Çfarë është Henoch-Schonlein Purpura, sëmundja reumatizmale që prek fëmijët
Share This Article
12 tetori është Dita Botërore e Artritit, e sëmundjeve reumatizmale e një mes tyre është edhe Henoch-Schonlein Purpura (HSP) për të cilën kemi vendosur të flasim në këtë ditë.
Kjo sëmundje përfshin inflamacionin e enëve të vogla të gjakut. Më shpesh shfaqet tek fëmijët. Simptomat kryesore janë skuqje dhe mavijosje të vogla, të cilat krijohen kryesisht në këmbë, duar dhe të pasme. HSP mund të prekë çdo moshë por kryesisht fëmijët e moshave nga 2 deri në 11 vjeç. Këto simptomat zgjasin zakonisht katër deri në gjashtë jave, dhe ndonjëherë me përsëritje të tyre gjatë kësaj periudhe, por pa pasoja afatgjata. Nëse janë prekur organe të tilla si veshkat apo zorrët, trajtimi është i nevojshëm dhe është e rëndësishme të bëni kontrolle të rregullta periodike për të parandaluar komplikime serioze.
Shkaqet dhe faktorët e rrezikut për Henoch Schonlein Purpura
Shkaku i saktë i HSP ende nuk dihet. Sistemi imunitar i trupit luan një rol në shënjestrimin e enëve të gjakut. Një reagim jonormal imunitar ndaj një infeksioni mund të jetë një faktor në shumë raste. Përafërsisht dy të tretat e rasteve të HSP ndodhin disa ditë pas zhvillimit të simptomave të një infeksioni të traktit të sipërm respirator.
Disa raste të HSP kanë qenë të lidhura dhe me vaksinimet për tifon, kolerën, ethen e verdhë, fruthin apo hepatit B, ushqime, ilaçe, kimikate dhe kafshime të insekteve. Disa ekspertë thonë gjithashtu se HSP shoqërohet me motin më të ftohtë të vjeshtës dhe dimrit.
Simptomat e HSP
Simptomat klasike janë skuqje, dhimbje në nyje dhe ënjtje, dhembje barku apo sëmundje që janë të lidhura me veshkat, përfshi gjakun në urinë. Para se të nisin këto simptoma pacientët kanë dy deri në tre javë ethe, dhimbje koke dhe dhimbje muskulore.
Skuqja
Zakonisht shfaqet tek të gjithë pacientët me HSP. Pamja fillestare ngjan me një koshere me njolla të vogla të kuqe, në brryla, këmbët e të pasme. Por kini parasysh se nuk janë si shenjat e djegies.
Artriti
Përfshin inflamacionin e kyçeve, dhimbje dhe enjtje, dhe kjo ndodh afërsisht në tre të katërtat e rasteve, veçanërisht duke prekur gjunjë dhe kyçin e këmbës. Zakonisht zgjat vetëm disa ditë dhe nuk shkakton ndonjë problem afatgjatë, kronik të nyjeve.
Dhimbje barku
Në më shumë se gjysmën e njerëzve me HSP, inflamacioni i taktit gastrointestinal mund të shkaktojë dhimbje. Gjithashtu mund të çojë në humbjen e oreksit, të vjella diare dhe herë pas here gjak në jashtëqitje.
Veshkat
HSP mund të shkaktojë probleme të veshkave, të treguara me shenja të tilla si proteina apo gjak në urinë. Kjo zakonisht zbulohet me analizën e urinës, pasi në përgjithësi nuk shkakton siklet. Në shumicën e pacientëve, dëmtimi i veshkave është i butë dhe largohet pa ndonjë dëmtim afatgjatë. E rëndësishme është monitorimi nga afër për problemet me veshkat dhe të sigurohemi që janë pastruar, pasi rreth 5% e pacientëve mund të zhvillojnë sëmundje progresive të veshkave.
Diagnoza dhe Trajtimi i HSP
Diagnoza e HSP mund të jetë e qartë kur është skuqja tipike artriti dhe dhimbja e barkut. Një mjek mund të bëjë disa analiza për të përjashtuar diagnozat e tjera për të konfirmuar HSP-në dhe për të vlerësuar agresivitetin e saj.
Ndonjëherë kur diagnoza është e pasigurtë, veçanërisht nëse është vetëm simptoma e skuqjes klasike, mjeku mund të kryejë dhe biopsi të lëkurës apo veshkave. Analizat e urinës dhe gjakut bëhen për të zbuluar shenja të përfshirjes së veshkave.
Dhe pse nuk ka një trajtim specifik për HSP, mund të përdorni ilaçe pa dhimbje si acetaminofeni apo ilaçe antiinflamatore si ibuprofesni dhe naproxen për dhimbjet e kyçeve. Në disa raste mund të përdoret dhe ilaçi kortizosteroid.
Skuqja dhe dhimbja e nyjeve zakonisht largohet pas katër apo gjashtë javëve pa shkaktuar ndonjë dëmtim të përhershëm. Periudha e skuqjes mund të përsëritet në afërsisht një të tretën e rasteve, por zakonisht janë më të buta dhe pastrohet vetë./ MeMjekun.com