale femërore.
Sa ndikon “presioni” i partnerëve tek gratë, pra në rastet kur kryhet jo për nevoja shëndetësore, ato e kërkojnë për t’u ndjerë mirë me veten apo për të kënaqur partneret?
Qëllimi i rinovimit (rejuvenation) të vaginës nuk ka të bëjë vetëm me përmirësimin e cilësisë së jetës seksuale dhe rikthimit të vetëbesimit, por edhe me përmirësimin e shëndetit dhe cilësinë e jetës tek gratë.
Mendoj se femrat dëshirojnë të kryejnë këtë trajtim për t’u ndjerë më mirë me veten sesa nga ”presioni” i partnereve.
A ka një rritje të numrit të grave që kërkojnë të kryejnë një rinovim të vaginës?
Po me kalimin e viteve ka rritje të kërkesave per rinovimin e vagines kryesisht për arsye estetike pra per rritjen e tonusit dhe elasticitetit te vaginës
Klinika Dermovita: Ka 3 – 4 vjet që në klinikën Dermovita praktikojmë rinovimin e vaginës.
Mendoni se pjesa e grave të zonave rurale e kanë këtë informacion ?
Edhe pse kohet e fundit flitet gjithmonë e më tepër për rinovimin e vaginës, jo të gjitha femrat( e aq më tepër femrat që banojnë në zonat rurale) janë të informuara për zgjidhjen e problemeve të tyre me anë të procedurave të ndryshme estetike që aplikohen në regjionin gjenital femëror.
Këto ndërhyrje ofrohen edhe në spitalet shtetërore?
Edhe pse rinovimi e vaginës bëhet për përmirësimin e shëndetit dhe cilësinë e jetës tek gratë, ky shërbim nuk ofrohet në spitalet shtetërore.
Është kjo një ndërhyrje që mund të përballohet nga të gjitha shtresat e shoqërisë?
Janë të shumta procedurat jo kirurgjikale per rinovimin (rejuvenation) e vaginës të tilla si :PRP(terapia me plazme),carboxyterapia , piling kimik, plasma light, stem cell, radio frequenca, dermal filler, laser, botox.
Disa prej këtyre procedurave si carboxyterapia , piling kimik, plasma light apo PRP (terapia me plazme), përballohen nga të gjitha shtresat e shoqërisë. /Marrë nga Tirananews.al