Candida albicans, myku ngjitës. Cilat janë llojet dhe trajtimi
Share This Article
Candida albicans është një kërpudhë shumuese që është pjesë e florës normale të traktit gastrointestinal, gojës dhe vaginës.
Në disa situata parafiziologjike (shtatzëni) apo patologji, përhapja e saj është përgjegjëse për shfaqjen e sëmundjeve të lëkurës (kandidoza sipërfaqësore e lëkurës), mukozës (kandidoza sipërfaqësore e mukozës), anekset (kandidoza e thonjve) dhe ndonjëherë dhe të organeve të brendshme (kandidozë e thellë apo sistemike)
Prognoza në përgjithësi është mirë, pasi për kandidozën sipërfaqësore ka trajtime antimykotike. Infeksionet e thella përfshijnë kryesisht individë të imunodepresuar që kanë një prognozë më të keqe.
SHKAQET
Candida Albicans sillet tek njeriu dhe si patogjen dhe në ekulibër me organizmin.
Kur është në ekuilibër me organizmin candida albicans jeton normalisht në gojë, zorrë apo vaginë, ku ushqehet me materiale organike të vdekura apo dekompozuara. Në kushte normale, mbrojtja imunitare nuk lejon përhpajen e tepërt të tij. Candida albicans mund të jetë dhe në lëkurë përkohësisht dhe zakonisht është infeksion endogjen.
Në raste të prishjes së këtij ekuilibri mes florës së pranishme fiziolgjike të personit, që mund të ndodhë nga kushte parafiziologjike (shtatzëni), patologjike (mungesë imunitetit, diabeti melit, sëmundje kronnike) apo procedura terapeutike (përdorimi i antibiotikëve, kortikosteroidëve, imunosupresuesve) mund të shkaktojë përhapjen e mykut që bëhet kështu patogjen duke u shfaqur në lëkurë apo mukozë, dhe më rrallë septicemi dhe lezione të organeve të brendshme.
TRANSMETIMI DHE NGJITJA
Duke qenë se Candida albicans jeton normalisht në zorë, gojë dhe vaginë tek individët e shëndetshëm zakonisht nuk është ngjitës.
Por në rastet e përhapjes së tepërtë të mykut me shfaqje klinike të dukshme, si për shembull në rastin e mykut në vaginë që mund të transmetohet seksualisht tek partneri. Për më tepër tek femrat, afërsia mes organit gjenital dhe pjesës së poshtme të zorrës, kontaminimi nga vagina te rektumi është e dukshme.
SIMPTOMAT DHE SHFAQJA KLINIKE
Infeksioni i lëkurës
Myku në lëkurë krijohet veçanërisht kur ekziston një mjedis me lagështirë dhe i ngrohtë, në pjesën e sipërme të lëkurës dhe në zonat ku lëkura paloset si nën gjoks, në bark, sqetulla dhe cepat e buzëve. Ky lloj infeksioni prek kryesisht njerëzit obez ku palosjet e lëkurës janë të tepërta dhe për shkak të indeve të tepërta dhjamore.
Ajo shfaqet me krijimin e shenjave eritematoze (të skuqura) të mbuluara me pustula (lezione të vogla të lëkurës që përmbajnë material të lëngët purulent). Këto pustula kanë tendencë të prishen lehtë duke e lënë lëkurën të shenjuar në zonat eritematoze.
“Dermatiti i panolinos” tek fëmijët është një formë e mykut të lëkurës tek të vegjëlit: lagështira që krijohet është përgjegjëse për irritimin e lëkurës. Dermatiti i panolinos shfaqet me eritemë, pustula të enjtura të lëkurës së mollaqeve, dhe sipërfaqes së brendshme të kofshëve.
Të gjitha format e mykut të lëkurës karakteriziohen nga simptomatologji kruajtjeje ndonjëherë e dhimbshme apo djegëse.
Kandidaza e orofangitit
Bëhet fjalë për përhapjen e mykut në mukozën e gojës pas ndryshimeve të florës lokale nga terapi me antibiotikë, steroide apo imunodepresiv të rëndë.
Ky lloj myku ka tendencën të përsëritet pas trajtimit dhe mund të shoqërohet me infeksion ezofageal ose trakeobronkial.
Ka tre tipe të këtij lloj myku:
Kandidaza pseudomembranoze: me pllakëza të bardha në sipërfaqe mukoze, në gjuhë, qiellzë, sipërfaqe të brendshme të buzëve. Ato hiqen lehtë me garzë duke lënë një sipërfaqe të madhe eritrematoze zbuluar.
Kandidaza eritematoze ose astrofike: pjesa e pasme e gjuhës është e kuqe, e lëmuar dhe ndonjëherë e mbuluar me pika të vogla të bardha.
Lekukoplakia nga myku: mukoza e gojës ka pllaka të bardha që nuk hiqen me garzë por me një terapi specifike kundër kërpudhave.
Këto janë të zakonshme tek foshnjet që ushqehen me gji.
Kandidaza gjenitale
Tek femrat ndodh në javën para menstruacioneve për shkak të ndryshimeve hormonale dhe ndodh me shenja eritematoze, edemë dhe pustula.
Kandidaza në organet e brendshme
Infeksioni nga candida albicans mund të prekë organet e brendshme kur kërpudha e mykut hyn në qarkullim me gjakun (kandidemia) dhe shpërndahet në lëkurë dhe organet e brendshme.
Kjo formë e rëndë e mykut shfaqet kryesisht tek pacientët me SIDA, bartës të katetërve venozë që kolonizohen nga kërpudha.
DIAGNOZA
Diagnoza bazohet në ekzaminimin klinik që konfirmohet nga ekzaminimi mikroskopik mykologjik dhe kultura e materialit të marrë nga një lezion.
Ndërsa për diagnozën e kandidazës ezofageale apo trakeobronkiale nevojitet dhe një analizë endoskopik. Ndërsa për diagnozën e kandidazës në organet e brendshme merret kultura e gjakut (hemokultura) ose ekzaminimi histologjik i një lezione të lëkurës të marrë nga biopsia.
TRAJTIMI
Tek kandidaza e lëkurës dhe mukozës trajtimi bëhet përmes antimykotikëve topikë (kremëra,locione, pluhura) me bazë nistatinën, derivatet azole (mikonazol, ekonazol, ketokonazol) dhe ciklopiroksolaminë. Në format veçanërisht të gjera përdoren antimukotik nga goja me bazë flukonazolin, itrakonazolin, amfotericina.
Për kandidazën vaginale janë të disponueshme ovula gjinekologjike apo krem që përdoren posaçrëisht me aplikues. Në rastet kur kandidaza përsëritet të paktën 4 episode në vit nevojitet një trajtim i gjatë me antimykotik topik dhe antimykotik oral, që duhen marrë me intervale të rregullta për muaj të ndryshëm.
Në rastet e kandidazës orofaringjale përdoren shurupe apo terapi sistemike gjithnjë me bazë antimykotiku.
Ndërsa në kandidazën e organeve të brendshme bëhet terapi endovenoze.
PARANDALIMI
Parandalimi konsistent është të mbani të thatë zonat e lëkurës që janë potencial për mykun, pra zonat e përkulshme, shmangni mbajtjen e duarve shumë në ujë dhe përdorni për dush detergjente me bazë antimykotike.
Në rastin e kandidazës gjenitale post-antibiotiku për ta parndaluar duhet të merni fermentuesit laktik apo probiotikët. Ato pihen me stomakun bosh për gjatë gjithë kohës së terapisë me antibiotikë./MeMjekun.com