Zoonozat/ Fëmijët dhe kafshët, masat paraprake që duhet të merrni
Share This Article
Të kujdesesh për kafshët është një eksperiencë e pashembullt për fëmijët, për ti mësuar atyre përgjegjësi, respekt për natyrën dhe qëniet e tjera të gjalla. Ashtu si fëmijët, edhe të rriturit përfitojnë nga shoqëria, dashuria dhe marrëdhënia që kanë me kafshën e tyre.
Kafshët, qofshin ato shtëpiake apo jo, mund të trasnmetojnë disa infeksione tek njerëzit, që njihen me termin zoonoza. Pra, nëse mendoni të merrni një kafshë, apo e keni një në shtëpi duhet të mësoni si të mrboni familjen tuaj nga infeksionet e transmetueshme.
Në pjesën më të madhe të rasteve sëmundjet nga kafshët nuk mund të transmetohen tek njeriu, sepse mikroorganizmat përgjegjës nuk do të gjenin tek njeriu mjedisin e përshtatshëm për ta për të mbijetuar. Por ka disa rrethana specifike ku bakteret, viruset, parazitët dhe myku arrijnë të prekin dhe njeriun për më tepër në rastet kur sistemi imunitar është i dobët apo në kushte specifike si fëmijët e vegjël dhe të porsalindurit, gratë në shtatzëni, pacientët në terapi me ilaçe imunosupresive.
Infeksioni mund të vijë nga një kafshim ose gërvishtje, kontakte me lëngje trupore si gjaku, urina apo feçja, kontakti me objektet që ka prekur kafsha, një tështimë e kafshës, pickimi nga një inesekt që ka pickuar më parë kafshën dhe kontakti me një plagë të hapur tek njeriu.
Rrallë kafshët janë burim direkt infeksioni, më të zakonshëm janë mikrobet që transmetohen tek njeriu nga uji dhe ushqimi i kontaminuar. Por nuk duhet kurrë të mendoni ti braktisni kafshët tuaja, kafshët shtëpiake pasurojnë familjen, por duhet të merrni masat e duhura për të mbrojtur fëmijët tuaj nga infeksioni.
QENTË DHE MACET
Qentë dhe macet janë kafshët më të zakonshme që mbajmë në shtëpi dhe në disa raste mund të jenë burim infeksioni për disa sëmundje. Duke qenë se në vendin tonë qentë dhe macet janë kafshët më të shpeshta do të shohim më poshtë shkurtimisht infeksikonet më kryesore që shkaktohen prej tyre. Në një tjetër artikull do të trajtojmë sëmundjet infektive që vijnë nga zogjtë.
Infeksioni nga Kampilobakteri
Ky infeksion tek njeriu shkakton diarre, dhimbje barku dhe temperaturë në dy deri në pesë ditë nga ekspozimi. Në diarre mund të ketë dhe gjak (dizenteria) dhe mund të shoqërohet me të vjella. Sëmundja zgjat përgjithësisht deri në dy javë.
Giardiasis
Kjo është një sëmundje diarreale e shkaktuar nga paraziti giardia. Kur një kafshë infektohet nga protozoani arrin në zorë ku përfundon ciklin e tij jetësor dhe shkakton shpërndarjen në mjedis të vezëve përmes feçes. Në mjedis giardia është në gjendje të mbijetojë për javë apo muaj. Kontaminimi vjen në përgjithësi me gëlltitjen pa vetëdije të parazitit që mund të gjendet në tualet, apo objekte të kontaminuara. Simptomat shfaqen 1-3 javë pas inkubimit dhe zgjasin deri në 6 javë. Ato përfshijnë diarre, fryrje, dhimbje barku, feçe të ujshme, të vjella, dehidratim dhe humbje peshe.
Sëmundja e gërvishtjes së maces
Bartoneloza, apo sëmundja e gërvishtjes së maces është një infeksion bakterial i transmetuar nga macet. Ajo ndodh kur një mace e infektuar gërvisht një plagë të hapur te njeriu, apo gërvisht aq fortë sa të shkaktojë një shenjë të lëkurës. Inkubimi varion nga 3 në 14 ditë dhe simptomat e para të një infeksioni të lehtë në vendin e infektuar shfaqet me ënjtje, skuqje dhe ndonjëherë me lezione të mbushura me qelb. Në përgjithësi një dezinfektim i plagës është i mjafueshëm për të shmangur rrezikun.
Tërbimi
Tërbimi është një infeksion i rëndë viral i shkaktuar nga një kafshë e infektuar. Simptomat e para janë ethe, dhimbje koke, dobësi në përgjithësi. Me përparimin e infeksionit shfaqen simptomat më specifike si pagjumësia, ankthi, konfuzione, paraliza, aluçinacione, iritime, mbiprodhim i pështymës, vështirësi në gëlltitje, hidrofobia (frika nga uji). Për fat të keq humbja e jetës ndodh pak ditë pas shfaqjes së simptomave.
Por tashmë është e disponueshme vaksina për kafshët shtëpiake dhe në Shqipëri kjo sëmundje nuk është e pranishme. Ndërkohë që menjëherë pas kafshimit të një kafshe bëhet tetanozi për të shmangur sëmundjen e tërbimit.
Infeksioni i etheve të Mesdheut
Ky infeksion transmetohet nga insektet e infektuara me bakterin Rickettsia rickettsii, i cili gjithashtu mund të infektojë kafshët shtëpiake. Simptomat që shfaqen janë temperatura e lartë, dhimbje koke, dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje muskulare. Pastaj mund të shfaqet skuqje e lëkurës që mund të përhapet në pulse, kavilje, dhembrat e këmbëve, pëllmbët e duarve dhe toraks. Në rastet e komplikuara një trajtim me antibiotik arrin të ndalë temperaturën për 2-3 ditë.
Tinea Versicolor (myku i lëkurës)
Bëhet fjalë për një infeksion të lëkurës të shkaktuar nga tipe të ndryshme kërpudhash që gjenden në tokë, lëkurën e njerëzve dhe kafshëve shtëpiake. Infeksioni mund të prekë lëkurën ose skalpin e kokës. Mund të kontaminohesh duke prekur një kafshë apo një tjetër pacient të infektuar, apo dhe objekte të kontaminuara që kanë qenë në kontakt me infeksionin. Shenjat janë njësoj si tek njeriu dhe tek kafsha. Ky lloj infeksioni trajtohet lehtësisht.
PARANDALIMI
Kur merrni një mik të ri, qoftë në dyqan apo jo, duhet ta çoni të veterineri për vaksinimin dhe ekzaminimin fizik. Mos harroni vaksinat rutinë që do ju tregojë veterineri, pasi kjo mbron kafshën dhe juve nga një sërë sëmundjesh.
NHS britanike këshillon që të shmangni kontaktin me kafshën e invektuar, kontaktin direkt fytyrë më fytyrë me mikun tuaj, shmangi sa të jetë e mundur kontaktin me feçen e kafshës dhe nëse është e nevojshme lani duart me kujdes menjëherë më pas. Vijoni me marrjen e vaksinave dhe ilaçeve të përshkuara nga veterineri.
Përsa i përket higjienës personale është shumë e rëndësishme të lani duart me kujdes me ujë dhe sapun
– para dhe pas përgatitjes së çdo ushqimi, mes të cilave mishi krudo apo peshku
– para se të hani
– pas një kontakti të ngushtë me kafshën, (përkëdhelje dhe përqafim)
– pas kontaktit me feçen e kafshës.
Gjatë përgatitjes së ushqimit është shumë e rëndësishme të gatuani mishin apo peshkun me kujdes, të shmangni konsumin e mishit krudo apo pak të pjeur, konservoni ushqimet si duhen, pastroni rregullisht sipërfaqet e punës në kuzhinë. Në rastet e shtatzënisë duhet një vëmendje më e madhe.
MOS HARRONI! Në rast se kafshoheni nga një kafshë, qoftë qen, mace apo tjetër, rekomandohet të kontaktohet gjithmonë me mjekun./ MeMjekun.com