Në përpjekje për të bërë fëmijë? Kur duhet t’i drejtohemi mjekut për fertilitetin
Share This Article
Gjatë një marrëdhënie në çift vjen dhe momenti kur dëshirojnë që familja të shtohet, dhe vendosin të sjellin në jetë një fëmijë. Në shumë raste mund të ketë një kohë të gjatë që tentohet por pa rezultat. Mjeku embriolog i Spitalit Amerikan Besfort Ferhati në një intervistë për MeMjekun.com tregon se kur duhet të drejtohemi te specialisti për fertilitetin dhe cilat janë metodat për të mbetur shtatzënë.
Një çift kur duhet t’i drejtohet specialistit për çështjet e fertilitetit?
Një çift infertil duhet të paraqitet tek mjeku specialist nëse ka 1 vit marrëdhënie seksuale të pambrojtura ku mosha e pacientes femër është më pak se 35 vjeç. Nëse mosha e partneres femër është mbi 35 atëherë afati kohor reduktohet në 6 muaj marrëdhënie seksuale të pa mbrojtura dhe nuk arrihet shtatzania.
Cili është kontrolli i parë për fertilitetin e dy partnerëve?
Analiza e parë dhe më thjeshtë dhe shumë orientuese për të përcaktuar arsyen e infertilitetit është spermiograma. Nëse nga parametrat e spermiogramës evidentohet në bazë të vlerave të pacientit duke u referuar tek intervali normal i përcaktuar nga OBSH . Nëse këto vlera janë normale atëherë pacientja femër i nënshtrohet një vizite gjinekologjike më të detajuar me mjekun specialist.
Pas përcaktimit të fertilitetit cila është terapia që rekomandon mjeku?
Për të arritur shtatzaninë me anë të ndihmës mjekësore janë 3 terapi që mund të realizohen në bazë të diagnozës që percakton specialisti
a. Programimi Kontaktit
b. Inseminimi Intra Uterine
c. In Vitro fertilizimi
Si kryhet dhe si funksionon fertilizimi in vitro?
Stimulohen vezoret e pacientes dhe monitorohen nga mjeku specialist. Në bazë të monitorimit përcaktohet dhe dita në të cilën do aspirohen vezët. Pas marrjes së vezëve nga pacientja femër ato vijnë në Laborator ku fillimisht kryhet identifikimi i maturimit të tyre. Në të njëjtën ditë partneri mashkull depoziton në laborator materialin e tij spermatik ku me anë të teknikave laboratorike bëhet e mundur identifikimi i spermatozoideve që do të injektohet brenda vezës. Pasi ky bashkim kryhet, atëherë vezët e pllenuar inkubohen.
Kur vendosen embrionet në mitër? Çfarë përqindje suksesi ka?
Kryesisht transferimi i embrioneve kryhet në ditën e 3 ose të 5 të ndarjes qelizore. Probabiliteti që procedura të rezultojë e suksesshme është 35-40%.
Pyetje nga lexuesit:
Kam tentuar dy herë të ngelem shtatzënë me IVF, por mbjellja nuk ka pasur sukses? Sa shanse kam për herë të tretë?
Probabiliteti akumulativ ne procesin e fertilizimit in vitro eshte 90% ne baze te numrit te transfertave te kryera. Gjithësesi në varësi të diagnozës së infertilitetit dhe moshës së pacientes probabiliteti variojnë.
Kam dy vite që tentoj të bëj fëmijë, por pa sukses dhe pse nga kontrollet dalin të gjitha analizat shumë në rregull. A duhet të kontaktoj specialistin?
Patjetër qe duhet te kontkatosh specialistin pasi shpesh here problematikat e mos arritjes se shtatzanise jane nga me te ndryshme. Ne percaktimin e problemit tuaj atehere mund te arrihet shtatzania/ MeMjekun.com