Oftalmopatia e shkaktuar nga tiroidja. Shkaqet, simptomat dhe trajtimi
Share This Article
Njihet si oftalmpoatia e Graves, dhe ëhet fjalë për një gjendje klinke që përfshin sytë, tipike e një forme të hipertiroidizmit e njohur edhe si sëmundja “Basedow-Graves”.
Karakteristikat e kësaj sëmundjeje autoimune tiroide janë:
Eksofhtalmat e syve (zgjatja e nyjeve të syve, që mund të ndodhë tek të dy ose njëri, në mënyrë simetrike ose jo, në rastin e eksofhtalmave, sytë duekt sikur zgjaten jashtë në mënyrë anormale)
Dhimbje e syve (është intensive, e speshtë dhe mund të përkeqësohet me lëvizjen e syve)
Edemë e qepallave (karakteristikë fryrja e qepallave)
Oftalmoplegjia (muskujt e syve nuk lëvizin në mënyrë të koordinuar)
Djegie dhe skuqje e syve, sidomos kur zgjoheni
Tharje e syrit
Ndjesi e një trupi të jashtëm në sy
Shikim i mjekullt
Fotofobia (rritje e ndjeshmërisë ndaj dritës)
Kemozë (ënjtje e konjunktivës)
Diplopia (vizioni i dyfishtë)
Lot të bollshëm
Përfshihet nervi optik
Ulcera korneale (lezione të membranës së jashtme dhe transparente të syrit)
Ajo është një pasojë e sëmundjes së Greves, ku për të zgjidhur problemin e kësaj oftalmopatie duhet të bëhet trajtim i patologjisë së tiroides bazë. Fatmirësisht në momentin që nis funksionimi normal i tiroides, mund të vijohet me terapinë kuruese të oftalmopatisë, që sipas rasteve mund të jetë me ilaçe ose kirurgji.
DIAGNOZA
Për diagnozën është e nevojshme:
Vizita te specialisti:
Vizita endokrinologjike: endokrinologu është specialisti që vlerëson shqetësimet e tiroideve dhe i pari që vëren nëse bëhet fjalë për praninë e oftalmopatisë së Graves.
Vizita okulistike: okulisti ndjek kontrollonin e shikimit dhe muskujve të syrit, falë jë ekografie endorbitale, dhe mund të marrë informacione mbi gjendjen e nervit optik dhe praninë e patologjive të njëkohshme të syrit.
Këto vizita më pas për të përcaktuar saktë diagnozën vijojnë me anaaliza si
TAC (Tomografia): jep mundësinë e zbulimit të muksujve dhe çdo ndryshim patologjik të strukturës së zgavrës orbitale
Rezonanca Magnetike, RM: sutdion më mirë nervin optik dhe aspektin e tij në nivelin e kulmit orbital, si dhe gjendjen e indit dhjamor.
PVE (Potencialet Vizive Evokative): analiza të bëra nga një neurofiziolog, shpesh si para dhe pas trajtimit, për të vlerësuar më tej nervat optikë.
TRAJTIMI
Trajtimi varet nga progresi i sëmundjes dhe sa e rëndë është, por në çdo rast parashikon trajtimin e mosfunksionimit të tiroides bazë (përmes ilaçeve,radioterapisë apo kirurgjisë)
Në format më të lehta të oftalmopatisë së Graves përdorimi i pikave në sy apo lotëve artificialë mund të reduktojë ndjesinë e syrit të thatë.
Në format më të rënda të oftalmopatisë këshillohet përdorimi i kortikosteroidëve, ilaçeve me veprim antiinflamator, që përdoren për të stabilizuar, e në disa raste, reduktuar eksofhtalmin.
Ndërhyrja kirurgjike bëhet në rastet e përzgjedhura, dhe përfshin kryerjen e një dekompresimi orbital që zbatohet në :
Teknikat e dekompresimit kockor: ndërhyrja bëhet me anestezi të përgjithshme që parashikon zmadhimin e mureve orbitale për të rritur përmasat e orbitës kockore.
Teknika e dekompresimit përmes lipektomisë: dhe në këtë rast ndërhyrja bëhet me anestezi të përgjithshme dhe parashikon heqjen e dhjamit të pranishëm në brendësi të orbitës, në mënyrë që të krijohet më shumë hapësirë dhe të zvogëlojë presionin intra-orbital.
Kombinimi i të dy teknikave bëhet në rastet e eksofhtalminës veçanrëisht të rëndë./ MeMjekun.com