Kategorite

Me te lexuarat

Riniti alergjik/ Shkaqet, simptomat, rreziqet dhe trajtimi

riniti alergjik

Riniti alergjik është një inflamacion i mukozëes së hundës që ndodh kur sistemi imunitar reagon në mënyrë të tepruar ndaj disa alergenëve si polena, myku dhe parazitëve të pluhurit.

Kjo është alergjia më e zakonshme në botë duke prekur mosha të ndryshme por më e shpeshtë ështe tek ata mes 20-40 vjeç.

Mes shenjave dhe simptomave karateristike është hundë me sekrecione, tështima dhe skuqje, lot dhe sy të fryrë.

Simptomat shfaqen vetëm disa minuta nga ekspozimi ndaj alergjenit dhe ndikon në gjumë, aftësinë e punës dhe aftësinë e përqëndrimit.

SHKAQET

Të prekurit nga riniti alergjik kanë një reaksion të tepër të sistemit imunitar ndaj disa alergjenëve të zakonshëm në mjedis. Kur bien në kontakt me mukozën e hundës ato shkaktojnë një reaksion që çon në prodhimin e një sasie të tepërt IgE (antitrupa) duke nisur kështu reagimin zinxhir që çon në shpërthimin e simptomave të alergjisë.

Ndër alergjenët më të zakonshëm në natyrë janë polenat të prodhuara nga pemë dhe bimë në pranverë. Personi që vuan prej tyre pra shfaq simptomat vetëm në pranverë.

Parazitët e pluhurit (parazitë të vegjël që ushqehen nga lëkura njerëzore). Ata mund të gjenden në dyshekë, tapetë, mobilje, jastëk dhe batanije. Riniti alergjik nuk shkaktohet nga vetë ata por nga një substancaë kimike që gjendet në jashtëqitjet e tyre. Ata janë të pranishëm gjatë gjithë vitit dhe kanë tendencën të shtohen gjatë dimrit.

Sporet e prodhuara nga kërpudhat, si myku
Kafshët. Ka shumë njerëz alergjikë ndaj tyre sidomos nga macet dhe qentë. Ndryshe nga sa mendohet, reaksioni alergjik shkaktohet vetëm nga një pjesë e vogël e lëkurës së tyre, ndërsa alergjeni gjendet tek pjesa e qimeve që bie nga kafshat e cila përhapet në mjedis.

SIMPTOMAT

Simptomat karateristike të rinitit alergjik përfshijnë kryesisht mukozën e hundës dhe mukozën konjuktive. Më të zakonshme janë rhinorrhea (sekrecionet e hundës), kruarje të hundës dhe syve, tështima, ënjtje dhe eritrema konjuktive, sy të enjtur, rrjedhje të veshit të mesëm që mund të shkaktojë mungesë dëgjimi, fotofobia (ndjesia e bezdisjes ndaj dritës), irritim, lodhje, shqetësime të gjumit dhe vështirësi në përqëndrim.

DIAGNOZA

Diagnoza e rinitit alergjik dyshohet në bazë të historisë klinike dhe shenjave e simptomave të pacientit. Si një konfirmim për diagnozën përdoret Prick Test, testi që zbulon se cili antigjen ka shkaktuar alergjinë. Pra pozicionohen disa pika alergjenësh në lëkurë, zakonisht në parakrah. Alergjentë vendosen në një distancë të paktën 2.5 cm nga njëri tjetri. Më pas mjeku përdor një lancet sterile për të pickuar lëkurën, (prick vjen nga anglishtja që do të thotë “pickoj, shpoj”)

Pritet rreth 15-20 minutqa për të vlerësuar reaksionin e lëkurës që i korrespondon çdo alergjeni të vendosur më parë. Nëse personi është alergjik ndaj një substance specifike shfaqet një eritematozë në lëkurë.

Në raste dyshimesh krahas Prick Test bëhen dhe disa analiza gjaku ku më të rëndësishmet janë :

Analiza Prist: vlerësimi i titullit të antitrupave të IgE totale, që rritet tek personat e prekur nga riniti alergjik.

Analiza Rast: analiza radiomunilogjike për të gjetur IgE specifike për alergjent specifik të vërejtur apo të dyshuar.

TRAJTIMI

Qëllimi i trajtimit të rinitit alergjik është parandalimi apo reduktimi i simptomave të shkaktuara nga inflamacioni i mukozës së prekur.

Masa kryesore terapuetike në fakt është të shmanget sa më shumë të jetë e mundur kontakti me alergjenin. Nëse është e nevojshme merren disa ilaçe në gjendje të reduktojnë shenjat e simptomat e rinitit alergjik, por ama pa e kuruar patologjinë.

Ilaçet kryesore që përdoren janë kortikosteroidët intra-nazal, (spraj), shoqëruar me ilaçe nga goja antihistamike apo vetë kortizoni.

Ilaçe të linjës së dytë që mund të përdoren kujtojmë kromoglikatin e natriumit, një stabilizues i membranës qelizore dhe antagonistët e receptorëve të leukotrienitm, si Montelukast.

Pacienti ndërkohë duhet të bëjë lavazh të hundës për të reduktuar kontaktin e mukozës së hundës me alergjenti dhe që lehtëson mukozën e irrituar dhe pikat për të reduktuar ënjtjen apo skuqjen e konjuktivës.

Nëse pacienti nuk përfiton nga kjo terapi me ilaçe dhe simptomatologjia nuk përputhet me një stil normal jetese, mund ti drejtoheni imunoterapisë, që konsiston në marrjen e dozave progresive më të mëdha të alergenëve ndaj të cilëve është i ndjeshëm pacienti. Qëllimi është të ketë një ndjeshmëri progresive në ulje e pacientit ndaj substancës.

Alergjenë të tillë mund të merren përmes injeksioneve intradermale, në formën e pluhurit që duhet thitur me hundë dhe përmes pikave apo përdorimit nga goja.

Disavantazhi kryesor i imunoterapisë është kohëzgjatja e saj. Nevojiten të paktën 3 vite të administrimit të alergjenit çdo 15 ditë për të shmangur relapsin. Kur kryhet si duhet imunoterapia ka treguar se ka mjaft avantazhe për një periudhë të gjatë, dhe në pjesën më të madhe të rasteve e zgjidh përgjithmonë problemin e rinitit alergjik./ MeMjekun.com