Çfarë është meteorizmi i zorrëve dhe flatulencat
Share This Article
Meteorizmi është një eksperiencë e zakonshme për këdo për të eleminuar gazrat e tepërta permes gromësimës dhe përmes rektumit nga një shfryrje vulgare që quhet dhe flatulencë.
A e dini se pjesa më e madhe e njerëzve prodhojnë nga 0.5 në 2 litra gazra, duke i eleminuar mesatarisht 14 herë në ditë përmes anusit.
Gazi përbëhet nga avuj me erë të dioksidit të karbonit, oskigjenit, azotit, hidrogjenit dhe ndonjëherë dhe metanit. Era e pakëndshme gjatë flatulencës vjen sepse gazi që kalon në rektum, vjen nga bakteret në zorrën e trashë që lëshojnë sasi të vogël gazi që përmbajnë squfur.
Të kuptosh shhkaqet, mënyrat e reduktimit të simptomave dhe trajtimin më të përshtatshme do t’i ndihmojnë njerëzit të jenë më të lehtësuar, por duhet të keni parasysh që bëhet fjalë për një proces tërësisht fiziologji.
SIMPTOMAT
Simptomat më të zakonshme të pranisë së gazrave janë fryrja e zorrëve, dhimbje të barkut, flatulencat, gromësimat.
Jo të gjitha këto simptoma shfaqen gjithmonë: tipi i entitetit, ndoshta varet nga faktorë si sasia e gazrave që prodhon trupi, sa yndyrna përthithen nga organizmi, ndejshmëria individuale për të bajtur gazrat në zorrën e trashë.
Gromësima
Gormësima rastësore gjatë apo pas një vakti është normal, ashtu siç ndodh kur stomaku është plot; gëlltitja e tepër te ajrit mund të çoj në gromësimë më të shpeshtë.
Një person që vuan nga gromësima kronike mund të vuajë nga çrregullime gastrointestinale si përshembull ulçera peptike, sëmundje e refluksit gastroezofageal. Sindroa e fryrjes nga gazrat mund të ndodhë dhe pas një ndërhyrjeje kirurgjikale si GERD (sëmundja e refluksit të gastroezofagut)
Flatulencat
Shumë njerëz besojnë se shumë gazra provokojnë fryrje të zorrëve, por mjekët besojnë se fryrja e tyre zakonisht vjen nga një çrregullim i zorrëve, siç është sindroma e zorrës së irrituar: shkaku nuk dihet por ajo mund të shkaktojë lëvizje anormale të zorrëve si diarrea apo kapsllëku, kontraktim i muskujve të zorrëve dhe dhimbje të tyre.
Këto shqetësime të japin ndjesinë e fryrjes së zorrëve për shkak të rritjes së ndjeshmërisë ndaj gazrave. Çfarëdo sëmundje që provokon inflamacion apo pengim të zorrëve, si sëmundja e Crohn apo kanceri në zorrë, mund të shkaktojë fryrje të zorrëve.
Cilat ushqime shkaktojnë prodhim të gazrave?
Pjesa më e madhe e ushqimeve përmban karbohidrate që mund të provokojnë formimin e gazit, ndërsa yndyrnat dhe proteinat janë në sasi të papërfillshme.
Sheqernat që prodhojnë gaz janë mbi të gjitha rafinoza, laktoza, fruktoza dhe sorbitoli. Fasulet përmbajnë sasi të madhe të rafinozës, ndërsa sasi të vogla janë tek lakra, lakra e Brukselit, brokoli, asparagët dhe perime të tjera dhe drithërat integrale.
Laktoza është sheqeri natyral i qumështit dhe që gjendet dhe në produktet e tij si djathi apo akullorja, dhe produktet ushqimore të transformuara si buka, drithërat, sallatat dhe sallamet. Fruktoza është e pranishme në mënyrë natyrale tek qepa, karçofi, dardhat dhe gruri, dhe përdoret dhe si ëmbëlsues në pije të ndryshme me fruta.
Sorbitoli është një sheqer që në mënyrë natyrale gjendet tek frutat, mjalti, peshku dhe kumbullat e thata. Përdoret dhe si ëmbëlsues artificial në shumë ushqime dietike pa sheqer, karamele dhe çamçakëza.
Shumë ushqime përmbajnë fibra të tretshme dhe të patretshme:
Fibrat e tretshme treten lehtësisht në ujë dhe kanë një qëndrueshmëri xhelatinoze në zorrë, dhe gjenden tek krundet e tërshërës, fasule, bizele dhe pjesën më të madhe të frutave. Fibra e tretshme nuk preket derisa arrin në zorrën e trashë ku tretja shkakton gazra.
Fibrat e patretshme nga ana tjetër, kalojnë të pandryshuara nëpër zorrë dhe nuk prodhojnë gazra. Të tilla janë krundet e grurit dhe disa perime që kanë këtë lloj fibre.
MENYRA TE TJERA PARANDALUESE
Mundohuni të hani vakte të vogla, por të shpeshta gjatë ditës
Mbani një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të ekuilibruar
Mos pini duhan
Shmangni fjetjen menjëherë pasi të keni ngrënë
Përtypni ngadalë, gjatë dhe me gojë të mbyllur
Mos flisni gjatë përtypjes
Praktikoni aktivitet të rregullt fizik
ANALIZAT DIAGNOSTIKUESE
Duke qenë se simptomat mund të jenë të zakonshme me sëmundjet e rënda, mjekët e nisin me shikimin e regjimit ushqimor për të parë simptomat që përjashtojnë rastet e rënda. Specialisti mund t’i kërkojë pacientit të mbajë një ditar të ushqimeve dhe pijeve që konsumon për një periudhë të caktuar kohe.
Nëse dyshohet se shkaku mund të jetë intoleranca ndaj laktozës, mund të kërkojë Breath test për ta verifikuar me saktësi.
Për të përcaktuar nëse prodhimi i gazrave në zorrë është tepërt apo pacienti është i ndjeshëm ndaj kalimit normal të gazrave, mjeku mund ti kërkojë pacientit të numërojë herët që gromësin gjatë ditës dhe këtë informacion ta përfshijë në një ditar. Një kujdes i regjimit ushqimor dhe sasisë së ushqimit mund të ndihmojë në kalimin e simptomave të provokuara nga disa ushqime dhe përcaktimin e shkallës së problemit./ MeMjekun.com