Kategorite

Me te lexuarat

Çfarë është dermatiti i alergjisë së kontaktit

Dermatiti në përgjithësi është një reaksion inflamator i lëkurës që shoqërohet me situata të shumta. Në rastin specifik të dermatitit të kontaktit burimi i reaksionit irritues vjen nga reagimi ndaj çdo lënde që mund të jetë alergjike (dermatiti alergjik), ose në çdo rast ngacmues (dermatiti rritues, kur nuk aktivizohet sistemi imunitar)

Simptoma kryesore është ajo e kruarjes së lëkurës në zona lokale, e shoqëruar me skuqje, djegie, fryrje dhe nxehtësi.

Skuqja nuk është as ngjitëse dhe as e rrezikshme për jetën por e bezdisshme për pacientin.

Diagnoza fillimisht është një dyshim klinik, i cili veçanërisht në rastin e një shkaku alergjik mund të identifikohet dhe konfirmohet me patch-test, një analizë alergjike e bazuar në aplikimin e dyllit derisa të provokojë një reaksion dermatologjik në përgjigje të agjentëve të njohur) ose me prick-test (me anë të inokulimit në shtresën epidermale të alergenëve të ndryshëm.

Kur diagnostikohet, terapia është mbi të gjithë një lloj parandalimi, për të evituar sa më shumë të jetë e mundur ekspozimin ndaj alergjenëve të identifikuar.

 

MEKANIZMI ALERGJIK

 

Reagimet alergjike paraqesin një përgjigje anormale të sistemit imunitar ndaj elementëve që normalisht, në pjesën tjetër të individëve nuk shkaktojnë reaksione, dhe kjo është arsyeja pse përcaktohen si reagime të “mbindjeshmërisë”.

 

Mbindjeshmëria bazohet në mekanizma të ndryshëm por katër janë grupet e veçanta

 

Grupi I: mbindjeshmëria e menjëhershme, për shkak të antitrupave të klasës E; ato përfaqësojnë reaksionin klasik alergjik që aktivizojnë lëshimin e histaminës nga qelizat mast. Një shembull tipik për këtë është astma alergjike.

 

Grupi II: Reaksionet janë pak më të ngadalta, por ndodhin në harkun nga një minutë në disa orë. Aktivizohet nga prezenca e antitrupave, por të një gruii të ndryshme nga IgE, dhe një shembull tipik është Sindromi i Goodpasture

 

Grupi III: aktivizohen nga komplekset imune dhe mund të zgjasin disa ditë për të shpërthyer. Sëmundja më e njohur e këtij grupi patologjie është ajo e sistemit Lupus Erythematosus.

 

Grupi IV: janë reagimet e vonuara, që duan kohë para se të shpërthejnë dhe duhet të aktivizojnë përgjigjen imunitare qelizore të limfocitit T. Pikërisht dermatiti i alergjisë së kontaktit për të cilin do të flasim më poshtë i përket këtij niveli.

 

SHKAQET

Në pjesën më të madhe të rasteve mund të gjesh një agjent specifik në gjendje që të shkaktojë përgjigjen e mbindjeshmërisë. Mes atyre të zakonshmeve janë

 

Nikeli ose mtealet e tjera, tipike tek bizhuteritë

Disa ushqime (edhe sikur vetëm kontakti me to dhe jo konsumi, si për shembull lëkura e pjeshkës)

 

Latex, shpesh i zbuluar në rastet e personelit mjekësor duke pasur parasysh që përdoren me shumicë dorezat që përmbajnë latex

 

Kremërat, detergjentët dhe ilaçet për përdorim topik

 

Tek fëmijët kjo lloj alergjie ndonjëherë krijohet për shkak të panolinës.

 

SIMPTOMAT

Skuqja e lëkurës, që mund të shkojë nga eritema (skuqje pa përhapje të lëkurës) tek lezionet e llojeve të tjera me forma të vezikulave apo fluskave.

 

Ënjtje

 

Nxehtësi

 

Kruarje

 

Lëkurë e dehidratuar, e thatë dhe ndonjëherë e rrjepur

 

Zgjatja në kohë ndryshon bazuar në ekzistencën e alergjenit dhe intensitetin e reaksionit. Zakonisht nëse shmangen kontakte të reja ato  zhduket në 2-4 javë.

 

KOMPLIKACIONET

Rreziku i vetëm i komplikacionit është mundësia e zhvillimit të një infeksioni, i favorizuar nga kruarja e vazhdueshme.

 

KURA

Kryesorja në menaxhimin e dermatit të kontaktit, qoftë alergjik apo irritues është largimi nga substancat që mund të shkaktojnë reaksion të mbindjeshmërisë dhe të shmanget ekspozimi i mëvonshëm. Në rastet kur është e pamundur ti shmangësh apo nuk arrin të gjendet një shkak specifik, duhet t’i nënshtroheni një terapie ilaçesh.

 

Më të përhapurit në fushën e alergjisë janë kortikosteroidet, ku kortizoni dhe derivatet e tij janë të aftë “të fikin” sistemin imunitar dhe të zbusin acarimin e lëkurës.

 

Efektet anësore të tij i lexoni këtu

 

Antihistaminet: këto ilaçe janë në gjendje të ndalojnë lëshimin e histaminës nga qelizat maste, prandaj më shumë kanë të bëjnë me mbindjeshmërinë e Grupit I, si astma apo reaksionet tipike alergjike që shfaqen në frymëmarrje). Sidoqoftë ato janë në gjendje të zvogëlojnë kruarjen dhe të parandalojnë shfaqjen e reaksioneve më serioze.

 

Të tjerë janë kremërat antipruritike apo zbutës.

 

PARANDALIMI

Parandalimi rezulton me një rëndësi thelbësore, për aq kohë sa individi është në gjendje të njohë agjentët që i shkaktojnë alergji dhe të mudnohet ti shmangë.

 

Disa zakone të përditshme mund të përmirësojnë irritimin e lëkurës dhe të reduktojnë intensitetin e reaksionit. Këtu përfshihen:

 

Një hidratim korrekt gjatë gjithë ditës për të reduktuar rrjepjen e lëkurës dhe lëkurën e thatë.

 

Në rastet e  një reaksioni eritematoz dhe kruajtës kjo e fundit duhet të shmanget pasi lëkura e dëmtuar mund të jetë një burim infeksioni për bakteret dhe kërpudhat./ MeMjekun.com