Si të ktheni zërin që “ka ikur”
Share This Article
Ndryshimet e zërit janë të lidhura me çrregullime në kutinë e zërit (laring). Gjatë frymëmarrjes kordat vokale largohen nga njëra-tjetra, ndërsa gjatë të folurës kordat vokale afrohen me njëra-tjetrën dhe kur ajri del nga mushkëritë ato vibrojnë duke prodhuar tingull. Edema, masat në kordat vokale ose paralizat e kordave vokale ndryshojnë vibracionin e tyre duke ndryshuar kështu edhe cilësinë, volumin dhe frekuencën e zërit.
Shkaqet e ngjirjes së zërit
Laringiti akut: Shkaku kryesor i ngjirjes së zërit është laringiti akut ku edema e kordave vokale ndodh gjatë të ftohurës së zakonshme, infeksioneve të traktit të sipërm respirator ose abuzimit me zërin. Dëmtime serioze të kordave vokale mund të shkaktohen edhe nga abuzimi me zërin gjatë një episodi me laringit akut.
Lezionet beninje të kordave vokale: Noduset vokale (noduset kantatorium ) polipet dhe cistet, variçet e kordave vokale ndodhin kryesisht në ata që e keqpërdorin zërin. Keqpërdorimi i zërit mund të ndodhë kur flitet në ambiente me zhurmë, kur flitet apo këndohet për një kohë të gjatë, kur nuk përdoret amplifikim gjatë të folurës në publik, kur nuk përdoret zëri i përshtatshëm (shumë i lartë ose shumë i ulët) gjatë të folurës apo të kënduarit.
Hemorragjia e kordave vokale: Nëqoftëse zëri ikën menjëherë pas të bërtiturës ose abuzimit me zërin mund të ketë ndodhur hemorragji e kordave vokale. Hemorragjia e kordave vokale ndodh kur enët e gjakut të sipërfaqes së kordave të zërit çahen dhe indet e buta të kordave vokale mbushen me gjak. Konsiderohet si emergjencë vokale dhe duhet të trajtohet me pushim vokal absolut dhe ekzaminim nga otorhinolaringologu.
Refluxi gastroezofageal (GERD) dhe refluxi laringo-faringeal (LPRD). Një shkak tjetër i ngjirjes së zërit është refluksi gastroezofageal ku acidi i stomakut kthehet në ezofag dhe më lart pastaj në laring duke irrituar kordat e zërit. Simptoma të tjera të refluksit gastroezofageal përfshijnë urthin, ndjesinë e nxehtësisë dhe djegies në pjesën qën-drore të gjoksit. Zakonisht zëri është më keq në mëngjes dhe përmiresohet gjatë ditës.Shumë pacientë kanë ndjesinë e pranisë së diçkaje në grykë ose të sekrecioneve dhe kanë dëshirë të vazhdueshme ta pastrojnë atë. Kur lëngjet acide kalojnë sfinkterin e sipërm dhe arrijnë deri në grykë mund të quhet më tepër refluks laringo-faringeal. Strukturat e grykës janë shumë më të ndjeshme ndaj acidit të stomakut dhe të enzimave digjestive prandaj sasi të vogla të refluksit në këtë zonë japin më shumë dëmtim. Shumë pacientë me refluks laringofaringeal nuk kanë simptomat klasike të refluksit gastroezofageal.
Sëmundjet ose çrregullimet neurologjike: Ngjirja e zërit mund të jetë e pranishme në ata që kanë sëmundje neurologjike si ak-sidente vaskulare të trurit, parkinson, tumore, etj. Ngjirja e zërit mund të jetë simptomë e disfonisë spasmoide e cila është një çrregullim neurologjik i rrallë që mund të prekë jo vetëm zërin por nganjëherë dhe frymëmarrjen. Parali-za e kordave vokale mund të shkaktojë edhe zë të dobët dhe marrje fryme.
Shkaqe të tjera janë tumoret e kokës, qafës dhe kraharorit, problemet e tiroides (kanceri i tiroides, çrregullimet e funksionit të tiroides, alergjia) Dëmtimi i cilësisë së zërit mund edhe të mos ketë shkak ana tomik, neuro logjik apo dëmtim të strukturave që ndikojnë në laring dhe në këtë rast konsiderohet si disfoni funksionale.
Si vlerësohet ngjirja e zërit
Otorinolaringologët marrin një histori të hollësishme të sëmundjes së pacientit me ngjirje zëri. Pacienti i nënshtrohet ekzaminimit të plotë të veshëve, hundës dhe grykës si edhe ekzaminimit të laringut me laringoskopi. Laringoskopia mund të sugjerohet në çdo kohë nga otorinolaringologu gjatë vlerësimit të ngjirjes së zërit por duhet të kryhet medoemos n.q.s ngjirja e zërit vazhdon më shumë se 3 javë. Laringoskopia duhet të kryhet mënjëhere n.q.s dyshohet për shkak serioz sidomos tek duhanpirësit.
Laringoskopia bëhet me:
• Pasqyrë që mbështetet në murin e pasëm të grykës
• Me endoskopi rigid (70° ose 90°)
• Fibronasolaringoskop (që është një tub i hollë fleksibel me dritë që kalon nga hunda për të ekzaminuar laringsin).
Videostroboskopia analizon gjithashtu me imazhe të ngadalë-suara kordat vokale gjatë të folurës. Këto janë procedura që tolerohen mirë nga pacientët .Në disa raste mund të rekomando-hen dhe teste speciale për të vlerësuar zërin të cilat masin si frekuecat dhe intensitetin e zërit ,rrymën e ajrit dhe karakteristika të tjera që ndihmojnë në diagnozë dhe trajtim.
Si trajtohet ngjirja e zërit
Trajtimi i ngjirjes së zërit varet nga shkaku. Shkaqet më të shpeshta të ngjirjes së zërit trajtohen thjeshtë me pushim vokal. Mund të ndi-hmojnë në trajtim të ngjirjes së zërit dhe pirja e lëngjeve dhe e ilaçeve që hollojnë sekrecionet, ulin inflamacionin dhe infeksionin. Mund të rekomandohet nga otorinolaringologu modifikimi i të folurës ose të referohet për terapi zëri. Në rastin e noduseve, polipeve dhe kisteve të kordave vokale rekomandohet mikrokirurgjia dhe terapia e zërit. Mospirja e duhanit dhe evitimi i pirjes pasive të duhanit rekomandohet për të gjithë pacientët . Probleme me zërin shpesh menaxhohen më mirë nga një skuadër profesionistësh që e njohin dhe e kuptojnë si funksionon zëri të cilët janë otorinolaringologu, logopedi dhe mësuesit e kantos, aktrimit dhe të folurës në publik.
KUR DUHET TË KONSULTOHET NJË PACIENT ME NGJIRJE ZËRI ME OTORINOLARINGOLOGUN
• Nëse ngjirja e zërit zgjat më shumë se 3 javë veçanërisht tek duhanpirësit
• Nëse pacienti nuk ka grip apo të ftohur
• Nëse pacienti ka edhe kollitje me gjak
• Nëse pacienti ka vështirësi në gëlltitje
• Nëse pacienti ka edhe ndjesinë e diçkaje në grykë
• Kur vërehet humbje ose ndryshim i rëndësishëm në zë që zgjat më shumë se disa ditë
• Nëse pacienti ka edhe dhimbje kur flet ose kur gëlltitet
• Nëse ngjirja e zërit shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje
• Nëse ngjirja e zërit ndërhyn në cilësinë e jetesës• Nëse pacienti është këngetar dhe e ka të pamundur të performojë
SI TË PARANDALONI DHE TË LEHTËSONI NGJIRJEN E ZËRIT
• Mos pini duhan ose nqs pini ndërprit-eni përdorimin e tij.
• Evitoni alkoolin dhe kafeinën sepse dehidratojnë trupin.
• Evitoni ambientet ku pihet duhan
• Pini shumë lëngje
• Kujdesuni për dietën – evitoni ushqi-met pikante dhe me aciditet .
• Mos e përdorni zërin për një kohë të gjatë ose me volum të lartë .
• Evitoni të folurën dhe të kënduarin kur keni zë të ngjirur/ Spitali Amerikan