Sindroma e Ménière, marramendja dhe simptomat e tjera
Share This Article
Sindroma e Ménière është një shqetësim i veshit të brendshëm që ndikon në ekuilibër dhe dëgjim, e karakterizuar nga marramendje të forta, gumëzhitje në vesh, humbje të dëgjimit ose ndjesi e veshit të bllokuar apo të mbushur. Kjo sindromë ka marrë këtë emër në nder të mjekut francez Prosper Ménière, që e përshkroi për herë të parë në vitin 1861
SHKAQET
Ka teori të ndryshme mbi shkaqet e sindromës, por asnjë nuk është përfundimtare. Në fakt dhe vetë termi sindromë tregon në fakt një sërë simptomash së bashku që mund të shkaktohen nga shkaqe të ndryshme. Disa shkencëtarë thonë se sindromi i Ménière shfaqet si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut, të ngjashme me ato nga e ka origjinën migrena.
Të tjerë hipotetizojnë se mund të jetë pasojë e infeksioneve virale, alergjive, reaksioneve autoimune. Simptomat e sindromit Ménière janë për shkak të lëngut në labirithn, pra hapësira e ndarjes së veshit të brendshem. Labirinthi përmban organet e ekulibirit, kanalin gjysmërrethorë dhe otolitet, si dhe të dëgjimit (koklean). Ai përfsin dy seksione, labirinthin kockor dhe atë membranor. Kjo e dyta është plot me endolinfe që në organet e ekuilibrit stimulon receptorët teksa trupi është në lëvizje. Receptorët dërgojnë sinjale në tru mbi pozicionin dhe lëvizjen e trupit. Në brendësi të kokleas, dridhjet akustike shkaktojnë një ngjeshje të lëngut, që stimulon transmetimin e sinjaleve nga qelizat shqisore në tru.
Pra, në rastin e sindromës Ménière, akumulimi i endolimfës në labirint, interferon me ekuilibrin dhe e sinjalet akustike mes veshit të brendshëm dhe trurit. Kjo anomali shkakton marramendje dhe simptoma të tjera të sëmundjes. Ky sindromë mund të shfaqet në çdo moshë por është më e shpeshtë mes moshave 40-60 vjeç.
SIMPTOMAT
Simptomat vijnë papritur dhe mund të ndodhin në çdo ditë apo dhe një herë të vetme në vit.
Marramendja që është simptoma më negative e sindromës, zakonisht provokon një marramendje të fortë dhe e detyron pacientin të shtrihet. Sulmet e marramendjes mund të shkaktojnë:
Ajo që ne e quajmë si nauze të rënda, të vjella dhe djersitje të shtuar dhe shpesh nuk kanë shenja lajmëruese. Në rastin e sindromit Ménière personi që preket i duket sikur po rrotullohet bota. Tek disa pacientë më këtë sindromë simptomat që shfaqen janë zhurmë në vesh humbje dëgjimi, ndjesi se veshi është plot.
DIAGNOZA
Për një diagnostikim korrekt të sindormës Ménière, janë të nevojshme disa hapa, mes të cilëve dhe një histori njohëse të historisë mjekësore të pacientit dhe një ekzaminim nga ana e një mjeku ORL.
Për fat të keq nuk ka analiza specifike apo simptoma unike ku të referohesh për diagnozën, që bazohet kryesisht në anamnezën dhe praninë e :
Dy ose tre episodeve të marramendjes që zgjasin të paktën 20 minuta
Gumëzhima në vesh
Humbje e përkohshme e dëgjimit
Ndjesia e bllokimit në vesh
Disa mjekë ndjekin analizën e dëgjimit për të matur sasinë për shkak të sindromit, është në fakt mendimi i shpërndarë se matja e saktë dhe karakteristikat e humbjes së dëgjimit janë faktor me rëndësi për diagnozën e sindromit Ménière.
Duke përdorur analiza të ndryshme të dëgjimit, mjekët mund të karakterizojnë humbjen e dëgjimit si shqisor, pra që është me origjinë nga veshi brendshëm, ose nervor, pra me origjinë nga nervi akustik. Regjistrimi i përgjigjes dëgjimore të trungut encefalik (trurit) që mat aktivitetin elektrik të nervit akustik në këtë trung, është shumë i nevojshëm për të bërë dallimet mes këtyre dy llojeve të humbjes së dëgjimit.
Elektrokleleografia, ose regjistrimi i aktivitetit elektrik të veshit të jashtëm në reagim ndaj tingullit, ndihmon dhe në konfirmimin e diagnozës.
Për të ekzaminuar aparatin vestibolar, përgjegjës për ekuilibrin, mjeku përdor ujë ose ajër të nxehtë dhe të ftohtë. Kjo provokon nistagmën, pra lëvizjen e shpejtë të pavullnetshme të syve, që ndihmon mjekun të analizojë shqetësimet e ekuilibrit.
Gjithashtu mund të kërkohen dhe analiza të tjera si rezonanca magnetike, ose TAC i trurit (tomografia) për të përjashtuar sëmundjet e tjera, për shembull, tumoret.
KURAT DHE TRAJTIMET
Sindromi Ménière për fat të keq nuk ka një kurë specifike, por disa nga mënyrat e treguara më poshtë ndihmon në menaxhimin e simptomave.
Ilaçet– simptoma më e njohur e sindromës Ménière është marramendja. Disa ilaçe me recetë, si disa benzdoiazepine (si diazepam, lorazepam…), betahistina dhe disa antihistamina të brezit të vjetër mund të lehtësojnë marramendjen dhe të reduktojnë kohëzgjatjen e saj. I dobishëm është dhe metoklopramide për të vjellat.
Kufizimi i kripërave dhe diuretikëve– Tek disa persona një regjim ushqimor i varfër në kripë dhe marrja e diuretikëve kontrollojnë simptomat duke zvogëluar sasinë e ujit në organizëm, e për pasojë më pak volum e presion të lëngjeve në vesh.
Ndryshime të tjera në regjimin ushqimor dhe zakone –Disa persona identifikojnë kafeinën, çokollatë dhe disa pije alkoolike se përkeqësojnë simptomat, duke reduktuar sasitë ose duke i hequr nga regjimi ushqimor vihet re shpesh një përmirësim i simptomae.
Terapia psikologjike konjitive- sjellëse- Bëhet fjalë për një forme psikoterapie që ndihmon në përqëndrimin e interpretimit dhe reagimeve ndaj eksperiencave në jetë. Tek disa persona kjo terapi ndihmon në menaxhimin sa më lehtë dhe pa ankth të episodeve të tjera.
Injeksionet– Injeksioni i gentamicinës në veshin e mesëm ndihmon në kontrollimin e marramendjes por rrit ndjeshëm rrezikun e humbjes së dëgjimit. Gentamicina në fakt, mund të dëmtojë qelizat mikroskopike tëcilieve të veshit që shërbejnë për të dëgjuar. Disa mjekë në fakt injektojnë më shumë kortikosteroidët, që shpesh ndihmojnë në reduktimin e marramendjes pa rrezik për dëgjimin.
Kirurgjia– Kirurgjia mund të bëhet kur të gjitha trajtimet e tjera nuk kanë arritur të lehtësojnë marramendjen. Disa ndërhyrje kirurgjike kryhen në gjendrën endolimfatike për ta “shfryrë”. Një tjetër ndërhyrje e mundshme është prerja e nervit vestibolar, dhe pse ndodh shumë rrallë.
Studimi i cilies së veshit të brendshëm, përgjegjëse për dëgjimin dhe ekuilibrin, do të mund të kuptojmë se si veshi mund të konvertojë energjinë mekainke të valëve zanore në impulse nervore, duke kuptuar kësht mekanizmat e sindromës Ménière. Në këtë mënyrë shkencëtarët mund të zhvillojnë strategjie parandaluese dhe terapi më efikase. / MeMjekun.com