Temperatura e lartë periodike dhe e përsëritur tek fëmijët, çfarë është PFAPA
Share This Article
Kur flasim për PFAPA (akronimë që vjen nga anglishtja Periodice Fever, Aphthous stomatitis, phyrayngitid and adenitis) i referohemi një sindromi që prek fëmijët që karakteristikë kryesore kanë temperaturën e lartë që shfaqet në mënyrë periodike dhe e parashikueshme në intervalin 3-5 javë.
Për herë të parë ajo u përshkrua në vitin 1987 dhe emri i saj i plotë në shqip është Temperaturë e lartë periodike me stomatit aftoz, faringjit dhe adenopatitë.
PFAPA tipikisht shfaqet në fëmijërinë e hershme, 2 deri në 5 vjec, dhe ka tendencën të shfaqet spontanisht në moshën shkollore.
SHKAQET
Edhe sot ende nuk janë të jnohura shkaqet me bazë gjenetike të sindromës, por hipoteza më e besuar është se sindroma PFAPA është shprehje e një çrregullimi të mekanizmit të kontrollit të inflamacionit. Si alternativë është dhe hipoteza se episodet e temperaturës së lartë mund të varen nga riaktivizimi i një infeksioni viral të adenovirusit. Por duhet të dimë që në asnjë rast nuk është sëmundje ngjitëse.
SIMPTOMAT
Në përgjithësi siç e thamë prek fëmijët nën 5 vjeç. Simptomat kryesore të sindromës së PFAPA janë
Temperatura e lartë, periodike dhe e parashikueshme në kohë, me intervale rreth 3-8 javë (normalja është 3 deri në 5 javë)
Aftet (ulcerat e vogla të gojës)
Faringiti (apo dhimbje fyti, në 7 nga dhjetë raste mesatarisht)
Nyje limfatike të zmadhuara të qafës (në 9 nga 10 raste)
Temperatura, simptoma karakterizuese e sëmundjes shfaqet papritur me vlera të larta (mbi 38 por që përballohet) zgjat zakonisht nga 3 në 6 ditë, dhe është e vetmja shfaqje gjithmonë e pranishme.
Më rrallë shfaqen dhimbje koke, dhimbje barku, nauzea, dhimbje muskulore të shpërndara. Në intervalet mes një episodi dhe atij pasardhës dhe madje dhe shpesh gjatë intervalit fëmijët shfaqen të shëndetshëm. Nuk ka simptoma të infeksioneve respiratore.
Duhet të dini se sëmundja nuk është e rrezikshme dhe largohet me rritjen e fëmijës, pa asnjë pasojë në shëndetin e tij.
DIAGNOZA
Diagnoza bazohet në vëzhgimin e simptomave dhe sidomos të periodicitetit (duhen të paktën 6 muaj për të bërë një diagnozë definitive). Mjeku për të pranuar se ka PFAPA mund të kërkojë tamponë periodikë nga gryka, që duhet të jenë gjithmonë negativë për streptokokun dhe infeksione të tjera bakteriale, dhe të përjashtoje infeksione të tjera si mononukleoza.
Në këtë fazë është thelbësore të dallohen sindromat nga infeksionet respiratore që mund të jenë, tipike për shembull në periudhën kur nis frekuentimi i kopshtit. Ndryshimi është që temperatura në këto raste nuk është asnjëherë periodike dhe shoqërohet gjithmonë me simptomat respiratore si ftohja dhe kolla.
Nga ana laboratorike vëzhgohet norma e rritjes së leukociteve në gjak, një rritje e lehtë e SHSE (Shpejtësisë së Sendimentimit të Eritrociteve) dhe rritje e lehtë e PCR-së. Nuk vëzhgohet neutropenia (ulja e numrit të granulociteve dhe neutrofilëve, tipike për shumë infeksione).
SI KUROHET?
Një trajtim i sindromës nuk është i disponueshëm, nisur dhe nga fakti se largohet me rritjen e fëmijës, por mund të trajtohen siptomat e një episodi (terapia simptomatike)
Temperaturat reagon pak ndaj ilaçeve klasike që përdoren në pediatri si paracetamoli apo ibuprofeni, por marrja e kortizonit, gjithmonë sipas rekomandimit të mjekut, bën që temperatura të bjerë, megjithëse mund të jetë shkak i një paraqitje më të afërt të episodit pasardhës.
Ndjeshmëria e temperaturës së lartë ndaj kortizonit është kaq karakteristike sa shpesh përdoret si kriter diagnostikues, dmth kur ka dhe një konfirmim të mëtejshëm të diagnozës së PFAPA.
Nuk janë të nevojshme, madje nuk lejohen të përdoren në këtë rast antibiotikët. Heqja e bajameve, (Tonsilektomia) mund të merret në konsideratë kur menaxhimi i episodeve rezulton i vështirë për familjen. Kjo është efikase në ndërprerjen apo reduktimin në mënyrë drastike të periodicitetit të sulmeve (në rreth 80% të rasteve) por në përgjithësi nuk këshillohet në mënyrë rutinore. / MeMjekun.com