Pronacioni i bërrylit, shkaqet dhe trajtimi
Share This Article
Ky është një kusht patologjik që ka emra të ndryshëm, njihet dhe si pronacion i dhimbshme e bërrylit, bllokim i bërrylit, apo bërryli i dados etj. Por emri i vërtetë është ai i subluksimit të kokës së kockës rrëzore.
Ndoshta emërtimi më i saktë do të ishte ai i bërrylit të dados. Ky emër është për shkak të paraqitjes klinike të problemit kur përshkruhet për herë të parë, duke parq që bëhej fjalë për një dhimbje të shkaktuar shpesh kur e merr fëmijën për dore në një mënyrë krejt të paqëllimshme.
Në përgjithësi bëhet fjalë për një traumë që të rriturit ua provokojnë fëmijëve që e tërheqin ashpër një nga gjymtyrët e sipërm të fëmijës. Ky i rritur mund të jetë babai, nëna, gjyshërit apo kushdo tjetër, por është bërë i famshëm me referimin dado.
ÇFARË DO TË THOTË PRONACIONI I BËRRYLIT
Në terma mjekësore, pronacioni i bërrylit është një paralizë e lëvizjes. Bërryli i fëmijës nuk është në gjendje të ndjekë lëvizjen pronospinuese, e për më tepër nuk arrin do të të rrotullohet rreth boshtit të vetë. Ky bllokim, sigurisht që provokon dhimbje.
Mosha në të cilën kjo ndodh është nga një deri në 5 vjeç. Shumë rrallë shfaqet tek fëmijët mbi 7 vjeç. Çuditërisht ajo ka tendencë të ndodhë më shumë tek brryli i krahut të majtë se atij të djathtë dhe tek vajzat më shumë se tek djemtë.
SI VERIFIKOHET PRONACIONI I BËRRYLIT
Shkaku i këtij dëmtimi është tërheqja e papritur. Një tërheqje me forcë dhe e shpejtë e një prej dy gjymtyrëve të sipërm provokon një largim të kokës së kockës rrëzore nga pozicioni i saj anatomik, pa patur mundësinë të ripozicionohet, pra provokon bllokim të lëvizjes.
Para së gjithash duhet të kuptojmë se nyja e bërrylit është e përbërë nga tre kocka, kocka e krahut, kocka rrëzore dhe ajo e llanës. Kocka e krahut është ajo mes shpatllës dhe brrylit, ndërsa rrëzorja dhe llana janë kockat e parakrahut, mes bërrylit dhe dorës.
Për sa kohë që koka e rrëzorit qëndron në pozicionin e vet duke u artikuluar me kockën e krahut lart dhe llanën në drejtimin e brinjëve ekziston një lidhje unazore. Kjo lidhje unazore rrethon kokën e kockës rrëzore dhe i jep lëvizje, duke shmangur daljen e nyjës.
Deri në shtatë vjeç kjo lidhje unazore është e dobët dhe e parritur. Tërqhiet lehtë dhe nuk është përshtatur me elasticitetin rezistent që do të fitojë me rritjen dhe zhvillimin. Për këtë arsye pronacioni i bërrylit është më i shpeshtë në moshën pediatrike, sidomos në shtatë vitet e para.
Duke pasur parasysh këtë strukturë anatomike, mund të imagjinojmë më mirë mekanizmin e dëmtimit. Në përgjithësi i rrituri e merr fëmijën për dore tek kyçi i dorës për ta ndihmuar të hipë shkallët, apo të shmangë një rrëzim, duke tërhequr krahun e të voglit. Në këtë mënyrë koka e kockës rrëzore fiton rezistencën e lidhjes unazore, duke u spostuar.
Bërryli mbetet i bllokuar dhe fëmija nuk mund të rrotullojë më parakrahun për të lëvizuar nga pozicioni i pëllëmbës lart te i pëllëmbës poshtë. Kjo ndalohet nga koka e kockës rrëzore që është jashtë pozicionit.
Asnjë trashëgimi gjenetike nuk është gjetur të ketë lidhje me këtë tip dëmtimi. Disa fëmijë kanë një lakueshmëri më të madhe të ligamenteve, dhe sigurisht kanë një rrezik më të madh subluksacioni. Por asnjë fëmijë nuk është imun.
SIMPTOMAT
Simptoma kryesore është ajo e dhimbjes. Fëmijët shumë të vegjël e manifestojnë me të qarë, ndërsa më të rriturit tregojnë zonën ku ndodh dhimbja.
Dhimbja shpallet direkt pasi ndodh tërheqja me forcë. Fëmija e mban bërrylin të zgjatur dhe nuk dëshiron ta lëviz teksa ankohet. Përveç bërrylit të shtrirë, fëmija e mban krahun e sipërm të ngjitur pas trupit.
Dhe pse dhimbja është vetëm në bërryl, duke parë pozicionin e supozuar, mund të ngatërrohet me dhimbje të kyçit ose shpatullës. Edhe tingulli që shkakton subluksimi mund të krijojë konfuzion duke menduar se vjen nga një tjetër nyje dhimbja.
I rrituri që provokon dëmtimin mund të ndjejë një kërcitje jo të zakontë të krahut të gjymtyrës së fëmijës në momentin që e tërheq, po jo gjithmonë ndodh kështu. Ajo që tërheq vëmendjen janë të qarat dhe pozicioni që fëmija mban krahun.
TRAJTIMI
Trajtimi është i thjeshtë nëse bëhet nga një personel mjekësor i specializuar. Nuk kërkon ndërhyrje kirurgjike por një vizitë rutinë që e zgjidh problemin në një kohë të shkurtër. Por kujdes, është e rëndësishme që konsulta të bëhet brenda 12 orësh nga dëmtimi. Profesionisti do të ndjekë manovrat e treguara për të risjellë kokën e kockës rrëzore në pozicionin origjinal. Dhe lëvizja e bërrylit rikpuerohet menjëherë.
Pronocioni i bërrylit mund të përsëritet, por mundësitë ulen pak nga pak me rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Në rast se fëmija bie, trajtimi është i njëjtë: manovra e ndjekur nga profesionistët për të rivënë në pozicion kokën e kockës rrëzore.
Për pasojë, nuk është e nevojshme që prindërit të dëshpërohen nëse fëmija ka simptoma të pronocionit të bërrylit. E rëndësishme është të ruani qetësinë dhe të shkoni tek doktori për të zgjidhur problemin./ MeMjekun.com