Diuretikët, çfarë janë dhe për çfarë shërbejnë
Share This Article
Diuretikët janë substanca që ndihmojnë në largimin e ujit dhe elektroliteve nga organizmi përmes urinës. Shumë njerëz i quajnë në të përditshme e tyre “barna e ujit” pasi stimulojnë veshkat të prodhojnë më shumë natrium dhe ujë në urinë.
Pra, diuretikët arrijnë të ulin sasinë e lëngjeve që qarkullojnë përmes venave tona të gjakut. Për pasojë, ulin tensionin që gjaku ushtron në muret e vazave të gjakut.
SI VEPROJNË DIURETIKËT?
Si rregull, jë diuretik vepron duke nxitur veshkat të eliminojnë një pjesë të mirë të elektroliteve dhe ujit përmes urinës. Kur rritet fluksi urinar, reduktohet vëllimi total i gjakut që qarkullon në vena.
Shumë e rëndësishme është të dimë se ka lloje të ndryshme diuretikësh dhe që klasifikohen në bazë të mekanizmit të tyre të veprimit. Kjo lejon fuunksionimin më efikas kur jepen për një trajtim specifik mjekësor. Një diuretik mund të shërbejë kryesisht për:
Tiazidi: ndalon ripërthithjen e natriumit dhe klorit nga veshkat, duke reduktuar sasinë e këtyre substancave në lëngun e gjakut. Diuretikët janë substanca që bëjnë hollimin e gjakut dhe për këtë arsye përdoren kryesisht në trajtimin e tensionit të lartë.
Ruan kaliumin: funksionon si më sipër. Shmang humbjen e kaliumit përmes urinës. Kjo është e rëndësishme në rastet e sëmundjeve të caktuara me çekuilibër të kaliumit.
Ilaç diuretik: Mekanizmi i tij është i ngjashëm me tiazidin dhe merren bashkë. Ato merren në trajtime akute për efektivitetin e lartë në stimulimin e urinës.
PER ÇFARË QËLLIMI MERREN DIURETIKËT?
Një diuretik mund të jepet për qëllime të ndryshme. Së pari, për të kuruar apo përmirësuar sëmundje të caktuara. Për shembull, merret në rastet e pamjaftueshmërisë kardiake.
Pamjaftueshmëria kardiake është një situatë ku zemra nuk arrin të pompojë si duhet gjakun e oskigjenuar, që të arrijë të gjitha pjesët e trupit. Në vijim të kësaj, gjaku mblidhet në disa zona dhe kalon në indin ndërqelizor, si ai brenda mushkërive apo në këmbë. Marrja e diuretikëve arrin të ulë sasinë e lëngjeve duke i dhënë mundësi zemrës të pompojë më mirë.
Nga ana tjetër, diuretikët përdoren për shumë patologji të veshkave, sëmundje të mëlçisë apo për të trajtuar edemat. Gjithashtu siç e përmendëm më herët është thelbësor në trajtimin e tensionit të lartë.
Gjithashtu duhet të kujtojmë se nuk janë pak personat që mendojnë se diuretikët shërbejnë për të rënë në peshë, por nuk është kështu. Diuretikët ndihmojnë në reduktimin e lëngjeve që mblidhen në trup por nuk djegin yndyrna.
Duke marrë diuretikë do të ndjeheni më pak të fryrë e më të dobët, por kjo ndjesi është për shkak të humbjes së lëngjeve dhe jo sasisë së tepërt të yndyrës. Një marje e gabuar e tyre shkakton dehidratim. Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj!/ MeMjekun.com