Tiroiditi Hashimoto, sëmundja imunologjike e trashëguar
Share This Article
Tiroiditi Hashimoto është një sëmundje autoimune në të cilën sistemi ynë imun i trupit në mënyrë jo të përshtatshme prek indin tiroidien. Besohet se kjo ka bazë gjenetike. Hashimoto është më i shpeshte tek femrat për 5 deri 10 herë më shumë se sa tek meshkujt.
Gjaku i marrë nga këta pacientë tregon për nivel të rritur të antitrupave ndaj enzimës së quajtur peroksidazë (shkurt At anti-TPO). Personat me këtë sëmundje mund të kenë njëkohësisht edhe sëmundje të tjera autoimune si; anemia pernicioze (mungesa e vitaminës B12) ose diabet mellitus tip 1.Tiroiditi Hashimoto mund të identifikohet duke gjetur antitrupat anti-TPO në gjak ose duke bërë ultrazërin e tiroides, i cili jep pamje karakteristike ultrasonografike për këtë sëmundje
Çfarë është tiroiditi Hashimoto?
Tiroiditi Hashimoto, tioriditi autoimun ose ti-roidi limfocitar kronik, është një nga sëmundjet më të shpeshta të tiroides. Tiroidi Hashimoto është një formë e tiroiditit, shkaku i të cilës nuk është ende i njohur plotësisht; ekzistenca e predispozitës gjenetike, por edhe faktorët e mjedisit (substancat toksike, teprica e jodit apo edhe infeksionet).
Tiroiditi autoimun prek rreth 10-12% të popullsisë dhe raporti femra/meshkuj është rreth 9:1, pra vihet re predominancë tek seksi femër. Tiroiditi Hashi-moto shoqërohet me sëmundje të tjera autoimune: Diabeti tip 1 insulino-vartës, insufiçienca e gjendrës mbiveshkore, anemia Biermer, poliartriti reumatoid, dermatomioziti, miastenia, vitiligo, etj.
SIMPTOMAT
Shenja kryesore e kësaj sëmundje është zmadhimi i gjendrës tiroide, e cila ka aspektin e kaucukut dhe zhvillohet gradulalisht gjatë disa muajve. Zmadhimi i gjendrës tiroide mund të shkaktojë dhe zmadhimin e gjendrave latero-cervikale (adenopatine).Të tjera simptoma që mund të shfaqen janë: ankthi, nervoziteti, sensibiliteti i shtuar, diare ose kontestipacion, takikardi, etj.
DIAGNOSTIKIMI
Klinikisht është zmadhimi i gjendrës tiroide (struma) dhe zmadhimi i ganglioneve latero cer-vikale (jo i shpeshtë).
EKZAMINIMET
• Dozimi i antitrupave Ab-TG dhe Ab-TPO (Ab-TPO persiston për disa vite)
• Dozimi i bilancit hormonal TSH, FT4, FT3
• Ekografia e gjendrës tiroide
• Shintigrafia
• Elektroforeza e proteinave – Hipergamaglobulinem
Lexo edhe- Analizat e gjakut për tiroiden, pse janë të nevojshme dhe çfarë tregojnë
MJEKIMI
Për të mjekuar sëmundjet autoimune shpesh për doret kortikoterapia por për tiroiditin Hashimoto, kortikoterapia nuk është efikase. Në format e tiroiditit autoimun me hipotireozë administrohet hormoni tioridian (LT4). For-mat me hipertireozë mjekohen me antitriodi-enë të sintezës (ATS). Në rastet kur vëllimi i tiroides është në rritje, ose shfaqen fenomenet kompresive (të shtypjes), apo në rastet e diag-nozave të dyshimta (limfomul apo karcinomi i tiroides )praktikohet tiroidektomia