Kategorite

Me te lexuarat

Brexanolone, ilaçi i parë për depresionin e paslindjes

Autoritetet në SHBA kanë aprovuar për herë të parë një ilaç kundër depresionit të pas lindjes, të quajtur Brexanolone. Kjo terapi ka treguar në testet klinike se është në gjendje të reduktojë simptomat për të paktën 30 ditë.

Ilaçi administrohet në spital dhe bëhet përmes një infuzioni intravenoz që zgjat 60 orë, gjithmonë nën mbikqyrjen mjekësore për shkak të rrezikut të humbjes së vetëdijes.

“Depresioni i paslindjes është një problem shumë serioz që në raste të rënda vë në rrezik jetën. Gratë mund të kenë mendime vetëlënduese ose kërcënuese për fëmijën”, thotë Tiffany Farchione, nga FDA.

Kjo është hera e parë që aprovohet një ilaç posaçërisht për të trajtuar depresionin e pas lindjes. Brexanolone është në pritje të miratimit të saj dhe nga EMA, autoriteti evropian.

Shkencëtarët theksojnë se ky ilaç shënon një pikë kthese vendimtare në jetën e miliona grave në botë që preken nga ky çrregullim (Sipas statistikave një në 9 nëna të reja) që ndonjëherë shfaqet në formën e saj më të rëndë duke rrezikuar jetën e nënës dhe fëmijës.

Neuroshkencëtari dhe psikiatri Graziano Pinna thotë se nëse nuk mjekohet depresioni i paslindjes mud të zgjasë me muaj, e madje me vite, dhe ajo shkaktohet nga ulja e shpejtë që ndodh pas lindjes e hormoneve steroide si progresteroni, por mbi të gjitha i allopregnanolone.

Pikërisht duke komentuar ilaçin Brecanolone, Pinna thotë se ky ilaç është një formë paksa e modifikuar e allopregnanolone, këtij qetësuesi natyral të prodhuar nga truri.

Brexanolone i siguron nënës së re funksionin që i mungon nga mungesa e reduktimit drastik të nivelit të steroideve, vijon Pinna.

“Avantazhet e këtij trajtimi janë të mëdha, në fakt, jo vetëm efektet antidepresive që nisin vetëm pak orë pas marrjes së ilaçit, por janë dhe jetë gjatë në kohë dhe simptomat nuk shfaqen në 94% të rasteve të trajtuara. Ky është një hap i madh para krahasur trajtimit me antidepresivë të përdorur deri tani dhe që nisin funksionin e tyre pas disa javësh që ka nisur trajtimi. “Brexanalone përfaqëson një nga ilaçët e parë antidepresiv të brezit të ri me efekt të shpejtë dhe që në të ardhmen mund të përdoret dhe për lloje të tjera depresioni”, thotë më tej Pinna./ MeMjekun.com