Tobradex apo Tobral? Çfarë janë ilaçi për sytë me pika dhe pomadë
Share This Article
Tobral dhe Tobradex janë ilaçe me pika që jepen për trajtimin e patologjive okulare mes të cilave inflamacioni dhe konjuktiviti.
Ajo që i bashkon të dyja është se përmbajnë një antibiotik (tobramicinën) ndërsa dallojnë pasi Tobradex ka dhe një kortizonik (deksametazonin). Është shumë e rëndësishme të mos gaboheni nëse mendoni se formula me kortizon është gjithmonë e preferueshme “sepse është më e fortë”, pasi potencialisht shkakton më shumë komplikacione në prani të patologjive specifike.
Tobral këshillohet si për të rriturit dhe fëmijët për trajtimin e infeksioneve si konjuktiviti bakterial dhe blefariti.
Ndërsa Tobradex përdoret për inflamacionin e syve, kur është i nevojshëm një kortikosteroid dhe kur ka një infeksion sysh apo rrezik kontraktimit tek të rriturit.
Ato janë të disponueshme në formën epikave të syrit dhe vajit, të dyja merren me recetë mjekësore.
PËRDORIMI I ILAÇIT
Për të pasur një shërim të plotë të infeksionit të syrit, duhet ta aplikoni tobramicinën për gjatë gjithë trajtimit të përshkruar edhe nëse simptomat zhduken, por pa kaluar dozën
Flakoni me pika
Lani mirë duart, dhe me gishtin tregues të njërës dorë shtypni me delikatesë lëkurën e qepallës sëposhtme duke e larguar nga syri dhe duke krijuar hapësirë. Hidhni 1-2 pika sipas përshkrimt të mjekut. Lëshojeni qepallën dhe mbylleni me delikatesë syrin. Mos e fërkoni. Mbajini sytë mbyllur për disa minuta që ilaçi të hyjë në kontakt me infeksionin.
Kremi
Njësoj si në rstin e pikave krijoni hapësirën mes syrit dhe qepallës merrni pak pomadë (në parim sa një kokër orizi). Mbajini sytë mbyllur për disa minuta që ilaçi të veprojë./ MeMjekun.com