COVID-19 prek veshkat, ja çfarë duhet të dimë
Share This Article
Për të kuptuar se si COVID-19 prek veshkat është në listën e çështjeve që komuniteti shkencor po përpiqet të japë përgjigje. Çdo ditë merren në konsideratë simptoma të reja dhe komplikacione të reja të shkaktuara nga koronavirusi.
Dyshimi vjen pasi ka pacientë të shtruar të cilët kanë lezione renale akute. Të parët që kanë vënë re këtë janë mjekët kinezë. Aktualisht mekanizmi nuk është ende i qartë por nefrologët bien dakord mbi rëndësinë e vijimit të kësaj rruge që ndryshon gjeografikisht. Teksa në disa zona gjeografike janë regjistruar më pak se 1% e rasteve me COVID-19 me lezione renale akute, në vende të tjera kjo shkon në 30%.
Pacientët me COVID-19 me komplikacione të veshkave kanë një prognozë më të përkeqësuar sidomos për faktin se dëmi renal akut është i vështirë të trajtohet në terapi intensive.
STUDIMET SHKENCORE PER KETE ÇESHTJE
Që nga shpërthimi i parë i epidemisë në Kinë, një sërë artikujsh shkencorë kanë dhënë alarmin mbi mundësinë e këtij komplikacioni. Disa studime bazoheshin në numrin e kufizuar të rasteve, ndërsa të tjerë në analizën e pothuajse një mijë pacientëve.
Një nga studimet e para nxorrën në pah inçidencën e pamjaftueshmërisë renale akute (paaftësi të veshkave të filtrojnë mbetjet) tek pacientët e prekur me SARS-CoV-2. Në këtë studim, deri në 9% të pacientëve paraqisnin pamjaftueshmëri të veshkave, një gjendje e shprehur nga proteinuria, pra humbja e proteinave përmes urinës.e pranishme ishte dhe një shkallë e lartë e kreatininës së gjakut, substancë që bëhet toksike kur kalon një përqëndrim të caktuar.
Pacientët me këtë kuadër klinik i janë nënshtruar tomografisë së veshkave. Pamjet kanë treguar në të gjitha rastet një ndryshim të ngarkesës së veshkave, sidomos inflamacion dhe akumulim të lëngjeve.
Dhe një tjetër studim për mënyrën se si COVID-19 prek veshkat vjen nga Kina. Në këtë rast shkencëtarët janë hasur me pamjaftueshmëri të veshkave në 3 % të pacientëve të shtruar, por në 40% të rasteve zbuluan hematurinë (prania e gjakut në urinë).
KORONAVIRUSI DHE DËMI NË VESHKA: TRE FAKTORË
Tre faktorë janë të pranishëm në komplikacionet e veshkave të shkaktuara nga koronavirusi, që mund të veprojnë të vetëm apo të kombinuar. Në disa raste dëmi shkaktohet në mënyrë direkte nga SARS-CoV-2, në të tjera është pasojë jodirekte për shkak të trajtimit me ilaçe. Tre variablet janë:
Virusi. Nefrologët bien dakord mbi faktin se veshkat sulmohen në mënyrë të drejt për drejtë nga koronavirusi, siç ndodh me mushkëritë. Rrugët e frymëmarrjes dhe të veshkave kanë një prani të njëjtë substancash si reninën dhe angiotensin të lidhura me një receptor që mendohet të jetë porta hyrëse e e SARS-CoV-2 në qelizat tona.
Simptomat sistemike. Në format më të rënda të COVID-19 preken më shumë organe. Diçka e ngjashme ndodh me pneumoninë jo të shkaktuar nga COVID, e cila mund të çojë në dëmtim të veshkave pas një seri efektesh zinxhir.
Trajtimi.dhe pse nuk ka një protokoll trajtimi për koronavirusin që të jetë plotësisht efikas, janë në fazë studimi kura me ilaçe të ndryshme. Mes tyre, disa kanë edhe efekte anësore në veshka dhe mund të shkaktojnë dëmtim të tyre.
SI I PREK COVID-19 VESHKAT
Hipoteza e dëmtimit të veshkave të shkaktuara nga SARS-CoV-2 lehtësohet nga njohuritë e mbi mënyrën se si virusi hyn në brendësi të qelizave të mushkërive. E dimë tashmë se “çelësi” i hyrjes është proteina ACE2.
Virusi penetron në qelizat e mushkërive pasi proteina e pranishme në sipërfaqe angazhon receptorin tonë ACE2. Ky receptor, proteinë në vetvete, ka funksionin e rregullimit të tensionit arterioz në mushkëri.
Meknaizmi i rregullimit që i referohemi është sistemi reninë-angiotesin. Ky parim është një nga pikat e forta të trajtimti me ilaçe për hipertensionin arterioz. Gjithashtu është dhe arsyeja pse tensioni i lartë konsiderohet një kategori në rrezik në pandeminë aktuale.
Mesa duket, dhe veshkat kanë proteina të ngjashme, pasi kanë të njëjtin sistem reninë-angiotensin. Mendohet se COVID-19 mund të ndjekë të njëjtën rrugë qelizore si në mushkëri dhe në veshka.
TË SËMURËT ME PATOLOGJI TË VESHKAVE JANË KATEGORI NË RREZIK PËR COVID-19
Duhet të jetë e qartë se pacientet me probleme të veshkave duhen konsideruar si kategori në rrezik nga koronavirusi. Gjithashtu duhet të ndjekin me rigorozitet masat higjienike dhe izolimin social. Në të njëjtën kohë, është e domosdoshme të mos e ndërpresin trajtimin që ata marin. Në rast të simptomave të ngjashme me gripin mjeku duhet të marrë parasysh të gjithë historinë klinike për të përshtatur trajtimin sipas rastit specifik./ MeMjekun.com