Aborti spontan, shkaqet dhe trajtimi
Share This Article
Aborti eshte humbja spontane (jo e provokuar) e shtatezanise para javes se 20 te saj Rreth 10-20% e shtatezanive te identifikuara perfundojne ne abort spontan, por numri i humbjeve spontane eshte me i madh, pasi pjesa me e madhe e shtatezanive perfundojne perpara se vete gruaja ta dije qe eshte shtatezane.
Shumica e deshtimeve ndodhin pasi fetusi nuk eshte i zhvilluar normalisht, dhe shpesh here eshte veshire te percaketohet apo te gjendet shkaktari i vertet.
SIMPTOMAT
Shumica e aborteve spontan ndodhin para javes se 12 , dhe paraqitin shenjat e meposhtme :
– Sekrecione vaginale ne ngjyre te erret deri ne ngjyre te kuqe (hemoragji)
– Dhimbje dhe krampe te fundit te barkut apo te fundshpines
– Rrjedhje likidi apo pjesezash indore nepemjet vagines (te cilat duhen derguar ne spital per t’ju bere ekzaminime shtese).
Por, shpesh pjesa me e madhe e grave qe kane hemoragji vaginale gjate tremujorit te pare arrijne ta perfundojne shtatezanine.
SHKAQET
Anomali kromozomike, gjenetike. Shumica e deshtimeve ndodhin pasi qe fetusi nuk eshte zhvilluar normalisht , si rezultat i gabimeve kromozomike rastesore , dhe jo si pasoje e problemeve te trasheguara nga prindrit . Te tilla raste mund te jene:
– Vezeza qorre “Blighted ovum” kur embrioni nuk arrin te formohet.
– Ndalim i zhvillimit te embrionit brenda mitres: ne kete rast embrioni eshte i pranishem por ndalohet zhvillimi i tij, ose pushojne rrahjet e zemres.
– Shtatezania molare. Tumor jo kanceroz qe zhvillohet ne miter. Ndodh atehere kur nje set kromozomesh extra me origjine atesore fertilizojne nje qelize veze ne kohen e konceptimit.
Gjendje shendetesore amtare:
– Diabet amtar i pakontrolluar
– Infeksione amtare
– Probleme homonale
– Semundje te mitres apo qafes se mitres
– Semundje te gjendres tiroide
Cfare nuk e shkakton deshtimin?
– Aktiviteti i perditshem
– Ushtrimet
– Marrdheniet seksuale
– Puna, me kusht qe te mos kete ekspozim ndaj lendeve kimike apo radioaktive
FAKTORET E RREZIKUT
– Mosha: grate mbi 35 vjec kane rretth 20% risk, dhe ne moshen 40 rritet deri ne 40%, ne 45 vjec arrin 80%. Mosha atesore gjithashtu luan rol te rendesishem ne shancet e mbarvajtjes se shtatezanise.
– Deshtimet e meparshme: grate te cilat kane patur 2 apo me shume deshtime te njepasnjeshme kane riks me te larte per te bere deshtim spontan ne shtatezanite e mepasshme.
– Semundjet kronike: sikur diabeti i pakontrolluar, semundje kronike te veshkave apo melcise.
– Probleme te mitres dhe qafes se mitres: sikur jane anomali te lindura te mitres, fibromioma, sineki, qafa e mitres e keqformuar apo e demtuar nga abortet e meparshme.
– Duhani, alkoli, drogat: perdorimi ne sasi te madhe dhe te vazhdueshme, ul cilesine e qelizave mbartese te materialit gjenetik si dhe demton ambientin ku do behet konceptimi dhe me pas zhvillimi i embrionit.
– Pesha: grate shume te dobeta (nen peshe) si dhe shume te shendosha (mbipeshe) jane te prirura per te bere aborte spontan.
– Testet prenatale invasive: sikur marrja e vileve koriale apo amniocenteza.
KOMPLICACIONET
Ne disa raste mund te zhvillohet infeksion uterin : abort septic dhe gruaja do te kete shenjat e meposhtme:
– Ethe
– Gjendje e pergjithshme e keqe
– Dhimbje e fundit te barkut
– Rrjedhje vaginale me ere te rende
DIAGNOZA
– Ekzaminimi pelvic: vleresohen ndryshimet e qafes se mitres, shkurtimi, zbutja, hapja e saj, permasat e mitres, rritja e perpjestimore e saj.
– Ekografia: gjate se ciles shihet dhomeza gestacioanle, shihet embrioni, dhe prania e rrafjeve te zemres per te percaktuar nese zhvillimi eshte normal.
– Analiza e gjakut: nese ndodh aborti sponatan atehere, behet dozimi sasior ne gjak i hormonit te barres, beta Hcg, per te ndjekur eleminimin e plote te indeve placentar.
– Testet indore: nese ka dalje te materialeve indore, atehere ato cohen ne laborator per te pare natyren e tyre.
Aborti spontan mund te jete i disa formave :
– Rrezik deshtimi: nese gruaja ka hemoragji, por qafa e mitres nuk eshte hapur shtatezania mund te vazhdoje pa u komplikuar, me mjekim apo me rregullim te menyres se jeteses.
– Abort i pashmangshem ne rast se ka hemoragji, mitra ka kontraksione te vazhdueshme dhe qafa e mitres eshte e hapur.
– Abort jo i plote: nese indet fetale apo placentare kane dale pjeserisht, dhe pjesa tjeter ka mbetur akoma ne brendesi te hapesires se mitres.
– Missed abort: kur indet embrionike dhe placentare jane ne miter, por embrioni nuk ka rrahje te zemres, ose nuk eshte formuar kurre.
– Abort i plote (komplet ): nese te gjitha pjeset indore embrionale dhe placentare kane dale jashte hapesires se mitres, kjo me e shpeshte para javes se 12 te shtatezanise.
– Abort septik: kur brenda mitres krijohet infeksion, dhe gjendja e gruas rrezikohet nga komplikacione. Ne te tille rast nevojitet kujdesi mjeksor ne menyre te menjhereshme.
TRAJTIMI
Rrezik deshtimi: pervec medikamenteve keshillohet regjim deri sa te pushoj hemoragjia, ose dhimbja te behet e lehte fare. Ne te njejten kohe mund te shmangen aktiviteti fizik si dhe marredheniet seksuale. Megjithese nuk eshte akoma e provuar qe keto masa ulin rrezikun e ketij deshtimi, ato japin nje lehtesim te pergjithshem. E rekomandueshme eshte te shmangen udhetimet, sidomos ne zonat pa mbulim mjekesor .
Deshtimi: nepermjet ekzamnimit ekografik shihet gjendja e embrionit, nese eshte i formuar apo jo, dhe nese ka rrahje te zemres se tij. Ne cdo rast, duke qene se aborti eshte i pashmangshem mund te ndiqen disa rruge manaxhimi.
Trajtimi prites: nese nuk ka shenja infeksoini, mund te lihet qe aborti te ndodh ne menyre natyrale, zakonisht brenda disa javesh (per fat te keq 3-4 jave). Kjo mund te jete nje kohe e veshtire nga ana emocionale, dhe nese nuk ndodh nxjerrja e krejt indeve jashte, do te nevojitet trajtimi mjekesor apo kirurgjkal.
Trajtimi medikal: nese pacienti e deshiron, mund te pershpjetohet procesi i nxjerrjes jashte te produkteve te shtatzanise nepemjet marrjes se medikamenteve, nga goja, ose te marra vaginal (per te rritur efektshmerine dhe per te ulur efektet anesore) sikur te perzjerat dhe te vjellat. Ne rreth 70 deri 90 % te rasteve, kjo e ben efektin brenda 24 oreve te para.
Trajtimi kirurgjikal: (D&C) Gjate kesaj procedure behet zgjerimi i kanalit te qafes se mitres nepermjet dilatatoreve, dhe me pas hiqen mbeturinat qe gjinden ne hapesiren e mitres duke i thithur me nje kanjule te pershatshme per zhvillimiin e shtatezanise.
Komplikacionet jane te rralla dhe perfshijne:
– Demtim te ind lidhor te qafes se mitres dhe te mureve te mitres
– Formimin e adherencave te brendshme (sindrom asherman)
– Ndikojne ne fertilitetin e mepasshem dhe rritet mundesia per komplikacione te ndryshme ne shtatezanite e mepasshme.
Trajtimi kirurgjikal eshte i domosdoshme ne rast te hemoragjise se madhe dhe te infeksionit.
Gruaja mund te largohet per ne shtepi brenda dites , dhe te rinisi aktivitetin normal 1-2 dite me pas.
Marredheniet seksuale mund te rinisen pas nje periurdhe te pakten 2 javore.
Ne varesi te gjendjes se gruas mjeku mund te keshilloje marrjen e antibiotikeve apo te qetesuesve te ndryshem.
Shtatezanite e mepasshme, ne pergjithesi eshte e mundur qe gruaja te mbetet shtatezane qe ne ciklin pasues, por eshte e keshillueshme qe gruaja te rinisi nje shtatezani te re kur te jete fizikisht dhe emocionalisht gati.
Ne me pas se 5% e grave mundet qe te ndodhin aborte njeri pas tjtetrit, dhe me pas se 1% e tyre mund te bejne edhe nje te trete.
Nese ndodhin mbi nje abort, atehere gruaja do ti nenshtrohet ekzaminimeve shtese per te gjetur faktoret shkaktues apo favorizues.
Një artikull nga Dr. Kozeta Mustafaraj, gjinekologe
Klinika Gjinekologjike “Dr. Kozeta”
Nr. tel: 068 231 3410